Lajmet

Dëshmitarët flasin për tragjedinë në Tetovë

Published

on

Qytetarët e Tetovës janë të tronditur shpërthimi dhe djegia që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular në Tetovë.

Dëshmitarët thonë se ka pasur britma të mëdha njerëzish, ndërkaq shtojnë se flakët kanë shpërthyer shumë shpejtë. Qytetarët thonë se në vendin e ngjarjes për rreth 10 minuta kanë qenë prezent edhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar godinën për shumë pak kohë.

Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen për Alsat se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

Një dëshmitar tjetër që kishte ardhur për pushime, e ka quajtur tronditëse shpërthimin që ndodhi aty. Ai pati edhe kritika se si nuk vendoset në objekt sistemi kundër zjarrit.

“Jam shumë i tronditur! Nuk e di deri ku do të shkojë, ky shtet si do të funksionojë kështu. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Unë jam mysafir jam këtu në pushim. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu në këto kushte. Asnjë nga ato nuk kanë aparat kundër zjarrit që kanë mundur fqinjët të marrin dhe t’iu dalin në ndihmë. Këtu s’ka asgjë. Në Norvegji kur vihet një objekt fillimisht vihet sistemi kundër zjarrit, ose montohet brenda ose nga jashtë, por këtu nuk di, ky është një skandal”, u shpreh mërgimtari.

Dëshmitari tjetër tregoi se ishte në oborrin e tij kur kishte shpërthyer zjarri ku edhe kishte dëgjuar britma njerëzish.

“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, çfarë ishte[…]Nuk i dhashë rëndësi, thash fëmijët janë. Kur pas 10 minutave dëgjova se është djegur spitali. Zjarr i madh. Britma të mëdha kanë qenë, tragjedi. Pas 10 minutave a kishte vetura të zjarrfikësve”, thotë një qytetar i Tetovës.

Edhe një tjetër dëshmitarë ka treguar për momentin kur ndodhi shpërthimi i zjarrit

“Me sy kur erdha unë vetëm flakën e pashë, tymin. Prej nga ura poshtë e pash tymin. Dmth shumë tym, shumë lartë, dmth edhe era vinte deri poshtë. 30 metra lartë zjarri. Katastrofë ka qenë, ulërime e madhe pikëllim e madhe”, tha një dëshmitar tjetër.

Mbrëmjen e së mërkurës spitali modular i Tetovës ku po trajtoheshin pacientët për COVID-19, u përfshi nga zjarri ku nga kjo ngjarje tragjike mbetën të vdekur dhjetëra persona dhe të tjerë u lënduan.

Autoritet janë duke punuar në identifikimin e viktimave ndërsa Tetova ka shpallur tri ditë zie për viktimat e këtij rasti tragjik.

Lajmet

Policia e Kosovës apelon për kujdes nga mesazhet mashtruese dhe dokumentet e falsifikuara

Published

on

By

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi janë diktuar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat po qarkullojnë duke keqpërdorur në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimet e institucioneve vendëse.

Autoritetet sqarojnë se dokumentet e tilla nuk përfaqësojnë njoftime zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj u kërkohet qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos dërgojnë informacione përmes adreshash të paverifikuara.

Aktualisht, Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa rikujton se çdo informacion zyrtar duhet të merret vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.

Këshillat e Policisë për qytetarët:

Udhëzime të menjëhershme: Shmangni klikimin në linqe të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Veprimet në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni mesazhin menjëherë, raportojeni te autoritetet dhe kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna financiare.

Rastet e mashtrimeve mund të raportohen në polici përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tubimet e 16 shtatorit, Franca u kërkon shtetasve të shmangin lëvizjet

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.

Në një njoftim për sigurinë, autoritetet franceze u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që t’i shmangin protestat dhe lëvizjet jo të domosdoshme gjatë ditës.

“Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik”, thuhet në njoftim.

Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre tubimeve dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin deri në fund të ditës.

Një ditë më parë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë lëshoi një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara