Magazinë

Rihanna sjell fotografi të vajzës së saj pas lindjes Rocki Irish Mayers

Published

on

Superylli i popit Rihanna ka lindur fëmijën e saj të tretë, një vajzë, me partnerin e saj A$AP Rocky.

Rocki Irish Mayers quhet vajza e Rihanna-s e cila lindi më 13 shtator 2025.

Çifti, të cilët kanë edhe dy djem, Riot dhe RZA, njoftoi shtatzëninë e fundit të Rihannës në Met Gala të këtij viti.

Tifozët janë gëzuar për njoftimin e lindjes në mediat sociale, me postimin që grumbulloi më shumë se 5 milionë pëlqime në dy orë.

Disa javë më parë, Rihanna festoi gjithashtu 20 vjet që nga publikimi i albumit të saj të parë.

Ky lajm u prit nga ndjekësit me urime dhe kërkesa për projektin e saj të ardhshëm sepse ka kaluar pak më pak se një dekadë që nga albumi i saj më i fundit, Anti.

Gjatë kësaj kohe, Rihanna ka nisur biznese të shumta, duke përfshirë linjën e saj të njohur të kozmetikës Fenty Beauty dhe një kompani të brendshmesh.

Pasuria neto e 37-vjeçares është vlerësuar nga Forbes në mbi një miliard dollarë./S.K/BBC/Vogue

Continue Reading

Magazinë

Parashqevi Simaku ndan mesazhin emocionues për djalin e saj, Luke

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur ndjekësit e saj me një postim të ndjerë për djalin e saj, Luke, ku shpreh dashurinë dhe mallin e pafund për të, edhe pse janë larg.

“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne. Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen gjithmonë afër. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” shkroi artistja, duke e shoqëruar mesazhin me simbole dashurie dhe zemrash.

Postimi ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit, që janë prekur nga fjalët e saj e kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes nënës dhe birit.

Dashuria e nënës, siç tregon Simaku, mbetet një forcë e pakufishme, që nuk shuhet nga largësia dhe pengesat e jetës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Julia Roberts rrëfen se një film i vjetër frymëzoi vajzën e saj të ndalonte celularin

Published

on

Ndërsa shumë prindër luftojnë për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët, për Julia Roberts kjo ka qenë shumë më e thjeshtë me vajzën e saj, Hazel.

Aktorja 57-vjeçare tregoi për New York Times se disa vite më parë, duke parë së bashku filmin klasik të vitit 1986, “Stand By Me”, Hazel vendosi ta linte celularin mënjanë.

Hazel i tha: “Thjesht mbaje. Nuk e dua. Nëse ata djem do të kishin celularë, nuk do të flisnin me njëri-tjetrin në atë mënyrë.”

Ky moment i tregoi Roberts fuqinë e kinemasë për të nxitur lidhjen dhe bisedën mes fëmijëve.

Megjithatë, në shtëpinë e tyre ata gjithmonë kishin rregulla të thjeshta për pajisjet dixhitale: stacione karikimi ku fëmijët linin telefonat kur vinin në shtëpi dhe asnjë telefon në tavolinë gjatë vakteve, sipas Roberts. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Britney Spears kundërpërgjigjet ndaj librit të ish-bashkëshortit

Published

on

Ekipi i Britney Spears ka reaguar ndaj komenteve të ish-bashkëshortit të saj, Kevin Federline, i cili në librin e tij të ri me kujtime, You Thought You Knew, shpreh shqetësime për sjellje pas përfundimit të kujdestarisë së saj nga ekipi i udhëhequr nga babai i Spears më 2021.

“Me publikimin e librave të Kevinit, ai dhe të tjerët po përfitojnë përsëri nga kjo situatë, dhe fatkeqësisht kjo po ndodh pasi pagesat e alimentacionit kanë përfunduar. Britney fokusohet vetëm tek mirëqenia e fëmijëve të saj, Sean Preston dhe Jayden James, gjatë gjithë kësaj zhurme mediatike. Ajo ka rrëfyer historinë e saj personale në librin e vet me kujtime”, deklaroi një përfaqësues i Spears për NBC News, sipas raportimit të Today.

Ky reagim pasoi një intervistë të Federline për The New York Times. Në disa pjesë të librit të publikuara nga gazeta, ish-valltari shprehet se shumicën e informacionit për sjelljen e Spears e ka marrë nga dy djemtë e tyre, të cilët gjatë adoleshencës i kishin thënë se nuk donin të ktheheshin në shtëpin për disa arsye, duke përfshirë një rast kur ajo kishte shfaqur një thikë në dorë gjatë natës.

Federline, i cili ishte valltari i saj në skenë, thotë se nuk ka pasur komunikim me Spearsin prej vitesh.

Nga pikëpamja ime, situata me Britney po shkon drejt diçkaje të pakthyeshme. Nuk mund të bëjmë sikur gjithçka është në rregull. Ora po troket dhe po afrohemi në minutat e fundit. Diçka e keqe mund të ndodhë nëse gjërat nuk ndryshojnë, dhe frika ime më e madhe është se djemtë tanë do të mbeten me pasojat”, shkruan ai në libër.

Federline mohoi se libri është përfitim financiar. “Si baba, jam i tmerruar se një ditë mund të zgjohem dhe djemtë e mi do të duhet të përballen me diçka të paimagjinueshme”, tha ai.

Spears dhe Federline u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan tre vjet më vonë. Dokumentet gjyqësore tregojnë se këngëtarja ka paguar midis 20,000 dhe 40,000 dollarë në muaj për mbështetjen financiare të dy djemve, Sean Preston (20 vjeç) dhe Jayden James (19 vjeç).

Në vitin 2021, Spears u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare e vendosur nga babai i saj, pas një beteje ligjore. Ajo ka shkruar për eksperiencën në librin me kujtime, The Woman In Me (2023): “Gjatë kujdestarisë u ndjeva si një robot… jo thjesht robot, por një lloj fëmije-robot. Ishin aq shumë vite sa u trajtova si fëmijë dhe po humbja pjesë të vetes. Kujdestaria ma rrëmbeu femrën dhe më bëri një qenie, jo një person”.

Kujtimet e Spears po përpunohen në një film biografik nga Universal Pictures, me regjisor Jon M. Chu dhe producent Marc Platt.

Në vitin 2024, Spears e përmendi projektin në një postim në rrjetin social X: “Jam e emocionuar që po punoj për një projekt sekret me #MarcPlatt. Ai gjithmonë ka bërë filmat e mi të preferuar… qëndroni të vëmendshëm”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ribashkohen dy ikonat e aktrimit, Robert De Niro dhe Al Pacino

Published

on

Dy nga ikonat më të mëdha të kinemasë botërore, Robert De Niro dhe Al Pacino, janë ribashkuar sërish — këtë herë jo në një film, por për fushatën e re të marketingut të brendit “Moncler”, të titulluar “Më ngrohtë së bashku”.

Dy aktorët legjendarë, që kanë ndarë skenën në filma si “The Irishman” (2019), “Righteous Kill” (2008), “Heat” (1995) dhe “The Godfather Part II” (1974), shfaqen në një rol më të qetë dhe reflektues — si miq të vjetër që bisedojnë për jetën, miqësinë dhe ngrohtësinë njerëzore.

Në reklamë, De Niro dëgjohet duke thënë: “Ngrohtësia asnjëherë s’ka të bëjë me motin jashtë, por me atë që ndodh brenda nesh.”

Ndërsa Pacino i përgjigjet: “Shoqëria është gjëja më e mirë që mund të kesh.”

Kampanja, e cila është xhiruar në New York nga fotografi Platon, paraqet të dy aktorët në imazhe bardh e zi, duke reflektuar mbi lidhjen e tyre të gjatë dhe simbolikën e ngrohtësisë njerëzore.

Përveç fotografive, fushata përfshin edhe video të shkurtra, ku në sfond dëgjohet kënga klasike “Lean on Me” nga Bill Withers.

Drejtori kreativ i “Moncler”, Remo Ruffini, tha për The Hollywood Reporter se fushata përfaqëson vlerat themelore të brendit:

“Këto xhaketa nuk kanë të bëjnë vetëm me të ftohtin, por me dashurinë. Vlera ka formuar çdo gjë që kemi bërë gjatë 70 viteve të fundit.”

Sipas tij, Pacino dhe De Niro mishërojnë më së miri këto vlera — miqësinë, respektin dhe ndjenjën e përbashkët njerëzore — që e bëjnë “Moncler” një simbol të ngrohtësisë përtej modës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara