Lajmet

Rihanna, Beyoncé dhe Taylor Swift në listën e grave më të fuqishme në botë për vitin 2021

Forbes ka përmendur arritjet e tyre në muzikë, modë dhe fitimet financiare si arsye për përfshirjen e tyre.

Published

on

Rihanna, Beyoncé dhe Taylor Swift tani kanë një gjë tjetër të përbashkët përveçse janë ndër femrat më të shpërblyera në muzikën pop: Forbes i ka përfshirë të trija në listën e 100 grave më të fuqishme në botë të publikuar për vitin 2021. Duke përmendur arritjet e tyre në muzikë, modë dhe fitimet financiare si arsye për përfshirjen e tyre.

Rihanna renditej në listë në numrin 68. Me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, Rihanna ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë “heroinë e Barbados”, sipas revistës.  Sa i përket arritjeve muzikore të Rihanna-s, të tetë albumet e saj në studio janë renditur në top 10 të Billboard 200 – ANTI dhe Unapologetic hit nr. 1, Good Girl Gone Bad hit nr.2, Loud dhe Talk That Talk zuri vendin e tretë në tabelë.

Beyoncé ‘zbarkoi’ në vendin e 76. Revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny’s Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura. Linja e famshme e veshjeve spotive të 40-vjeçares Ivy Park me Adidas dhe dokumentari i saj Coachella i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj. Ashtu si Rihanna, albumet e Beyoncé kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme: të gjashtë albumet e saj solo kanë arritur numrin 1 në Billboard 200.

Swift u rendit pak më poshtë Beyonce-s dhe u rendit në vendin e 78. Revista njohu përpjekjet e Swift-it për të ri-regjistruar albumet e saj të mëparshme në mënyrë që të fitonte të drejtat e pronësisë. Red (Taylor’s Version) u bë albumi i parë i vitit që shiti mbi 1 milion njësi, dhe ajo pasoi së shpejti publikimin e albumit Evermore në dhjetor. Swift është ende në proces të ri-regjistrimit të albumeve të saj të mëparshme.

Nr. 1 në listën vjetore të Forbes është MacKenzie Scott, e cila njihet për punën e saj filantropike. Zëvendëspresidentja Kamala Harris zuri vendin e dytë, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane, në vendin e tretë./Revistaclass

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara