Lajmet

Ri-konfigurimi veriatlantik, përshpejtimi i Kosovës drejt NATO-s

Qeveria e Kosovës duhet të veproj që të arrijë sa më shumë marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të NATO-s

Published

on

(Qasje strategjike transatlantike të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Skenari supranacional i përshpejtimit. Kronologji strukturore e orientimeve të Kosovës drejt anëtarësimit EuroAtlantik – NATO)

Shkruan: Prof. Dr. Bahri Gashi 

Konteksti i zhvillimeve të fundit në Europën Lindore, me situatë dramatike të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës së pavarur dhe sovrane, ka shtuar domosdoshmërinë, që ambientet e shteteve për mbrojtje dhe siguri të rrisin nevojën për kapacitete të reja të mbrojtjes kolektive. 

Rruga e partneritetit strategjik në procesin e integrimeve euroatlantike, është e lidhur ngusht me aftësitë tonë politike dhe ushtarake për të lëvizur akterët transatlantik, përfaqësuesit amerikan dhe miqëve të tjerë brenda NATO-s dhe BE -së në përpjekjet tona, duke i adresuar sfidat aktuale të sigurisë në rajon, sidomos lufta në Ukraninë, dhe tendenca e afektimit rus në përhapjen e konfliktit në Ballkanin Perëndimor. 

Institucionet qeverisëse, duhet shfrytëzuar maksimalisht brishtësinë e situatës, në përshpejtimin e rrugëtimit tonë si shtet në strukturat euroatlantike drejt NATO-së. BE dhe NATO kanë kohë që kanë rënë dakord për një qasje të bashkërenduar mbi sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Partneriteti në mes BE-së dhe NATO-s ka qenë kyç për t’i dhënë fund konfliktit dhe stabilizuar rajonin tonë të trazuar nga lufta dy dekada më parë.

Kronologji strukturore e orientimeve të deritanishme të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO-s nga këndvështrimi i dy skenarëve paraprak 

Anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike, me theks të veçantë në NATO, u bë prioritet për institucionet e Kosovës tek në vitin 2014 kur u përfundua Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë. Ky diskurs politik në Kosovë, filloj të rritej në mënyrë të vazhdueshme për të adresuar nevojën e anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë edhe NATO-n. 

Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes miratimit të tri ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga një forcë për ndërhyrje emergjente në një forcë ushtarake, anëtarësimi i Kosovës në NATO, tani theksohet të jetë ndër prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. 

Institucionet e Kosovës kanë aspirata për anëtarësim në Aleancën Veriore-Atlantike (NATO), njëkohësisht ky synim do të vazhdojë të trajtohet me seriozitetin më të madh. Njëkojësisht, bashkëpunimi, transparenca, koordinimi me mekanizmat e NATO-s në Kosovë, ndihmon vazhdimisht në arritjen dhe forcimin e standardeve demokratike. 

Shikuar nga pikëpamja institucionale, praktikisht aspiratat e Kosovës për t’u bërë pjesë në NATO janë paraparë në të gjitha dokumentet strategjike kombëtare dhe legjislacionin e sektorit të sigurisë. Vizioni për anëtarësimin në NATO është përmendur qartë në pothuajse çdo dokument krahas integrimit në BE. 

Në këtë kontekst, diskursi politik i trajton integrimet Euro-Atlantike si një nga synimet kryesore në planin afat-mesme dhe afat-gjatë. 

NATO – ja,  ka gjithashtu atë, që ajo e quan Plani i Veprimit për Anëtarësim. Ky Plan i ndihmon anëtarët të cilët aspirojnë të përgatiten për anëtarësim dhe që i përmbushin kërkesat kryesore, duke u ofruar atyre këshilla praktike dhe ndihmën përkatëse. 

Nga e kaluara, në Kosovë janë treguar disa skenarë, sa i përket modaliteteve të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, aso kohe parashiheshin dy skenarë.

Skenari i parë përfshin pjesën nga dialogu Kosovë-NATO e deri tek anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë organizatë. Ky skenarë është i ndarë në dy faza:

Faza e parë përfshin Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila duhet apo obligohet që të dorëzojë Dokumentin e Prezantimit për Kosovën në NATO. Pas dorëzimit të këtij dokumenti, pritet hapja e dialogut zyrtar Kosovë-NATO, sipas së cilës pritet që të sigurohet: Vlerësimin e misionit të KFOR-it; Zhvillimi i kapaciteteve të plota të Forcave të Armatosura të Kosovës e cila do të qonte deri tek marrja e plotë e përgjegjësive nga misioni i KFOR-it, dhe në këtë mënyrë do të vazhdonte të sigurohej një ambient i qetë dhe i sigurt në vend; 

Do të sigurohej që demarkacioni i kufirit me Serbinë të bëhej me ndërmjetësimin e BE-së dhe NATO-s.Më pastaj në kuadër të fazës së parë, NATO-ja do të duhej të vendoste rreth dy çështjeve, e që janë: 

Shkrirja e Ekipit Ndërlidhës dhe Këshilldhënës të NATO-s në Zyre Ndërlidhëse të NATO-s në Kosovë e cila do të mbështeste Forcat e Armatosura të Kosovës dhe e cila do të përgatiste Kosovën për anëtarësim të plotë në NATO; 

Emërimi i Përfaqësuesit Special të NATO-s në Kosovë i cili do të përfaqësonte NATO dhe do të koordinonte dialogun ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.Pas përmbylljes me sukses të fazës së parë, do të kalohej në fazën e dytë ky do të synohej të arrihej marrëveshja dypalëshe në mes të Kosovës dhe NATO-s. 

Pas përfundit të dialogut që u përmend tek faza e parë, marrëveshja e synuar për t’u arritur tek faza e dytë do të siguronte: Vendosjen e raporteve kontraktuale në mes Kosovës dhe NATO-s; Hapjen e procesit të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO; NATO t’i hap rrugë Kosovës për anëtarësim në Partneritet për Paqe dhe pastaj në NATO;

Vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u kërkohej të mos ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO; por tani atyre do t’iu kërkohet  me presion nevoja për njohje. Një pjesëmarrje e Forcave të Armatosura të Kosovës në operacionet dhe misionet ndërkombëtare të përbashkët me NATO-n.

Edhe skenari i dytë përfshinte bashkëpunimin dypalësh me vendet e NATO-s. Fillimisht parashihet që të bëhet fuqizimi dhe rritja e bashkëpunimit me vendet anëtare të NATO-s. Kjo synohet të bëhet në disa forma, si: 

– Qeveria e Kosovës duhet të veproj që të arrijë sa më shumë marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të NATO-s; 

– Qeveria e Kosovës në planin rajonal duhet të arrijë marrëveshje me Shqipërinë dhe Kroacinë në mënyrë që të përfitojë nga këto vende si shembuj për integrim në Partneritetin për Paqe dhe në NATO;

– Qeveria e Kosovës duhet të shikojë dhe analizojë planin për anëtarësim në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut; 

Nëpërmjet fuqizimit të bashkëpunimit me vendet e NATO-s, dhe arritjes së marrëveshjeve me këto shtete, sikurse përqendrimi duhet të jetë tek programet e trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta të Forcave të Armatësura të Kosovës me forcat e armatosura të vendeve përkatëse të NATO-s;  Po ashtu, vendet mike të Kosovës mund të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Kosovës sipas standardeve të kërkuara nga NATO; 

Pos kësaj, rrugë tjetër që duhet të ndjekë Kosova apo institucionet kosovare, është fillimi i zbatimit të kushteve që kërkohen nga NATO për anëtarësim. Kjo sjellë përfitime për Kosovën sepse kur të vije koha për dorëzim të kërkesës zyrtare për anëtarësim në Partneritet për Paqe dhe NATO, ne veçse jemi gati; thuhej raport.

Po ashtu, zbatimin e këtyre kushteve mund ta përcjellin dhe ndihmojnë në implementim shtetet mike të Kosovës. Tani publikisht pro anëtarisimit të Kosovës në NATO janë vendet në rajon si Turqia e Kroacia.

Pas fuqizimit të bashkëpunimit me vendet anëtare të NATO-s, duhet të vazhdohet me përpjekjet diplomatike, e që mund të zhvillohet në drejtime:

Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të rritë numrin e atasheve ushtarakë në vendet mike të Kosovës; Aty thuhet se Kosova, duhet të ketë rritje të stafit diplomatik të Kosovës në vendet e NATO-s;

Ambasadat e Kosovës në bashkëpunim të afërt me vendet e NATO-s, duhet të synojnë të ndikojnë tek vendet që nuk na kanë njohur, e që janë shtete anëtare të NATO-s, që të zbusin qëndrimet e tyre karshi pavarësisë së Kosovës. 

Skenari i tretë i adresimit përmes përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO 

Përveq dy skenarëve të mëparshëm strukturor, të rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s, tani ekziston edhe skenari i tretë, i pakapërcyeshëm i përshpejtimit me veprime konkrete politike e diplomatike, që duhet ndjekur dhe konkretisht çfarë duhet bërë tani? 

Roli kyç në këtë proces është pasnjë mëdyshje, madje ështê strategjike e humane, lëvizja nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Joe Biden.

Pa humbur kohë, të ndodh fuqizimi i mekanizmave shtetëror dhe shfrytëzimi i vizitave të larta bilaterale Kosovë – ShBA,  organizimi i një kampanie lobuese të mirëanalizuar, mirëfinacuar dhe mirëmenaxhuar, përmes ShBA-ve, shteteve mike dhe personaliteteve me ndikim në këtë proces. Fjala vjen me angazhimin e  ish-gjeneralëve të NATO-s, sikurse z.Wesley Clark, që kanë karrierë politike e ushtarake të kohës dhe ndikim, diplomat e ushtarak brenda shteteve anëtare të NATO-s, duke argumetuar për domosdoshmërinë e një ambienti gjeostrategjik të ri karrshi sfidave të sigurisë në rajon, duke përmbyllë objektivat sgrategjike të Kosovës me anëtarësim të përshpejtuar në NATO. 

Kosova duhet të vazhdoj në detyrat e saja në procesin e anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare të sigurisë përmes fuqizimit dhe;

– Rritjen e rolit të faktorizimit determinues në procesin e përshpejtuar drejt anëtarësimit në NATO.

– Rritjen e unifikimit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar në raportet e dialogut me Serbinë.

– Rritjen e rolit të agjensive të sigurisë në ngritjen e kapaciteteve ndërinstitucionale.

– Rritjen e vëmendshmërisë në ruajtejn e sovranitetit në Veri, aspketi i menaxhimit të operacioneve policore në Veri.

– Rritjen e krijimit të klimës politike në ofrimin e sigurisë me kuadro profesionale .

– Rritja e performancës për të përmbyllë Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, dhe 

– Rritja e kapaciteteve të reja ligjore në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes për të përmbyllë arkitekturën e sigurisë, ende të papërfunduar. 

Si përfundim, FSK -Ushtria e Kosovës me mandat të ri ushtarak, e rreshtuar përkrah NATO-s, duke qenë e përgatitur ushtarakisht, determinon nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO për ruajtjen e sigurisë,  integritetit, sovranitetit dhe sigurinë kolektive, në ndërveprim me NATO-në. 

Avancimi i procedurave të përshpejtuara për pranim në NATO, konsiston në përfshirjen sa më të shpejtë të Kosovës në programin e para anëtarësimit në NATO- s, në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimin e pranisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë dhe intensifikimin dhe përmbushjen e detyrimeve me aleatët strategjikë.

Zgjerimi i perimetrit të zonës Veri -Atlantike të Aleancës së NATO-s, duke e përfshi Kosovën në NATO, është kontribut gjeostrategjik për ruajtjen e paqes në rajonin tonë të brisht duke mbyllur përfundimisht ambiciet armiqësore, duke ofruar mbrojtje të sigurtë kolektive të shteteve anëtare, si dhe pjesëmarrje si kontribut për sigurinë në partneritet të përbashkët në misione paqëruajtëse me dhe përkrah NATO-s.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, ligjërues dhe njohës i Politikave të Sigurisë)

Continue Reading

Vendi

Prof. Dr. Denis Celcima pjesë e tryezës përmbyllëse të projektit kërkimor STI(G)MA

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Prof. Dr. Denis Celcima, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët që shënoi përmbylljen e ciklit kërkimor të projektit “STI(G)MA”, një iniciativë shkencore që vendosi në qendër fuqinë e fjalës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e kuptimeve shoqërore.

Tryeza u organizua si moment reflektimi dhe diskutimi mbi rezultatet e projektit, i cili nisi nga një pyetje thelbësore: Çfarë bëjnë fjalët me ne — dhe çfarë bëjmë ne me fjalët? Në fokus të studimit ishte diskursi mediatik dhe mënyra se si stigmatizimi shpesh nuk shfaqet me zë të lartë, por depërton në mënyrë të heshtur përmes strukturave gjuhësore dhe modeleve të komunikimit. Koordinatore e këtij projekti ishte, profesoresha Eriola Bonja – Qafzezi. Prof. Dr. Denis Celcima, në cilësinë e ekspertes së fushës së psikologjisë, kontribuoi në diskutim duke theksuar rëndësinë e analizës së gjuhës si faktor kyç në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve sociale.

Ajo vuri në pah se fjalët nuk janë thjesht njësi komunikimi, por bartëse të kuptimeve, etiketimeve dhe përgjegjësive shoqërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien psikologjike dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Projekti STI(G)MA nuk u kufizua vetëm në një analizë teorike të diskursit, por u konceptua si një ftesë për të lexuar dhe dëgjuar me më shumë kujdes, për të kuptuar se stigmatizimi shpesh vepron në mënyrë subtile, duke lënë gjurmë të thella në individ dhe komunitet.

Nga “sti(g)ma” te “stima”, siç u theksua gjatë tryezës, fjalët bëjnë dallimin — nga etiketimi drejt vlerësimit, nga gjykimi drejt kuptimit. Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, studentë dhe bashkëpunëtorë të projektit, të cilët përmes diskutimeve dhe pyetjeve të tyre kontribuan në një dialog të hapur ndërdisiplinar. U shpreh mirënjohje e veçantë për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Universitetin “Fan S. Noli” për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë kërkimore. Tryeza përmbylli zyrtarisht projektin, por jo edhe pyetjet që ai hapi.

Siç u theksua në përfundim, kërkimi shkencor është një proces i vazhdueshëm, ku përfundimet shpesh shërbejnë si pikënisje për rrugë të reja studimi. Dialogu mbi gjuhën, stigmatizimin dhe përgjegjësinë shoqërore mbetet i hapur, ndërsa rruga e kërkimit vazhdon aty ku kurioziteti shkencor nuk ndalet.

Continue Reading

Vendi

Hajrizi: Para 20 vjetësh kishim 5 studentë të IT-së, sot kemi me mijëra

Published

on

By

Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, në EURO n’T7 ka thënë se ndër vite ka ndryshuar në tërësi kërkesa për drejtimet që të rinjtë duan të studiojnë; kjo tregon se edhe kërkesat për punë kanë ndryshuar.

Hajrizi, i cili me UBT shënon sivjet 25-vjetorin, tregon se kur kanë hapur degën për studime të teknologjisë informative kishin vetëm 5 studentë në këtë drejtim, derisa sot kanë me mijëra dhe kjo tregon se edhe nevojat e tregut kanë ndryshuar.

“Sot ka ndryshuar mindset-i i të rinjve. Fakti që ne si UBT kemi shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike e nuk e kemi fakultetin juridik, i cili është më i vogli, tregon se të rinjtë duan të orientohen nga profesionet e së ardhmes siç janë IT, mjekësia dhe industria kreative, në funksione që faktikisht janë interesante. Njerëzimi sot ka nevojë për shumë profesione e profesionistë, sepse numri i të rinjve po bie, derisa ekonomia po rritet dhe nevojë për juristë të mirë e për ekonomistë të mirë do të ketë gjithmonë. Fakti që çdo vit regjistrohen me mijëra të rinj në fakultete si këto tregon se tregu ka nevojë për profesionistë si juristë ashtu edhe ekonomistë”, ka thënë Hajrizi.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së ka kërkuar nga institucionet vendore që të largojnë të gjitha barrierat dhe t’u japin mundësi të rinjve për të studiuar duke mos kufizuar numrin e studentëve për drejtimet më të kërkuara, siç po ndodh në drejtimin e shkencave kompjuterike, ku kërkesa është e madhe derisa numri i studentëve është i kufizuar.

“Ne duhet ta ruajmë cilësinë e studimeve, por po ashtu duhet t’u japim mbështetje edhe më të madhe të rinjve që të kemi sa më shumë kuadro. Unë nuk mendoj se sot ne kemi ndonjë problem sa i përket përmbajtjes, infrastrukturës apo temave që trajtohen në botë; ne jemi në rrugën e njëjtë me të gjithë. Veç lodhesh duke menduar të shkosh diku jashtë për cilësi, sepse këtu i kemi të gjitha, sikur në Amerikë apo diku në Evropë”, ka shtuar Hajrizi.

Kreu i UBT-së po ashtu ka kërkuar nga niveli qendror e lokal i qeverisjes që të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes për t’i dhënë më shumë hapësirë zhvillimit të vendit.

Continue Reading

Live

Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Published

on

By

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.

Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.

(more…)

Continue Reading

Lajmet

“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës dhe shpëtimin e qindra të plagosurve

Published

on

By

Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT podcast periudhën e luftës në Kosovë, ku përveç punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai shërbeu edhe në spitalet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke trajtuar qindra ushtarë dhe civilë të plagosur. Ai e cilëson atë periudhë si një ndër më të vështirat e jetës së tij, duke e quajtur hapur “gjenocid” atë që ndodhte në spitalet e kohës.

Sipas Krasniqit, vetëm rreth 10 për qind e stafit shqiptar kishte mbetur në punë në spitalet publike, ndërsa ai dhe kolegët e tij punonin paralelisht: gjatë javës në QKUK, ndërsa fundjavave në spitalet ushtarake në terren. Lufta, tha ai, mori përmasa të mëdha pas rënies së familjes Jashari, kur filloi të shtohej ndjeshëm numri i të plagosurve.

Ai ka dokumentuar 1,239 pacientë të trajtuar gjatë asaj periudhe, prej të cilëve 120 kanë vdekur në spital, sidomos pas fillimit të bombardimeve, kur – sipas tij – u rritën keqtrajtimet ndaj pacientëve shqiptarë në QKUK.

Krasniqi ka shërbyer në disa zona lufte, përfshirë Malishevën, Gradicën dhe Llapin. Në korrik të vitit 1998, ai mori pushimin vjetor për t’u angazhuar në Malishevë, ku numri i të plagosurve ishte shumë i madh. Në vitin 2001, ai u angazhua edhe në zonën e Likovës, ku për 43 ditë trajtoi rreth 375 të plagosur.

Rreziku më i madh, sipas tij, ishte rruga drejt spitaleve. “Na dilnin prita. Kishin mundësi të na likuidonin apo të na rrihnin,” rrëfen ai, duke përmendur raste kur mjekë shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht.

Ai ndau edhe dëshmi tronditëse për torturat ndaj pacientëve shqiptarë në spital: rrahje, lidhje për radiatorë, djegie me cigare dhe etiketime si “terrorist” në dokumente mjekësore. Në disa raste, ai arriti të shpëtojë pacientë duke i nxjerrë fshehurazi nga spitali dhe duke i dërguar në vende më të sigurta.

Prof. Dr. Salih Krasniqi e përshkruan atë që ndodhte në sistemin shëndetësor gjatë luftës si një përpjekje të organizuar për shkatërrimin e shëndetësisë shqiptare dhe frikësimin e popullatës civile. Ai thekson se largimi i stafit mjekësor shqiptar nga repartet kyçe, si gjinekologjia, kishte për qëllim pengimin e trajtimit dhe detyrimin e popullsisë për t’u larguar nga vendi.

Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e sakrificës së mjekëve shqiptarë gjatë luftës dhe një dokumentim i rëndësishëm i asaj periudhe të errët të historisë së Kosovës.

Ju ftojmë të ndiqni episodin e parë të këtij podcasti: Podcasti

Continue Reading

Të kërkuara