Aktualitet

Rezultate të përziera për Lulën e Brazilit në 100 ditët e para

Vlerësimi i Lulës ishte 38 përqind në tre muaj, sipas firmës së sondazheve Datafolha.

Publikuar

Luiz Inacio Lula da Silva nuk ka pasur shumë kohë pushimi në rikthimin e tij si president i Brazilit, duke dhënë rezultate të përziera dhe duke vuajtur disa gabime — disa të shkaktuara vetë — pas 100 ditësh në detyrë.

Lula u rikthye duke njoftuar një sërë masash që synojnë përmbysjen e trashëgimisë së Bolsonaros, ringjalljen e programeve sociale dhe mjedisore të zhdukura dhe rivendosjen e pozitës ndërkombëtare të Brazilit pas katër vitesh izolimi relativ.

Vlerësimi i Lulës ishte 38 përqind në tre muaj, sipas firmës së sondazheve Datafolha, një rënie nga e njëjta periudhë në dy mandatet e tij të para — 43 përqind në 2003 dhe 48 përqind në 2007.

Ndërsa këto shifra janë më të mira se ato të Bolsonaros, Lula ka një vlerësim pothuajse identik të mosmiratimit si paraardhësi i tij në këtë pikë: 29 përqind kundrejt 30 përqind për Bolsonaro./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Vdes ish-gazetari Arben Rugova

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit. 

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Në njoftim thuhet se ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Shpërthim në Lushnjë: Raportohet një i vdekur e gjashtë të plagosur, mes tyre deputeti i PS

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë. Një person humbi jetën, shtetasi R.H. Gjithashtu raportohet për gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Safet Gjici dënohet me 2 vjet burgim për “shpërdorim detyre”

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre.

Publikuar

nga

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

“Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

“Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara