

Shëndeti
Rezultat fantastik! Largoni kollën me mjaltë e banane
Published
4 months agoon
Kollitja e fëmijëve kthehet në një gjendje të vazhdueshme e të bezdisshme. Si një simptomë e zakonshme e ftohjes dhe gripit, kjo nuk paraqet një gjendje të rëndë dhe është e mundur ta mbash nën kontroll në sajë të produkteve natyrore.
A jeni në dijeni për ekzistencën e këtij ilaçi?
Pas konsultimit me një pediatër, përpiquni t’i jepni rëndësi këtij ilaçi të thjeshtë natyral, me përbërës të pasur me lëndë ushqyese dhe shumë të fuqishme dhe që mund të lehtësojë simptomat brenda disa orëve. Për më tepër, ky ilaç natyral është mjaft efektiv për lehtësimin e simptomave të bronkitit dhe dhimbjes së fytit.
Trajtimi i kollës kronike dhe i bronkitit ka qenë gjithmonë i vështirë edhe për mjekësinë konvencionale. Ky ilaç natyral përmban disa nga përbërësit më të vjetër dhe më të fortë që lehtësojnë dhimbjet e fytit, kollën dhe kurojnë bronkitin.
Falë vlerave të mrekullueshme të mjaltit dhe bananes, të cilët janë përbërës të recetës, mund ta përdorni këtë ilaç për fëmijët dhe për të rriturit.
Dhimbja e fytit, kollitja dhe problemet e stomakut mund të trajtohen me këtë pije.
Përbërësit:
400 ml ujë të vluar;
2 banane të mesme të pjekura;
2 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Hiqni lëkurën e bananeve e shtypni me pirun ose lugë. Mos përdorni enë metalike se bananet priren të errësohen në kontakt me metalin. Vendosini në tenxhere e shtoni ujë të nxehtë. Lëreni përzierjen për 30 minuta. Pasi të ftohet, shtoni mjaltin. Është e rëndësishme që mjaltin ta shtoni në fund, që mos humbas vlerat e tij të rëndësishme në ujin e vluar.
Përdorimi:
Pini 100 ml 4 herë në ditë (400ml në ditë); Kjo sasi është e mjaftueshme e mund të përgatitni një tjetër ditën tjetër; Rezultatet e para mbërrijnë pas 5 ditësh. /UBT News/

Djathi është i pasur me yndyrna e kjo mund t’a bëjë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.
Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Këshillohet për paradiabetikët që kanë nivel të ulët yndyrnash në trup.
Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.
Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve, ndihmon në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.
Zgjidhni djathin që preferoni e do përfitoni vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit, personat që konsumuan sasi të vogël djathi çdo ditë patën rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.
Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.
Sa duhet të konsumoni?
Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni të kujdesshëm ta konsumoni të freskët, djathi është i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetshme është ngrënia e e pastër.
Edhe në rastin e kosumimit të djathit mund të zgjidhni ta hani si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. /UBT News/
Shëndeti
5 ushqime që i hani çdo ditë, por ndikojnë në energjinë tënde
Published
12 hours agoon
March 3, 2025
Shpesh ushqimet që mendojmë se janë të padëmshme apo të shëndetshme, mund të na japin më tepër lodhje sesa energji. Zgjedhjet e përditshme të ushqimit ndikojnë direkt në nivelin e energjisë dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies.
Ja pesë ushqime që ndoshta i konsumon çdo ditë, por që në fakt të ulin energjinë:
Bukë e bardhë: Edhe pse mund të duket si zgjedhje e shpejtë dhe praktike, ajo është e pasur me karbohidrate të përpunuara që çojnë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, pasuar nga një rënie e shpejtë. Kjo rënie të lë të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.
Sheqeri i fshehur në pijet e ëmbla: Lëngjet e frutave të përpunuara, pijet me gaz e çaji i ëmbëlsuar përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Konsumimi shkakton rritje të përkohshme të energjisë, por ajo bie shpejt, duke lënë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.
Drithërat e përpunuara: Shumë drithëra që shiten si “të shëndetshme” përmbajnë sasi të larta sheqeri e janë të varfra në fibra. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk ofrojnë ndjenjën e ngopjes apo energji të qëndrueshme, duke shkaktuar lodhje pas një kohe të shkurtër.
Kosi me fruta: Edhe pse kosi në vetvete është burim i mirë i proteinave dhe probiotikëve, versionet e gatshme me fruta të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Kjo ndikon në energjinë gjatë ditës, duke shkaktuar rritje dhe rënie të shpejtë të energjisë.
Patatet e skuqura dhe snacks-et e kripura: Patatet e skuqura dhe snacks-et tjera të kripura që mund t’i konsumoni për një darkë të shpejtë përmbajnë yndyra të përpunuara dhe karbohidrate që ngadalësojnë tretjen dhe krijojnë ndjesinë e lodhjes pas konsumimit. Ato ofrojnë pak vlera ushqyese dhe kanë një efekt të shpejtë negativ në nivelet e energjisë. /UBT News/
Shëndeti
Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve
Published
14 hours agoon
March 3, 2025
Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.
Shkencëtarët kanë përcjellë 630 persona për 15 vite, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet.
Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).
Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç, është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra zvogëlon rrezikun nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.
Bananet, mollët dhe kumbullat e thata
Dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, që i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.
Ekspertët nuk janë të sigurt sa fibra reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.
Fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por vizitoni stomatologun e pastroni dhëmbët me furçë dy herë në ditë. /UBT News/
Shëndeti
Gjashtë zakone të gabuara në ushqim, që agjëruesit i bëjnë gjatë Ramazanit
Published
15 hours agoon
March 3, 2025
Ramazani është, ndër të tjera, një mundësi e madhe edhe për ata që duan ta reduktojnë peshën e trupit dhe për të ndihmuar në probleme të ndryshme të zemrës, sidomos kolesterolit dhe presionin e lartë të gjakut
Por, ka disa zakone të gabuara që duhet të marrin vëmendje në Ramazan për të arritur efektin e agjërimit e për të mbrojtur trupin nga sëmundjet e ndryshme.
1. Pirja e ujit të tepërt gjatë Syfyrit e para fillimit të ushqimit gjatë Iftarit, shumë besojnë se kjo mbron trupin nga etja gjatë ditës: Pirja e sasive të mëdha të ujit gjatë Syfyrit shkakton më shumë punë për veshkat për të nxjerr gjithë atë ujë, e cila rrit etjen. Konsumoni fruta të pasura me ujë, si pjepër, shalqi dhe mollë, pasi ndihmojnë që uji nga trupi të largohet gradualisht gjatë agjërimit.
2. Pirja e ujit të ftohtë pas agjërimit, redukton qarkullimin e gjakut në stomak gjë e cila shkakton dhimbje: Për shkak të kësaj, këshillohet përdorimi i ujit të pijshëm të vakët, njëjtë me temperaturën e dhomës së pirjen e qumështit me hurma, dhe vetëm pas iftarit mund të pini ujë të ftohtë.
3. Ushqimi i fërguar, paraqet rrezik për stomakun, duke shkaktuar dispepsi, trashje dhe acid. Ky lloj ushqimi duhet të shmanget nga iftari
4. Ushqimi i ëmbël menjëherë pas Iftarit, shkakton akumulimin e yndyrës në trup: Ndikon për të rritur peshën e trupit dhe kolesterolin, kështu që nëse doni të hani ëmbël, le të jetë pas namazit të natës dhe në sasi të vogla: Madje, një gjë e tillë rekomandohet të ndodh maksimumi prej një ose dy herë në javë.
5. Konsumi i pamjaftueshëm i frutave: Konsiderohet si burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë në Ramazan, dhe për të ndihmuar dhe në luftën kundër obezitetit dhe zvogëlimin e peshës.
6. Erëzat vlerësohen të jenë armiqtë tanë: Konsumimi i ushqimeve të kripura dhe pikante promovon sekretim të ujit nga trupi, gjë që shkakton ndjenjën e etjes gjatë ditës dhe rrahje zemre të parregullta. /UBT News/

Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin mbi 3.7 milionë euro në tre muajt e fundit të 2024

Zelensky shpreh mirënjohje për SHBA: Na duhet paqja

Në Aeroport me afër 150 pako me cigare, tentoi të udhëtonte drejt Londrës

Rriten shpenzimet e Qeverisë, për tre muaj u hargjuan 1134.0 milionë euro

Aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të K.R.U “Gjakova” për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi të martën

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiç për mosrealizimin e takimeve

Iran: Javad Zarif jep dorëheqjen
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt