Lajmet

Rezervat e arit në Rusi po i afrohen maksimumit historik

Published

on

Rezervat e arit të Rusisë kanë arritur në një nivel rekord prej 188.8 miliardë dollarësh, duke përbërë më shumë se 30% të rezervave ndërkombëtare të vendit. Ky është një përqindje e lartë që nuk ishte arritur për gati një çerek shekulli, njoftoi Banka Qendrore e Rusisë.

Sipas raportit të Bankës Qendrore, vlera e arit monetar në rezervat ndërkombëtare ka pësuar një rritje prej më shumë se nëntë miliardë dollarësh, ose 5.1 për qind, që nga fillimi i gushtit. Kjo rritje është ndihmuar nga rritja e çmimit të arit, i cili u rrit me 3.6 për qind në gusht, duke arritur në 2,513 dollarë për 28 gram.

Pjesa e arit në aktivet ndërkombëtare të Rusisë është më e larta që nga janari i vitit 2000, kur ajo arriti në 31.2 për qind. Niveli më i lartë historik në vend ishte regjistruar në janar të vitit 1993, kur përqindja e arit kishte arritur në 56.9 për qind.

Përveç kësaj, rezervat ndërkombëtare të Rusisë kanë vazhduar të rriten, duke arritur në 613.7 miliardë dollarë më 1 shtator, që është më shumë se 11 miliardë dollarë krahasuar me muajin e kaluar. Këto rezervat përfshijnë monedha të huaja, të drejta të veçanta tërheqjeje të FMN-së dhe ari monetar.

Megjithatë, pothuajse gjysma e rezervave ndërkombëtare të Rusisë u ngrinë në Perëndim në fillim të vitit 2022 si pjesë e sanksioneve të lidhura me konfliktin në Ukrainë. Banka e Rusisë nuk ka publikuar detaje të plota mbi këto aktive të ngrira. Pjesa e rezervave që nuk është e ngrirë përbëhet nga ari, këmbimi valutor dhe rezervat e juanit kinez./UBTNews/

Vendi

Dizajni, moda dhe identiteti kulturor në fokus të webinarit ndërkombëtar në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, që po zhvillohen në UBT me mbi 30 aktivitete të ndryshme artistike, kreative dhe akademike, u organizua webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, i udhëhequr nga Prof. Cennet Lika.

Ky aktivitet bëri bashkë në formatin online profesorë, artistë, dizajnerë dhe studentë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë bashkëkohore diskutimi mbi rolin e dizajnit, kujtesës dhe identitetit në kulturën moderne. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, webinari trajtoi mënyrën se si moda, arti, kultura vizuale dhe identiteti kulturor ndërthuren në realitetin bashkëkohor dhe ndikojnë në formësimin e shoqërisë moderne.

Në panel morën pjesë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, si: Elisa Poli – Program Leader Senior në NABA, Itali, Phlox Van Oppen – dizajnere tekstili nga Holanda, Tiina Burton – artiste dhe Senior Digital Fashion Lecturer në Cambridge, si dhe ligjëruesit e UBT-së, Dukagjin Muhaxheri dhe Dardan Luta.

Diskutimet sollën perspektiva të ndryshme mbi zhvillimet më të fundit në art, dizajn, modë dhe kulturë digjitale, duke i njohur studentët me praktikat dhe trendet bashkëkohore ndërkombëtare në industrinë kreative.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në avancimin e programeve të artit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qasje në tema aktuale që ndërlidhen me kreativitetin, inovacionin dhe industrinë moderne kreative.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT po vazhdojnë me ekspozita, punëtori, ligjërata, diskutime dhe aktivitete të shumta interaktive, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të artit, dizajnit dhe inovacionit kulturor.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Vendi

Prishtina pas luftës në qendër të dramës që shfaqet në festivalin ndërkombëtar në Graz

Published

on

Shfaqja “Prishtina: Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia, do të prezantohet më 28 maj 2026 në kuadër të “Dramatiker:innenfestival”, që mbahet në Graz të Austrisë nga 26 deri më 31 maj.

Drama me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt sjell në qendër transformimin urban të Prishtinës pas luftës, duke u fokusuar në figurën e arkitektit Rexhep Luci dhe ndryshimet e thella në hapësirën e qytetit.

Përmes një qasjeje bashkëkohore teatrore, shfaqja trajton çështje si planifikimi urban, arkitektura dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndikimin e ndërtimeve pa kontroll në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Prishtina…” është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit dhe është shfaqur me sukses në Kosovë dhe jashtë saj, duke u vlerësuar edhe nga kritika ndërkombëtare për qasjen e saj reflektuese mbi qytetin dhe kujtesën urbane.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja dhe ekspertët kërkojnë masa më të ashpra ndaj cigareve elektronike

Published

on

By

Rishikimi i ligjeve për duhanin dhe nikotinën nga Bashkimi Evropian ka nxitur diskutime të shumta në Konferencën Evropiane për Duhanin dhe Shëndetin, e mbajtur këtë javë në Milano. Ekspertë të shëndetësisë dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për rregulla më të forta ndaj cigareve elektronike dhe produkteve të reja me nikotinë, duke theksuar ndikimin e tyre te të rinjtë.

Gjatë konferencës është kërkuar forcimi i masave si rritja e taksave, kufizimi i reklamimit dhe ndalimi i përdorimit në më shumë hapësira publike. Drejtori i përgjithshëm i World Health Organization, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se produktet e reja të nikotinës po krijojnë forma të reja varësie, sidomos te të rinjtë.

“Sot, përballemi jo vetëm me dëmet e vazhdueshme të shkaktuara nga produktet tradicionale të duhanit, por edhe me një treg që po ndryshon me shpejtësi të produkteve të reja dhe në zhvillim të nikotinës. Këto produkte shpesh reklamohen si më pak të dëmshme, por në realitet po krijojnë rrugë të reja drejt varësisë, veçanërisht për të rinjtë. Kjo nuk është ulje e dëmit. Kjo është krijim i dëmit”, ka deklaruar ai.

Në konferencë u theksua gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike në Evropë po rritet ndjeshëm, veçanërisht tek të rinjtë. Përfaqësuesit e organizatave shëndetësore vlerësuan se krijimi i hapësirave pa nikotinë mbetet një nga mënyrat më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Shfaqja e shpejtë e produkteve të reja të nikotinës, e kombinuar me ndryshimin e mënyrave të përdorimit, do të thotë se puna jonë është më e rëndësishme dhe më urgjente se kurrë”, ka thënë Juha Pekka Turunen.

Ndërkohë në Prishtinë, mjekët kanë ngritur shqetësime për shkallën e lartë të varësisë nga nikotina tek të rinjtë. Sipas tyre, shumë fëmijë dhe adoleshentë po bëhen të varur nga cigaret elektronike për shkak të përmbajtjes së lartë të nikotinës dhe aromave tërheqëse.

“Niveli i lartë i nikotinës që gjendet në këto produkte bën që fëmijët të bëhen kaq shumë të varur, sa që zgjohen edhe natën për të marrë dozën e nikotinës”, është shprehur mjeku Morina.

Ai ka paralajmëruar edhe për pasojat shëndetësore të këtyre produkteve, duke përfshirë dëmtimet në mushkëri, zemër, tru dhe sistemin psikik.

Së fundmi, në Kosovë është iniciuar ndryshimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit, por autoritetet deri tani kanë pranuar vetëm rekomandimin për ndalimin e aromave dhe shijeve në cigaret elektronike. /Ekonomia online/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara