Aktualitet

Reshje e erëra të forta, nga kjo ditë mund të ndryshojë moti

Published

on

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

lajme

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë për profesionistët në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmes ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

Profesionistët që janë aktualisht të angazhuar në tregun e punës dhe dëshirojnë të avancojnë më tej në karrierën e tyre kanë mundësi të ndjekin studimet Master në UBT me 20% bursë, përmes iniciativës së re ENGAGED SCHOLARSHIP.

Iniciativa është krijuar për të lidhur më drejtpërdrejt përvojën e profesionistëve në tregun e punës me avancimin akademik, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë njohuri dhe kompetenca të reja në fusha që lidhen me angazhimin e tyre profesional.

Një nga programet e përfshira në këtë iniciativë është Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), i cili u dedikohet, ndër të tjera, profesionistëve që punojnë në institucione bankare, kompani private, institucione publike, si dhe profesionistëve të fushës së kontabilitetit.

Një program i orientuar drejt tregut dhe zhvillimit profesional

Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është i konceptuar për të ofruar njohuri të avancuara në dimensionet kryesore të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë, duke kombinuar një mjedis akademik me ekspertizë ndërkombëtare. Misioni i programit është të përgatisë të diplomuar që janë të gatshëm të marrin ose të avancojnë në role udhëheqëse në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Në hartimin e programit janë marrë parasysh nevojat dhe zhvillimet e tregut të punës në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe kërkesat për zhvillim ekonomik dhe mundësitë e reja profesionale.

Kjo e bën programin veçanërisht të përshtatshëm për profesionistët që tashmë kanë përvojë pune dhe kërkojnë ta thellojnë atë përmes një formimi akademik të avancuar, duke e lidhur dijen e fituar në universitet me sfidat dhe nevojat reale të vendit të punës.

Studime që mund të kombinohen me punën

Një prej elementeve kryesore të ENGAGED SCHOLARSHIP është përshtatja e studimeve me nevojat e profesionistëve që janë në marrëdhënie pune. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që puna dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht.

Në këtë mënyrë, profesionistët nuk kanë nevojë të zgjedhin mes zhvillimit akademik dhe angazhimit të tyre profesional, por mund t’i ndërtojnë të dyja paralelisht, duke e shndërruar përvojën e punës në një bazë për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe karrierë.

Përmes 20% bursës për studimet Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, UBT synon t’u ofrojë profesionistëve një mundësi konkrete për të avancuar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për ta lidhur më fuqishëm formimin akademik me përvojën profesionale.

Aplikimi për ENGAGED SCHOLARSHIP është i hapur, vendet janë të limituara.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi diskuton për rolin e AI-së në edukim dhe inovacion në AI4Youth

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.

Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.

AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara