Lajmet

Rëndësia e leximit të datës së skadencës te produktet shqimore – si t’i ruani ato

Produktet që kalojnë datën e tyre të skadencës nuk janë të freskëta.

Published

on

Një sondazh i ri zbuloi se edhe pse shumica e njerëzve thanë se i lexonin etiketat e skadimit të ushqimeve, më pak se gjysma e dinin se çfarë nënkuptonte etiketa në të vërtetë.

Më pak se një e katërta e të anketuarve, e dinin se kur në etiketë shkruhej “përdore deri në datën e caktuar” do të thotë që ushqimi nuk është i sigurt për t’u ngrënë pas asaj date.

Besimi i pajustifikuar tek produkte të caktuara, mund të përbëjë një rrezik për konsumatorët.

Në varësi të ushqimit që konsumoni, ju mund të sëmureni nëse nuk lexoni ose kuptoni infromacionin në etiketat përkatëse.

Produktet që kalojnë datën e tyre të skadencës nuk janë të freskëta dhe mund të kenë një numër në rritje të baktereve të dëmshme.

Por pavarësisht shpejtësisë së rritjes të baktereve, dikush mund të helmohet nga ushqimi për shkak të kontaminimit.

Simptomat e hemimit mund të jenë dhimbja e stomakut, të përziera, të vjella, diarre dhe ethe.

Prandaj nutricionistët këshillojnë të jeni të vëmendshëm kur përzgjidhni ushqimet tuaja.

AgroWeb.org më poshtë rendit disa mënyra se si t’i ruani ushqimet tuaja në mënyrë që të jenë më të sigurta.

Blini ushqime të freskëta

Nutricionsë të ndryshëm shprehen se ushqimi më i sigurt është ai që është i freskët.

Prandaj kur blini ushqime, sigurohuni që data e skadencës të jetë sa më e largët.

Kështu ju do të keni më shumë kohë për ta konsumuar para se të paraqesë ndonjë rrezik.

Blini më shpesh

Në mënyrë që ushqiemt të jenë sa më të freskëta këshillohet që të blini ushqime më shpesh dhe në sasi më të vogla.

Ngrini ushqimet

Nëse nuk do i konsumoni menjëherë ushqimet, ju mund të zgjidhni t’i ruani në ngrirje.

Kjo është një mënyrë më e sigurt, që ju kursen kohë dhe shmang kontaminimin e tyre.

Mos harroni se rritja e baktereve ndodh edhe në ushqimet e gatuara dhe do të përbëjë rrezik nëse nuk i konsumoni brenda një periudhe të caktuar kohore.

Ruajini ushqmiet në mënyrën e duhur

Mbajtja e tyre në enë hermetike, ndihmon që ushqimet të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë./AgroWeb.org

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara