Lajmet

Remi në Speciale flet për takimet me Shtabin e Përgjithshëm dhe marrëveshjen e Rambujesë

Ai po intervistohet nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Published

on

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, po intervistohet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale. Funksionimi i UÇK-së në atë zonë, takimet me Shtabin e Përgjithshëm si dhe marrëveshja e Rambujesë ishin çështjet për të cilat avokati Luka Misetiq shtroi pyetje për dëshmitarin në pjesën e parë të seancës.

Ish-komandant Remi konfirmoi se nuk kishte pranuar asnjë plan paqeje në të cilin nuk përfshihej e drejta e Kosovës për të kërkuar pavarësinë.

Ai tha se fillimisht nuk kanë pasur besim në delegacionin e Rambujesë por më vonë sipas tij të gjithë komandantët e zonave kishin dhënë pëlqimin për nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të bëhej pa miratimin e komandantëve të zonave.

Ai theksoi se kanë bërë presion mbi delegacionin që fillimisht të merrej vesh me ta dhe pastaj të vazhdonte takimet.

Ish-komandant Remi theksoi se ka qenë në dijeni që delegacioni përfshinte Thaçin, Krasniqin, Sylën, Halitin e Bujën, krahas ish-presidentit Rugova.

Mbrojtja ka shfaqur një intervistë që Rrustem Mustafa e kishte dhënë për BBC-në në të cilën tregonte për bisedat që kishte pasur me delegacionin.

E njëjta u dorëzua si provë materiale.

Audio – intervista

“Gjatë kohës sa po zhvillohej Ramubuja ne kishim informata që aty po duan me nënshkru një marrëveshje e cila neve nuk na konvenonte unë e kam marr telefonin i kam telefonuar dhe kam bërë kërcenim, nuk guxoni me nënshkrua dhe më kujtohet sit sot kur njëri preh tyre i kam thënë e dini se kemi raketa kundër ajrit dhe do ti ruajmë dhe nuk do t’i përdorim për serbë por për aeroplanin e juaj pa zbritur në Sllatinë dhe do ta rrëzojmë nëse e nënshkruani. Normalisht ata kanë punuar ashtu, kanë ardhur [për me u konsultua me ne”, u citua intervista e ish-komandant Remit.

Ish-komandant Remi tha se për pranimin e marrëveshjes së Rambujesë ishin bindur nga Hashim Thaçi.

“Z. Hashim Thaçi tanimë ishte shef i delegacionet të Rambujesë dhe ka bërë gjithçka me na bind, nuk mund kthehem prap dhe të di krejt çka, por e di që ka arritur me na bind një nga një, e kemi ditur se jemi takuar me njerëzit me të fuqishëm të globit, kemi pasur siguri se ai po kontakton me njerëz të rëndësishëm dhe nuk kemi mundur me i ikë besimit që na ka jep në atë kohë. Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-s mirëpo jam pajtuar”, tha ai.

Gjatë kësaj dëshmie, ai u pyetur për vendin se ku ndodhej Zona Operative e Llapit derisa pohoi se ka pasur njësite të MUP-it serb që atë zonë.

Ai gjithashtu pohoi se njësitet paramilitare të Arkanit kanë qenë të vendosur në Hotel Grand në Prishtinë.

Rrustem Mustafa tha se Serbia e përdorte Merdaren si rrugë kryesore për furnizim, ndërsa sa i përket transportit përmes tenit e kishte linjën hekurudhore Prishtinë-Leskovac.

Ai tha se aparati i shtetit serb me gjithë kapacitetit të tij ka qenë i angazhuar në luftën kundër popullatës civile shqiptare dhe UÇK-së.

Ai gjithashtu pohoi se ishte në dijeni që Serbia ka qenë e përfshirë në përpjekje propagandistike për të etiketuar UÇK-në si terroriste.

Avokati Misetiq: A pajtoheni me mua që lufta e UÇK-së ishte më shumë propagandistike sesa operative?

Mustafa: Pajtoj.

Avokati Misetiq: Forcat e armikut kishin mundësi të futshin në çdo pjesë të zonës suaj kudo që ata dëshironin, a është e saktë kjo?

Mustafa: Po, e saktë.

Avokati Misetiq: Kjo vija që keni bërë në këtë hartë nuk është vijë mbrojtjeje, kështu, sepse forcat serbe mund të futeshin përmes kësaj vije në do moment që të vendosnin ata?

Mustafa: Vijë mbrojtëse por jo e pathyeshme nga ana e armikut, ata kanë hyrë kudo që kanë tentuar, ne nuk kemi mundur ta pengojmë.

Mbrojtja e Thaçit e pyeti atë nëse kishte marrë ndonjëherë urdhër nga Azem Syla, për çka ish-komandant Remi tha se nuk ka pasur të tillë as me shkrim e as me gojë derisa theksoi se “Ne as që e kemi ditë që është në pozicion të rëndësishëm Azem Syla, deri në kohën e Rambujesë”.

Ai gjithashtu tha se në shkurt të vitit 1999 komandantët e zonave emëruan Sylejman Selimin komandant të UÇK-së.

Ai është pajtuar me avokatin e Thaçit kur i njëjti tha se ana politike e UÇK-së nuk është përgjegjëse për aspektin ushtarak.

Avokati Misetiq: Juve nuk ju pëlqeu ajo çfarë gjetët në shtabin e përgjithshëm, kur shkuat në shtabin e përgjithshëm, kështu. A mund t’i tregoni trupit gjykues se cilat ishin aspektet të Shtabit të Përgjithshëm që nuk ju pëlqyen aso kohe?

Mustafa: Nuk kishte resurse, nuk e dëgjonte askush askënd, dhe nuk kishe ku të drejtoheshe për gjërat më elementare, unë nuk mund ta bëja punën time me ambientin që e gjeta aty dhe nuk doja të vazhdoja të rri në male pa bërë asgjë.

Avokati Misetiq: Mua më kanë thënë që ju jeni punëtor i madh, është e vërtetë kjo?

Mustafa: Sidomos gjatë luftës, sa kam qenë ushtar jam mundur t’i bëjë punët siç duhet, kam qenë i rregullt.

Avokati Misetiq: A do të ishte e drejt të thuhet se ajo çfarë gjetët kur shkuat në shtabin e përgjithshëm ishit shumë herë me e çorganizuar krahasimisht me atë çfarë kishit bërë në zonën operative të Llapit.

Kjo është dita e katërt e ish-komandant Remit në gjykatoren e Hagës ndërsa pritet që dëshmia e tij të zgjasë edhe në ditët e javës së ardhshme.

Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.

Të akuzuarit po marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara