Aktualitet
REL: Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të arrijë marrëveshje me SHBA-në
Published
1 month agoon
By
UBTNEWSShtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin se do të ishte “i mençur” që të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, sërish aludoi në një veprim ushtarak.
Të dyja palët së voni kanë rinisur bisedimet indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, pasi Trump vazhdimisht kërcënoi me një veprim ushtarak kundër Iranit për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave muajin e kaluar.
Përpjekjet e kaluara për negociata kolapsuan pasi Izraeli kreu sulme të befasishme ndaj Iranit qershorin e vitit të kaluar, duke nisur një luftë 12-ditore, gjatë së cilës Uashingtoni kreu po ashtu bombardime ndaj ndërtesave bërthamore të Iranit.
“Irani do të ishte shumë i mençur nëse do të arrinte një marrëveshje me presidentin Trump dhe administratën e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Një ditë më parë, Trump përmes një postimi në Truth Social sërish sugjeroi se SHBA-ja mund ta sulmojë Iranin, teksa në Lindjen e Mesme SHBA-ja ka dislokuar forca ushtarake.
Ai paralajmëroi Britaninë që të mos heqë dorë nga sovraniteti mbi Ishujt Çagos në Oqeanin Indian, duke thënë se baza ajrore në arkipelag, Diego Garcia, mund të përdoret nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, “për të neutralizuar një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm”.
Rrjetet televizive amerikane CNN dhe CBS raportuan të mërkurën se ushtria amerikane mund të jetë gati të nisë sulme kundër Iranit që nga kjo fundjavë, megjithëse raportohet se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Ndërkaq, The Wall Street Journal tha se Trump është informuar për opsionet e tij ushtarake, të cilat janë “të gjitha të dizajnuara për të maksimizuar dëmin”, përfshirë edhe një fushatë për të “vrarë dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë iranianë, me synimin për rrëzimin e Qeverisë”, raportoi kjo gazetë duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë.
Të mërkurën, kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, tha se Irani është duke “hartuar” një kornizë për bisedime të ardhshme me SHBA-në.
Irani dhe SHBA-ja zhvilluan të martën në Gjeneva rundin e dytë të negociatave, të ndërmjetësuara nga Omani.
Araghchi tha se Teherani ishte pajtuar me Uashingtonin për “parime udhëzuese”, por nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Irani ende nuk i ka pranuar të gjitha vijat e kuqe të SHBA-së.
Duke folur të mërkurën, presidenti iranian Masoud Pezeshkian këmbënguli se “ne nuk duam luftë”, por la të kuptohet se Teherani nuk mund t’iu nënshtrohet kërkesave të SHBA-së.
“Që nga dita kur mora detyrën, kam besuar se lufta duhet lënë mënjanë. Por, nëse ata do të përpiqen të na imponojnë vullnetin e tyre, të na poshtërojnë dhe të kërkojnë që ne të ulim kokën me çdo kusht, a duhet ta pranojmë këtë?”.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani synojnë të shmangin mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan, ndërkaq Teherani po kërkon që Uashingtoni të heqë sanksionet që kanë gjymtuar ekonominë iraniane.
Irani ka insistuar se diskutimet duhet të kufizohen vetëm në çështje bërthamore, edhe pse më herët Uashingtoni ka kërkuar që në tryezë të negociatave të jetë edhe programi i raketave balistike të Teheranit si dhe mbështetja që Republika Islamike jep për grupet e armatosura në rajon.
Përderisa bisedimet kanë rinisur, SHBA-ja ka dislokuar forca afër Iranit.
Uashingtoni ka urdhëruar dërgimin e një aeroplanmbajtësi të dytë në rajon. Aeroplanmbajtësi i parë, USS Abraham Lincoln ka rreth 80 aeroplanë në bord dhe është pozicionuar rreth 700 kilometra larg bregut iranian që nga e diela, sipas pamjeve satelitore.
Irani ka kërkuar të shfaqë fuqinë e vet ushtarake, teksa Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka nisur të hënën një seri stërvitjesh ushtarake në Ngushtica e Hormuzit.
Politikanët iranianë vazhdimisht kanë kërcënuar se do ta bllokojnë këtë ngushticë, që është një rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit. Më herët gjatë javës, televizioni shtetëror iranian tha se Teherani do të mbyllë pjesë të kësaj ngushtice për shkak të sigurisë në kohën kur po zhvillohen stërvitjet. /REL/
You may like
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
51 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
9 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
