Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi: Vepra e Kadaresë do të mbetet një pasuri e pashtershme për brezat e ardhshëm

Publikuar

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në emër të tij dhe të institucionit ka shprehur ngushëllimet e thella, familjes, miqve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në një telegram ngushëllimi, Rektori Hajrizi ka theksuar rëndësinë e kontributit të Kadaresë në letërsinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të ndritura të kulturës sonë.

“Me humbjen e Ismail Kadaresë, ne kemi humbur një personalitet të jashtëzakonshëm, por vepra e tij do të mbetet gjithmonë një pasuri e pashtershme për brezat e ardhshëm”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Fotografia: The Guardian

Lajmet nga UBT

Fillon zyrtarisht edicioni i trembëdhjetë i “Global UBT Fest 2024”

Publikuar

nga

Ka nisur zyrtarisht edicioni i trembëdhjetë i Festivalit “Global UBT Fest 2024”, një nga ngjarjet më të mëdha të dijes dhe shkencës në Evropë, organizuar nga UBT. Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëri hapjen e këtij festivali i cili do të përfshijë një sërë aktivitetesh që synojnë angazhimin e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve për të promovuar ide dhe njohuri inovative.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e Festivalit Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2024”, i cili tashmë është bërë një traditë e organizimit nga UBT. Ky festival do të mbledhë profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në mbi 300 aktivitete, duke synuar që këtë vit të sjellë në UBT mbi 12 mijë pjesëmarrës, në një prej ngjarjeve globale që ka të përfshirë edhe diasporën.

“Kosova përmes Global UBT Fest edhe këtë vit do të bëhet destinacion për shumë ekspertë, shkencëtarë, politikanë, si dhe artistë ndërkombëtarë. Ky festival, më i madhi i llojit të tij në rajon dhe në Evropë, është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të UBT-së – profesorëve, studentëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Falë mbështetjes suaj të palodhshme dhe përkushtimit tuaj, kemi arritur të krijojmë një mjedis ku inovacioni, krijimtaria dhe bashkëpunimi ndërveprojnë dhe arrijnë qëllimet e përbashkëta”, tha Rektori Hajrizi.

Në ceremoninë e hapjes, Rektori Hajrizi përkujtoi dhe nderoi veprën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

“Kadare ishte një zë i fuqishëm i kombit tonë, një mendje brilante dhe një shpirt që përjetoi dhe përshkroi të gjitha sfidat dhe ëndrrat e shqiptarëve. Ai do të mbetet përjetësisht në zemrat tona dhe do të jetë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm”, tha Hajrizi.

Gjatë këtij muaji, “Global UBT Fest 2024” do të ofrojë mundësi të shumta për studentët që përtej studimeve, të bëhen pjesë e aktiviteteve si samite, ligjërata tematike, punëtori dhe vizita studimore. Këto aktivitete synojnë përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të tyre rreth fushave të caktuara, duke i bërë më të profesionalizuar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nis edicioni i sivjetmë i Global UBT Fest

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan u bë hapja zyrtare e edicionit të sivjetmë të Global UBT Festival. 

Në hapje të ceremonisë së Global UBT Festival, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se vizioni i UBT-së është që ky të jetë festivali më i madh për arsim e shkencë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi dashur dhe kemi thënë edhe më herët që Global UBT Festival të jetë vërtet global, në të cilin marrin pjesë personalitete të ndryshme globale. Është vizioni i joni që të arrijmë që të jetë festivali më i madh në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi mes tjerash presidenti i UBT-së.

Rektori tha se këtë vit synojnë të kenë mbi 12 mijë pjesëmarrës.

Global UBT Fest është një festival unik që mbledh të rinjtë nga i gjithë rajoni dhe Evropa për një muaj me plotë aktivitete, mësime dhe rrjetëzim. Me më shumë se 30 shkolla verore, ky festival është vendi ideal për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të fituar aftësi të reja./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

U ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar të shkollave të UBT-së

Publikuar

nga

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Shkollat e Mesme të UBT-së, u ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar. Nxënësit që kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë mbajtur një notë mesatare prej 5.0 gjatë gjithë vitit shkollor u nderuan me mirënjohje nga institucioni.

Kjo mirënjohje është një vlerësim i përkushtimit, punës së palodhur dhe arritjeve të shkëlqyera të këtyre nxënësve, të cilët kanë treguar një nivel të lartë të ekselencës akademike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/25

Publikuar

nga

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025, në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:

PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:

PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan.

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

  • Erasmus+;
  • CEEPUS;
  • PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:

  • Gjuhë shqipe;
  • Gjuhë angleze;
  • Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
  • Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

  • Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
  • Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok.

Leading the Way

#jointheLEADER

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara