Lajmet

Rektori Hajrizi u prit në Ankara nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop

Şentop dhe Hajrizi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve.

Published

on

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, prof.dr. Mustafa Şentop, ka pritur në një takim të veçantë presidentin dhe rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë takim, kryeparlamentari Şentop dhe rektori Hajrizi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Në këtë takim, rektori Hajrizi e ka njoftuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë për marrëveshjet që ka nënshkruar me universitetet e njohura turke për shkëmbim të përvojave, të stafit akademik dhe studentëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen për programet e përbashkëta mësimore me këto universitete.

“Kryeparlamentarin Şentop e falënderova për mbështetjen e tyre të madhe për Kosovën. Po ashtu, i shpreha interesimin tonë për bashkëpunim më të madh veçanërisht në fushën e arsimit, shkencës, inovacionit dhe teknologjisë“, u shpreh pas takimit rektori Hajrizi. Ai tha se gjatë këtij takimi ka prezantuar edhe mundësinë që ofron UBT për studentët nga Turqia për të ndjekur studimet në Kosovë, në një infrastrukturë moderne e me programe atraktive e të vlerësuara ndërkombëtarisht.

Rektori Hajrizi me këtë rast ka ftuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, që ta vizitojë UBT-në, për të cilin do të ndaj edhe një mirënjohje për mbështetjen e tij për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit.

Rektori Hajrizi e ka përmbyllur suksesshëm vizitën e tij një javore në Turqi me takimet që ka zhvilluar në parlamentin turk me sekretarin e përgjithshëm dhe grupet punuese parlamentare atje.

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara