Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të marketingut digjital dhe Start-Ups në eventin “INFODAY”

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të marketingut digjital te bizneset e reja, por edhe ato aktuale.

Publikuar

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të “Korça Innovation & Technology Hub” mori pjesë në eventin “INFODAY” ku së bashku me panelistë të tjerë, diskutuan rreth risive dhe sfidave në Start-ups, në marketingun digjital, si dhe rreth orientimit të të rinjve drejt modeleve inovative në fushën e teknologjisë kreative.

Duke përcjellë nga afër trendin që po zhvillohet në këto fusha, rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të marketingut digjital te bizneset e reja, por edhe ato aktuale, sfidat me të cilat përballen këto biznese, mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe për përfshirjen e të rinjve në një treg pune jo vetëm lokal e kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

“Është shumë e rëndësishme që të jemi pjesë e zhvillimeve të ndryshme rreth nesh dhe në të njëjtën kohë të përcjellim trendet e reja që na sjell bota e zhvilluar. Kësisoj, marketingu digjital është një prej aspekteve të rëndësishme të zhvillimit të secilës kompani apo biznes, qoftë i ri apo aktual, pa marrë parasysh sfidat të cilat mund të hasen gjatë rrugës”, ka thënë rektori Hajrizi.

Ky aktivitet është mbajtur në qytetin e bukur të Korçës dhe është zhvilluar nga Qendra e Teknologjisë dhe Inovacionit “Korça Innovation & Technology Hub”, qendër të cilën UBT e ka zhvilluar së bashku me Bashkinë e Korçës.

Lajmet nga UBT

Studio në UBT dhe siguro bursë nga Fondacioni UBT – Jim Xhema

Publikuar

nga

Fondacioni UBT Jim Xhema siguron mbështetje financiare për të rinjtë që aplikojnë për të studiuar në nivelin Bachelor dhe Master në UBT, duke ofruar përkrahje për të rinjtë nga mbarë trojet shqiptare në zhvillimin e talentit të tyre dhe për një edukim sa më cilësor.

Fondacioni synon të ofrojë mbështetje të plotë për rininë, duke tejkaluar kufijtë gjeografikë dhe përfshirë rajone të ndryshme me komunitete shqiptare.

Përkushtimi i Jim Xhemës dhe UBT-së tregon objektivin kryesor të fondacionit për të ndihmuar në zhvillimin e talenteve të reja, duke u mundësuar atyre të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

APLIKO PËR BURSË

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Poliklinika Stomatologjike në UBT ka realizuar me sukses dy operacionet e radhës

Publikuar

nga

Poliklinika Stomatologjike në UBT, në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë, dhe në veçanti Katedra e Parodontologji me Mjekësi Orale, ka realizuar me sukses operacionet e radhës “Op. me llambo – kiretazh e xhepave parodontal”, si dhe “frenectomia labi inferior me laser të indëve të buta”.

Operacionet u kryen me udhëheqjen e profesorëve dhe asistentëve specialistë në Parodontologji me Mjekësi Orale, duke përfshirë asistencën e studentëve të vitit të gjashtë të degës së Stomatologjisë.

Tani, të gjitha shërbimet operative, të cilat kryhen në një sallë të pajisur me pajisje të sofistikuara, janë në dispozicion të pacientëve nën monitorimin dhe mbikëqyrjen e profesorëve dhe asistentëve nga Katedra e Parodontoligjisë me Mjekësi Orale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT vazhdon rritjen e partneriteteve akademike e shkencore: Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “KirikKale” nga Turqia

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “KirikKale” nga Turqia. Kjo marrëveshje është nënshkruar si rezultat i gatishmërisë së dy palëve për projekte të përbashkëta kërkimore e akademike, si dhe gatishmërisë së të dy institucioneve për shkëmbimin e përvojave të tyre më të mira shkencore dhe teknologjike.

Kjo marrëveshje u ka hapur rrugë stafit dhe studentëve të të dyja universiteteve të jenë pjesë e programeve të shkëmbimeve, duke krijuar kështu mundësi të reja për zhvillimin e tyre akademik, profesional dhe kulturor.

Rektori Hajrizi ka theksuar rëndësinë e shkëmbimeve ndërkombëtare për pasurimin e përvojës së studentëve dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit në të dy institucionet. Ai nënvizoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të ndërsjella, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta kërkimore, forume dhe konferenca.

Universiteti “KirikKale” është i njohur për infrastrukturën e avancuar kërkimore, sidomos në shkencat sociale dhe ato mjekësore. Ky bashkëpunim pritet të forcojë lidhjet akademike midis Kosovës dhe Turqisë, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në të dy vendet.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Maturantë të shumtë nga e gjithë Kosova vizituan Qytetin e Mençur të UBT-së

Publikuar

nga

Maturantë të shumtë nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan, në kuadër të ditëve të Programit Përgatitor të Maturës 2024.

Mbi 10 mijë maturantë po trajnohen nga ekspertë të fushave të ndryshme në UBT, me qëllim që të përgatiten sa më mirë dhe të arrijnë rezultate të larta në testin e maturës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara