Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi priti në takim drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Rektori Hajrizi, drejtorin Ibrahimi e ka njoftuar me infrastrukturën, mundësitë, si dhe me potencialin e madh që po e ofron UBT.

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka pritur në një takim pune, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, të cilin e ka njoftuar me të arriturat dhe sukseset e UBT-së në arenën ndërkombëtare.

Rektori Hajrizi, drejtorin Ibrahimi e ka njoftuar me infrastrukturën, mundësitë, si dhe me potencialin e madh që po e ofron UBT për të bashkëpunuar me të gjitha komunat e Kosovës, duke u mbështetur gjithmonë në faktin se UBT si institucion i arsimit të lartë mbulon të gjitha fushat e jetës me programe unike universitare dhe me trajnime të licencuara.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi para delegacionit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, tregoi se infrastruktura moderne, teknologjike, si dhe burimet njerëzore dhe profesionale të UBT-së, ndihmojnë shumë në hedhjen e hapave përpara në ndërmarrjen e veprimeve që reflektojnë në përgjegjësinë sociale të institucionit, duke shtuar se bashkëpunimi me komunat e Kosovës dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës e sheh në të njëjtën frymë.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, me rektorin Hajrizi ka ndarë informacione të rëndësishme për Asociacionin e Komunave të Kosovës, iniciativat e ndërmarra, si dhe projektet që janë zhvilluar në kuadër të këtij asociacioni, teksa ka vlerësuar shumë rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet akademike për të shtyrë përpara iniciativa dhe projekte të tjera.

Në këtë takim u vendos që nga java e ardhshme të fillojnë takimet me kolegjiumet e drejtorive komunale të cilat operojnë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, takime këto që do të fokusohen në tema dhe projekte konkrete në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit urban, e mjedisit.

Lajmet nga UBT

UBT International Smart Schools tani edhe në Gjilan me dy programe në mjekësi

Published

on

By

UBT International Smart Schools sjellë në Gjilan dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor. Kjo është mundësia ideale për nxënësit që duan të ndjekin një profesion të sigurt në fushën e shëndetësisë.

Me pajisje moderne dhe mësim me metoda bashkëkohore, shkolla ofron përgatitje të plotë praktike dhe teorike për profesionistët e ardhshëm të mjekësisë.

Programe të ofruara:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor

Nxënësit do të kenë mundësi të praktikojnë në institucione shëndetësore dhe të mësojnë nga profesionistë me përvojë, duke u përgatitur për sfidat e tregut të punës në sektorin e shëndetësisë.

Mos e humb shansin të bëhesh pjesë e kësaj rrugë të sigurt profesionale. Regjistrohu tani — vendet janë të kufizuara!

REGJISTROHU ONLINE

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Tani edhe në Prizren: UBT International Smart Schools me dy drejtime të mjekësisë

Published

on

By

UBT International Smart Schools zgjeron ofertën arsimore dhe edukative me dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, duke i ofruar nxënësve të Prizrenit mundësinë për të ndjekur një karrierë të sigurtë në fushën e mjekësisë.

Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, shkolla sjell mundësi të shumta për të rinjtë që duan të specializohen në profesionet mjekësore.

Nxënësit tani mund të zgjedhin mes dy programeve kryesore:Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor

Këto drejtime janë të fokusuar në inovacion, praktikë të drejtpërdrejtë në institucione shëndetësore dhe zhvillimin profesional të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.

Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.

REGJISTROHU ONLINE

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar me një nga universitetet më prestigjioze në Greqi – University of Thessaly

Published

on

By

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione të rëndësishme akademike në Evropë, UBT ka nënshkruar një marrëveshje me University of Thessaly në Greqi, një universitet me reputacion të lartë ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Kjo marrëveshje vendos bazat për një partneritet të thellë akademik dhe shkencor, duke përfshirë: shkëmbimin e studentëve, mobilitetin e stafit akademik, zhvillimin e përbashkët të projekteve kërkimore, mentorimin e përbashkët të disertacioneve doktorale, si dhe organizimin e praktikave profesionale dhe trajnimeve për studentët afër përfundimit të studimeve.

Një nga pikat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është mundësia për zhvillimin e programeve të përbashkëta ndërkombëtare të studimit, duke i ofruar studentëve një avantazh të qartë në skenën globale të arsimit dhe punësimit.

Me këtë marrëveshje, UBT thellon angazhimin e tij për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe afirmon pozicionin e tij si një aktor aktiv në rrjetet evropiane të bashkëpunimit akademik dhe shkencor.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT zgjeron rrjetin ndërkombëtar: Partneritet i ri me Fakultetin e Arteve Grafike të Universitetit të Zagrebit

Published

on

By

UBT ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në drejtim të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Arteve Grafike të Universitetit të Zagrebit, një nga institucionet më të njohura akademike në Kroaci në fushën e artit dhe dizajnit.

Kjo marrëveshje hap horizonte të reja për bashkëpunim ndërinstitucional në fusha kyçe si shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik e administrativ, zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore dhe inovative, si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta shkencore, artistike dhe kulturore.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar ura të qëndrueshme me institucionet më të mira arsimore në Evropë, duke krijuar një platformë të përbashkët për avancimin e dijes, inovacionit dhe krijimtarisë.

Continue Reading

Të kërkuara