Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi prezanton modelin teknologjik dhe inovativ të UBT-së në Bullgari

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka prezantuar para rektorëve të universiteteve të Ballkanit modelin e UBT-së, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+ (Mobility staff), si njëri prej institucioneve që ka bërë revolucion në teknologjinë dhe inovacionin në Kosovë dhe rajon.

Ai shpalosi rolin inovativ të ekosistemit të dijes, me theks sistemin e kërkimit arsimor dhe sistemin e inovacionit për ekosistemet e vogla në vend, teksa Bullgaria u bë nikoqir i prezantimit të konceptit të UBT-së, “UBT Smart City”, që është qendra më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Rektorët e universiteteve të Ballkanit dhe të pranishmit e tjerë u njoftuan nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi me punën shkencore të UBT-së, si dhe rolin e madh që ka institucioni në nxjerrjen e kuadrove profesionale në fushat e teknologjisë, inxhinierisë, inovacionit dhe sistemeve.

Vendi

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Vendi

UBT dhe “Sun Moon University” në Korenë e Jugut diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, takoi në Seul të Koresë së Jugut përfaqësuesit e Sun Moon University, z. Yun Kyungnam, Senior Manager në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe Prof. Emmanuel Adu.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione dhe diskutuan potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm, duke u pajtuar për të vazhduar komunikimin dhe për të shqyrtuar mundësitë konkrete për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, realizimin e studimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e iniciativave të tjera me interes të përbashkët.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut.

Continue Reading

Lajmet

Ekipi i Kosovës shënon suksese në garën globale të robotikës në Korenë e Jugut

Published

on

By

Ekipi përfaqësues i Kosovës “First Kosova”, i përfaqësuar nga UBT në garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge 2026” në Korenë e Jugut, po vazhdon të arrijë rezultate të larta duke shënuar fitore të njëpasnjëshme në raundet e zhvilluara.

Në mesin e 191 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, Kosova aktualisht renditet në mesin e 100 shteteve të para, bazuar në pikët e fituara dhe përballjet e suksesshme me ekipe nga vende me traditë të fuqishme në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Gara e këtij viti zhvillohet me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra, ku përfaqësuesit kosovarë po sfidojnë njohuritë e tyre krah për krah me ekipet më të mira botërore.

Lidhur me ecurinë e garës dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë skenë globale, mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij përfaqësimi dhe përkushtimin e të rinjve që po tregojn në këto gara.

“Kosova po përfaqësohet denjësisht në një skenë të tillë ndërkombëtare. Pjesëmarrja dhe rezultatet e deritanishme dëshmojnë përkushtimin e të rinjve tanë ndaj inovacionit dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm për të konkurruar në nivelet më të larta”, është shprehur Elita Hajrizi nga Korea.

Më tej, Hajrizi njoftoi per përgatitjen strategjike dhe analizën taktike që po zbaton ekipi gjatë garës.

“Kemi ndërtuar një strukturë të ngjeshur pune për të siguruar gatishmëri maksimale. Analizojmë në mënyrë të vazhdueshme strategjitë në bazë të aleancave që formojmë në garë. Deri më tani kemi arritur të fitojmë një sërë sfidash dhe synojmë ta ruajmë këtë ecuri pozitive deri në përmbyllje të garës”, ka thënë Hajrizi.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara