Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi në Konventën e Industrisë së Drurit theksoi rëndësinë lidhjes mes industrisë dhe akademisë

Hajrizi foli para të pranishmëve për zhvillimin e kësaj industrie me akademinë brenda institucionit që ai udhëheq.

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në edicionin e pestë të Konventës së Industrisë së Drurit, që u organizua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Në sesionin e tretë që si koncept diskutimi kishte bashkëpunimin e universiteteve/kolegjeve me industrinë, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, foli para të pranishmëve për zhvillimin e kësaj industrie me akademinë brenda institucionit që ai udhëheq.

“Si institucion ne kemi zhvilluar lidhjen e ngushtë mes industrisë dhe akademisë, dhe kjo lidhje gjithnjë i shërben tregut të punës dhe në të njëjtën kohë edhe aftësimit të fuqisë punëtore për tregun e punës. Kjo vjen si rezultat jo vetëm i konkurrueshmërisë në treg, por edhe si rezultat i potencialit të madh jo vetëm në resurse njerëzore por edhe në burime kapitale. Programet e studimit që ofron UBT dhe trajnimet e shumta, të rinjve u ofrojnë hapësirën e nevojshme për t’u zhvilluar në kuadër të kësaj industrie dhe për këtë jemi shumë të lumtur”, ka thënë rektori Hajrizi.

Në këtë konventë u organizua gara e dizajnit të produkteve të drurit, me ç’rast studenti nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Edon Berisha zuri vendin e parë me punimin e tij.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ceremonia, e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, mblodhi personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, akademisë, kulturës dhe shoqërisë civile për të nderuar trashëgiminë e paharruar të Presidentit Rugova.

Rektori Hajrizi vlerësoi rolin vendimtar të Presidentit Rugova në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokracisë. Ai theksoi se vizioni dhe filozofia paqësore e Rugovës mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke u bërë shembull i një lidershipi që ndërtoi ura mirëkuptimi dhe qëndroi gjithmonë besnik ndaj aspiratave të popullit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së përcjell punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si anëtar digjital dhe pjesëmarrës në Forumin Botëror të Davos-it përmes Open Forum po përcjell me pjesëmarrje aktive punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025, i cili po mbahet këtë javë në Zvicër.

UBT vazhdon të jetë një kontribues i fuqishëm në ndërlidhjen mes arsimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke sjellë përvoja dhe vizione që mbështesin avancimin e Kosovës në arenën globale.

Temat e Forumit në këtë vit janë më me interes strategjik edhe për UBT-në edhe për Kosovën. Forumi i sivjetmë, që bashkon liderë globalë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, ka si temë kryesore “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale.

Bashkëpunimi global, interdisciplinariteti dhe inovacioni janë përgjigjie për sfidat e sotme dhe të ardhmes së njerëzimit, e të planetit tonë në përgjithësi.

UBT me ekosistemin inovativ të mençur dhe me fokus në reziliencë dhe zhvillim të qëndrueshëm po ofron një platformë konveregjente për edukim, shkencë, inteligjencë artificiale, teknologji e biznes, me të cilat mund të gjenerohen kushte reale për shkathtësitë e së ardhmes, vende të reja të punës, potencial për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm”, potencoi Rektori Hajrizi.

Për këtë arsye, UBT vitet e fundit është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin në edukim, cilësi, ndërmarrësi, teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm e punë pionire.

Continue Reading

Kulturë

Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.

Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.

Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet në Universitetin EMUNI për projektin inovativ COWEB

Published

on

By

Në kuadër të projektit COWEB (Virtual Collaborative Learning in WB HEIs), stafi i Fakultetit të Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) në përbërje të Muhamet Gërvalla, Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj përfaqësuan UBT-në në Universitetin EMUNI, në Piran, Slloveni. Ata morën pjesë dhe kontribuuan aktivisht në aktivitetet e radhës së projektit.

Gjatë sesioneve të organizuara, u prezantuan arritjet e deritanishme të projektit, duke përfshirë implementimin e VCL (Virtual Collaborative Learning) në nivel rajonal, ku janë angazhuar disa nga profesorët, e-tutorët dhe studentët e UBT-së. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në planifikimin e VCL-së ndërkombëtare dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të projektit. Në këtë kuadër, u trajtuan edhe mundësitë për bashkëpunime të reja me partnerët ndërkombëtarë dhe angazhimet e stafit për publikimin e një libri që trajton temën e VCL-së.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe synon të promovojë aplikimin e teknikave të Bashkëpunimit Virtual në Mësimdhënie (VCL) si një qasje inovative pedagogjike, me fokus në bashkë-krijimin e hapësirave virtuale dhe të përziera të të mësuarit, si dhe përmbajtjen e kurseve që nxisin aftësitë dhe kompetencat e shekullit të 21-të për studentët. Po ashtu, projekti synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet IAL-ve dhe studentëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Projekti bashkon 3 IAL nga BE-ja dhe 7 IAL nga Ballkani Perëndimor, duke krijuar një platformë për të ardhmen e inovacionit në arsimin e lartë.

Continue Reading

Të kërkuara