Programi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT është konceptuar për të ofruar një arsimim gjithëpërfshirës dhe inovativ, duke përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e industrisë muzikore dhe prodhimit digjital. Ky program ndërthur muzikën moderne me teknikat e prodhimit digjital dhe menaxhmentin e industrisë muzikore, duke i ofruar studentëve një kurikulë të pasur për një karrierë të suksesshme në këtë fushë.
Programi Muzika Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhimi në UBT, është dizajnuar për të përmbushur nevojat për kuadro profesionale në industrinë dhe institucionet e ndryshme kulturore, përfshirë radio, televizione, platforma online, film, teatër dhe festival.
Ky program ofron një spektër të gjerë të industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe marrëdhëniet me tregun, kërkimin muzikologjik, organizimin e ngjarjeve kulturore, dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.
Me një kurikulë multidisiplinare që bashkon kreativitetin artistik, studentët do mësojnë të krijojnë dhe të menaxhojnë muzikën duke përdorur teknologjitë më të fundit, ndërsa njëkohësisht do zhvillojnë njohuri në menaxhimin e karrierave artistike dhe planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve muzikore.
UBT ofron një infrastrukturë moderne me studio dhe pajisje të avancuara, duke krijuar një ambient profesional. Kjo infrastrukturë moderne i ndihmon studentët të aplikojnë njohuritë e tyre në një mjedis të sofistikuar dhe profesionalë
Ndërsa stafi akademik përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në muzikë, prodhim digjital dhe menaxhment të industrisë muzikore. Ligjëruesit janë të angazhuar për të ofruar mësim cilësor, të bazuar në përvoja reale.
Studimi i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT ofron një përgatitje të plotë dhe të avancuar, duke përgatitur studentët me njohuri dhe aftësi praktike. Ky program u mundëson studentëve të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë në vazhdimësi.
“Programi, Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim është krijuar për t’u ofruar studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe përvojë praktike. Në një industri që ndryshon me ritme të shpejta, është thelbësor që të rinjtë të jenë të kualifikuar, që nga kompozimi dhe prodhimi, deri te menaxhimi dhe shpërndarja e muzikës në tregjet globale. Në UBT, ne ndërtojmë gjeneratën e ardhshme të krijuesve, producentëve dhe liderëve të industrisë muzikore.” – Prof. Dr. Ariana Gjoni, Dekane e Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit.