Aktualitet

Reis Luzhnica, deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Cyrihut

Published

on

Duke filluar nga 25 gushti një vend në Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” një politikan i ri shqiptarozviceran. Bëhet fjalë për Reis Luzhnicën, të lindur në Prishtinë, në vitin 1990.

Luzhnica, i ardhur në Zvicër me prindërit kur ishte vetëm dy vjeç, do të trashëgojë kështu vendin e deputetes Vera Ziswiler e cila kalon në një post të ri, shkruan albinfo.ch, transmeton KultPlus.

Reis Luzhnica në zgjedhjet e fundit (2018) ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) ndërsa votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për të siguruar vendin në asamble.

Tani, duke qenë i pari në listë pas fituesit të atëhershëm nga partia e tij, atij i takon ta marrë mandatin e deputetit/asambleistit të Cyrihut.

I kontaktuar nga albinfo.ch, deputeti më i ri i Cyrihut, Reis Luzhnoca thotë: “Jam shumë i motivuar qe te angazhohem me politika socialdemokrate për të gjithë qytetarët e Cyrihut, pa dallime. Qytetin tonë e presin sfida të ndryshme në te ardhmen, për të cilat sp-ja i ka përgjigjet e duhura”, transmeton tutje KultPlus.

Reis Luzhnica drejton një punëtori shtypi në Altstetten. Krahas anëtarësisë në SP ai njihet ehde për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, në Zvicër.

Qyteti i Cyrihut është një metropol i vërtetë dhe, me rreth 440.000 banorët e tij, dukshëm më i madh në krahasim me qytetet tjera të mëdha në Zvicër.

Siç dihet, në Cyrih dhe rrethinë është përqendruar një komunitet i madh shqiptar, sigurisht, më i madhi në Zvicër . Por, deri para tri vitesh nga ky komunitet nuk kishte asnjë përfaqësues në Parlament.

Shqiptariozvicerani i parë që arriti të bëhej  pjesë e Parlamentit të qytetit, ishte Përparim Avdili, me prejardhje nga Kumanova, kandidat i Partisë Liberale (FDP).

Marrë parasysh madhësinë e Cyrihut, të jesh i përfaqësuar në parlamentin e këtij qyteti është sigurisht diçka më e veçantë, shkruan albinfo.ch. Prandaj lajmi për deputetin e dytë me prejardhje shqiptare në këtë parlament është po ashtu me rëndësi.

Të kujtojmë, deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut aktualisht është politikania e re nga SP, Qëndresa Sadriu. /albinfo/ 

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.

Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.

Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

By

Kryeministri britanik Keir Starmer thotë se është e qartë që operacioni i SHBA-së ka “dobësuar masivisht” aftësinë ushtarake të “regjimit të urryer në Iran”.

Por pas konfliktit, Starmer thotë se do të duhet të ketë një lloj “marrëveshjeje të negociuar” që kufizon aftësinë e Iranit për të rindërtuar programin e tij bërthamor dhe siguron transportin ndërkombëtar detar.

Ai shprehet se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet për të “siguruar stabilitetin në tregje”.

“Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë,” thotë ai, kjo është arsyeja pse MB po punon me “të gjithë aleatët tanë” për të sjellë një “plan të zbatueshëm” për të rikthyer lirinë e lundrimit në rajon.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme

Published

on

By

Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.

Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.

Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online

Continue Reading

Lajmet

Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it

Published

on

By

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.

“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.

Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.

Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”

Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.

“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.

I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/

 

Continue Reading

Të kërkuara