Lajmet

Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, Prishtina subvencionon familjet me nga 70 euro

E para e arsimit në kryeqytet ka thënë se përparësi do të kenë disa kategori.

Published

on

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet do të subvencionohen me 70 euro.

“Arsyeja kryesor që ju kam ftuar sot është për të ndarë me ju lajmin e mirë që kemi hapur thirrjen për subvencionim me nga 70 euro të familjeve të Prishtinës për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet private. Secila familje e Prishtinës që të hyrat financiarë i ka nënë 500 euro dhe ka fëmijë të moshes 9 muaj deri në 6 vjet do të subvencionohet me nga 70 euro për të regjistruar fëmijët e tyre ne çfarë do çerdhe private”, ka thënë ajo.

E para e arsimit në kryeqytet ka thënë se përparësi do të kenë disa kategori si nënat vetushqyese, fëmijët me nevoja të veçanta e fëmijët e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

“Ky lajm është shumë i mirë për prindërit e Prishtinës. Me një subvencionim me nga 70 euro në muaj ne do të presim përfshirje të fëmijëve ne çerdhe dhe edukim të hershëm. Do të rrisim pjesëmarrje  e grave në tregun e punës si dhe do të lehtësojmë barrën financiare të shumë familjeve të Prishtinës. Kategoritë që do të jenë më përparësi janë nënat vetushqyese, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e invalidëve të UÇK si dhe fëmijët e veteranëve të UÇK-së”, tha ajo.

Drejtoresha e Arsimit ka thënë se përfshirja në çerdhe dhe edukimi i hershëm sjellin benefite afatgjate në zhvillimin pozitiv të fëmijës, tanimë është vërtetuar shkencërisht.

“Arsimimi dhe edukimi transformojnë jetët e fëmijëve dhe thyejnë ciklin e varfërisë me të cilin ballafaqohen shumë fëmijë dhe 6 vitet e para të jetës janë vendimtare. Fëmijët mësojnë më shumë gjatë gjashtë viteve të para të jetës se sa në çdo moment tjetër të jetës së tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje, Musmurati ka shtuar se investimi në edukimin e fëmijërisë së hershme është një mënyrë e mirë për të zvogëluar boshllëqet që shpesh i vendosin fëmijët me status të ulët social dhe ekonomik në disavantazh jetësor.

“Prandaj, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit e rinj që jetojnë në Prishtinë sepse sado pak ju lehtëson barrën financiare të edukimit të hershëm për fëmijët e tyre.  Si politikë e re, ky subvencionim do të ndihmojë edhe nënat e reja që të hyjnë në tregun e punës sa më parë dhe të rrisin përfshirjen e grave në tregun e punës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me subvencionimin me nga 70 euro në muaj për familjet e Prishtinës, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë.

“Ne kemi ndarë 100 mijë euro për financim të fazës së parë, por varësisht nga numri i aplikimeve do të rrisim edhe buxhetin.  Prandaj i bëj thirrje të gjithë prindërve të Prishtinës që të hyrat familjare i kanë nën 500 Euro të aplikojnë në thirrjen e hapur për subvencionim, e cila tanimë është në uebfaqe të Komunës së Prishtinës dhe në rrjetet tona sociale”, ka thënë Musmurati.

Të gjithë qytetarët mund ta bëjnë aplikimin edhe në sportelin numër 5 në objektin e Komunës së Prishtinës.  

Vendi

Skenderaj: Arrestohet një person për mospërfillje të urdhrit të gjykatës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti ka shkelur urdhrat e gjykatës duke shkuar në shtëpinë e bashkëshortes së tij, sipas raportit 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar shqetësim tek viktima duke mos respektuar masat e sigurisë.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Raste të dhunës në familje në Lipjan, Malishevë e Mitrovicë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajone të ndryshme të vendit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve në stacionin policor, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku po ashtu një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas konsultimit me prokurorin, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa procesi ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së, Peter Sørensen: Diskutohet integrimi dhe Këshilli i Evropës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, fokusi kryesor i takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, si një përcaktim strategjik i vendit. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas angazhimit të institucioneve për përmbushjen e reformave evropiane.

Përveç agjendës integruese, Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen diskutuan edhe për aktualitetet e fundit politike dhe zhvillimet e brendshme në vend. Në këtë takim, Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë të kabinetit të tij.

 

Continue Reading

Lajmet

Shtime: Vdes një punëtor në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar teksa ishte duke punuar në një kompani në rrugën “Industria” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima, burrë, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por mjekët vetëm kanë mund të konstatojnë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara