Aktualitet

Regjistrimet në Shkollën Fillore të UBT-së vazhdojnë – Interesim i madh nga prindërit për një arsim inovativ dhe cilësor

Published

on

Interesimi i prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në Shkollën Fillore të UBT-së është gjithnjë në rritje, teksa procesi i regjistrimeve për klasën e parë deri në të nëntën vazhdon me intensitet të lartë. Ky institucion edukativ po konsiderohet si një nga më inovativët në vend dhe rajon, duke ofruar një qasje të re ndaj arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

UBT, si lider në arsim dhe teknologji, ka zhvilluar një model shkollor të avancuar që ndërthur metodat moderne të mësimdhënies me përdorimin e teknologjisë digjitale, laboratorëve praktikë, ambienteve krijuese dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare që ndihmojnë në zhvillimin e plotë të fëmijës.

Shkolla Fillore e UBT-së synon të edukojë gjenerata të reja të pajisura me dije, shkathtësi praktike dhe mendim kritik, përmes një qasjeje që vendos fëmijën në qendër të procesit mësimor.

Lokacioni: Kampusi UBT, Lipjan

+383 46 332 233 | 📧 [email protected]

Regjistro edhe ti fëmijët e tu dhe siguro vendin në shkollën më të mirë në rajon!

Vendet janë të limituara – mos e humb mundësinë për një të ardhme më të ndritur për fëmijën tënd!

Aktualitet

​Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-në, themel i sigurisë sonë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, është takuar në New York me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Presidentja Osmani ka shkruar se ky takim erdhi pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë.

Gjatë takimi me Hanrahan, ajo ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​IKSHPK: Uji nga Badoci me përmirësim, por jo i pijshëm

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një përditësim zyrtar lidhur me praninë e manganit në ujin e pijshëm në zonën e furnizimit nga Liqeni i Badocit.

Nga Instituti thonë se sipas matjeve të kryera gjatë javës së fundit në laboratorët e tyre, vlerat e manganit kanë shënuar një ulje të ndjeshme, duke zbritur në 0.067 mg/L, që është nën pragun shëndetësor të përcaktuar nga OBSH (0.3 mg/L), por ende mbi kufirin ligjor të Kosovës, që sipas udhëzimit administrativ është 0.05 mg/L.

Për këtë arsye, IKSHPK vazhdon të rekomandojë që uji në këtë zonë nuk është i sigurt për konsum njerëzor.

“Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të këshillojë që uji të mos përdoret për pije deri në normalizimin e plotë të parametrave të cilësisë,” thuhet në komunikatë.

IKSHPK njofton gjithashtu se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit dhe do të informojë qytetarët për çdo ndryshim të rëndësishëm./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Zyrtarisht shkarkohet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Published

on

Këshilli Bashkiak pas fjalëve të kryetarëve të grupeve të Këshilltarëve në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka hedhur në votim propozimin për shkarkimin e tij.

Këshilltarët kanë votuar shkarkimin e tij si mazhorancë dhe opozitë me 51 vota pro.

Në mbledhje mungojnë 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurrje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.

Gjithashtu, këshillitarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në procesin e votimit./S.K/KP/Euronews/

Continue Reading

Aktualitet

​Trump para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi në mesin e tyre

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, se u ka dhënë fund shtatë luftërave.

Trump ka përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se ka qenë shumë i zënë këtë mandat duke u përpjekur të shpëtojë miliona jetë.

“Kam përfunduar shtatë luftëra. Në çdo rast, mijëra njerëz do të vriteshin, si në Kamboxhia dhe Tajlandë, Kosovë dhe Serbi, Kongo dhe Ruandë, Indi dhe Pakistan, Izrael dhe Iran, Egjipt dhe Etiopi, Armeni dhe Azerbajxhan. Asnjë president, kryeministër apo shtet nuk ka bërë diçka të ngjashme, dhe unë e arrita këtë brenda shtatë muajsh. Jam shumë i nderuar që e bëra”, tha Trump.

Sipas tij, asnjë president, kryeministër apo shtet nuk ka bërë diçka të ngjashme.

Trump tha se Kombet e Bashkuara madje nuk u përpoqën të ndihmojnë në asnjërën prej tyre.

“Është shumë keq që u detyrova ta bëja vetë këtë, në vend të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara madje nuk u përpoqën të ndihmojnë. Kam përfunduar shtatë luftëra, jam marrë me liderët e të gjitha atyre vendeve, dhe nuk kam marrë asnjë telefonatë apo ofertë ndihme nga OKB-ja për të finalizuar marrëveshjet”, tha ai.

Presidenti amerikan folur edhe për ekonominë e SHBA-së gjatë mandatit të tij të dytë, duke thënë se ndodhet në një gjendje më të mirë se më përpara. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara