Aktualitet

Reforma e pensionimit në Francë: Qeveria paraqet programin në Këshillin e Ministrave

Më shumë greva dhe aksione proteste janë planifikuar më 31 janar.

Published

on

Qeveria franceze po prezanton një projekt-ligj të hënën që parashikon ndryshime të gjera në sistemin e pensioneve që do të shtyjnë dukshëm moshën ligjore të pensionit nga 62 në 64.

Sindikatat nuk janë të kënaqura dhe më shumë se 1 milion njerëz dolën në rrugë javën e kaluar për të refuzuar masën, përcjell UBT News.

Më shumë greva dhe aksione proteste janë planifikuar më 31 janar, të cilat nuk dihet se deri kur do të vazhdojnë./France24/UBTNews/

Aktualitet

43 tentime, asnjë sukses – Kuvendi mbetet i bllokuar

Published

on

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për të 43-tën herë, duke shtyrë edhe më tej formimin e institucioneve të reja të vendit.

Edhe në këtë tentativë, deputetët nuk arritën të formojnë Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 55 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën më 9 korrik në ora 11:00.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA sërish nuk propozuan emrat për anëtarë të këtij komisioni.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, duke insistuar që votimi të zhvillohet përmes një procesi të fshehtë.

Ky rekord i dështimeve reflekton mosmarrëveshjet e thella politike dhe mungesën e konsensusit mes partive kryesore.

Analistët dhe njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se vazhdimi i kësaj bllokade serioze mund të ndikojë negativisht në stabilitetin politik dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

Published

on

By

Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.

Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.

Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu.

Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.

Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.

Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazës, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë./REL

Continue Reading

Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin BRICS-in

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të SHBA-së do të goditen me një tarifë shtesë prej 10%.

Trump e ka kritikuar prej kohësh BRICS-in, një organizatë anëtarët e së cilës përfshijnë Kinën, Rusinë dhe Indinë, e cila është krijuar për të rritur pozicionin ndërkombëtar të vendeve dhe për të sfiduar SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, shkruan BBC.

“Çdo vend që përputhet me politikat anti-amerikane të BRICS-it, do t’i ngarkohet një tarifë SHTESË prej 10%. Nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, shkroi Trump në mediat sociale.

Një afat për vendet që të bien dakord për një marrëveshje tarifore me SHBA-në ishte caktuar për 9 korrik, por zyrtarët amerikanë tani thonë se ato do të fillojnë më 1 gusht.

Deri më tani, SHBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare vetëm me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin. Megjithatë, Britania dhe Amerika ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi taksat për çelikun britanik të importuar nga SHBA-të.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka njoftuar një sërë taksash importi për mallrat nga vendet e tjera – duke argumentuar se ato do të nxisin prodhimin amerikan dhe do të mbrojnë vendet e punës.

Në prill, në atë që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, ai njoftoi një valë taksash të reja për mallrat nga vendet e botës, megjithëse shpejt pezulloi planet e tij më agresive për të lejuar tre muaj bisedime deri më 9 korrik.

I pyetur nëse taksat do të ndryshonin më 9 korrik apo 1 gusht, Trump tha të dielën: “Do të jenë tarifa, tarifat do të jenë tarifa.”

Ai shtoi se midis 10 dhe 15 letra do t’u dërgoheshin vendeve të hënën duke i këshilluar ato se cila do të jetë norma e re e tarifave nëse nuk do të ishte arritur një marrëveshje.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, sqaroi se taksat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Të dielën, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha CNN: “Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke u thënë se nëse nuk i lëvizni gjërat përpara, atëherë më 1 gusht do të ktheheni në nivelin tuaj tarifor të 2 prillit”.

Kërcënimi i Trump ndaj vendeve që punojnë me vendet e BRICS u shfaq pasi anëtarët kritikuan politikat tarifore të SHBA-së, si dhe propozuan reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe mënyrën se si vlerësohen valutat kryesore.

Vitin e kaluar, lista e anëtarëve të BRICS u zgjerua përtej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Indonezinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet në bllok përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës./kosovapress/

Continue Reading

Bota

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

Published

on

By

Sulmet e fundit ajrore me dronë të Ukrainës kanë krijuar një kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë gjatë fundjavës, duke detyruar aeroportet kryesore të ndërpresin ose kufizojnë aktivitetet e fluturimeve. Aeroportet më të mëdha që shërbejnë Moskën dhe Shën Petersburgun janë përfshirë në këtë valë ndërprerjesh.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 të dielën, rreth 400 fluturime ishin anuluar për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerët janë këshilluar që të përdorin trenat si një alternativë për të udhëtuar, pasi shumë fluturime u bënë të pamundura.

Në Aeroportin Sheremetyevo në Moskë, 171 fluturime u anuluan dhe 56 të tjera u vonuan për më shumë se dy orë. Po ashtu, në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg, 90 fluturime u anuluan dhe 37 të tjera u shtynë për një periudhë të ngjashme.

Ministria theksoi se udhëtarët mund të përdorin linjat hekurudhore për të udhëtuar mes Shën Petersburgut dhe Moskës, pasi bileta janë të disponueshme për trenat me distancë të gjatë dhe me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, anulime fluturimesh janë regjistruar edhe në aeroporte të tjera të Rusisë, përfshirë Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet ruse po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për sigurinë e udhëtarëve.

Continue Reading

Të kërkuara