Sport

Referimi skandaloz kundër Interit, Barcelona pritet të raportojë gjyqtarin në UEFA

Bëhet fjalë për Slavko Vincic.

Published

on

Barcelona është e nevrikosur me gjyqtarin Slavko Vincic pasi që ky i fundit bëri një paraqitje të dobët në ndarjen e drejtësisë në humbjen 1:0 kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye, gjiganti katalunas pritet që të merr masa ligjore, dhe ta raportojë Vincic në UEFA.

“Blaugranët” janë tejet të acaruar pas humbjes nga “Nerazzurët”, duke besuar që gjyqtari kishte ndikim serioz, ku edhe trajneri Xavi dështoi ta fsheh zemërimin, ku pas ndeshjes sugjeroi se nuk ka fjalë për ta shpjeguar këtë gjë përveç një zemërimi.

Siç raportohet nga “Radio Catalunya”, Barcelona është e gatshme që ta raportojë gjyqtarin Vincic, pasi që ky i fundit morri vëmendjen pas disa incidenteve të cilat nuk ishin menaxhuar mirë nga ana e tij.

Rezultati i kësaj ndeshjeje mund të jetë kyç për të përcaktuar se cila skuadër do të vazhdojë tutje në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Këto incidentet nga Vincic përfshijnë golin e anuluar të Pedrit, lojën me dorë të Denzel Dumfries brenda 16 metërshit, dhe ndërhyrjen e Hakan Calhanoglut në Sergio Busquets, vendime këto të cilat Barcelona mendon se duhet të rishikoheshin nga VAR-i.

Lajmet

​Bashkimi kërkon suksesin historik në Evropë

Published

on

Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup.

Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.

Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për Portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.

Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschëeig të Gjermanisë në Grupin F.

Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri 42 vjeçar kthehet për kualifikueset e Botërorit

Published

on

Portieri me përvojë Craig Gordon është rikthyer në kombëtaren e Skocisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Bjellorusisë.

Gardiani 42-vjeçar nuk ka luajtur që nga maji dhe ende nuk është paraqitur me Hearts këtë sezon, por tashmë është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në qafë. Gordon, i cili ka 81 ndeshje me kombëtaren, zëvendëson shokun e tij të ekipit, Zander Clark.

Ndërkohë, mbrojtësi i Derby County, Max Johnston, dhe qendërmbrojtësi i Blackburn Rovers, Dominic Hyam, janë lënë jashtë listës. Po ashtu nuk është përfshirë as sulmuesi i formës së mirë i Hearts, Lawrence Shankland, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon, si dhe Tommy Conway i Middlesbrough.

Skocia ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para të grupit, pas barazimit 0-0 në Danimarkë dhe fitores 2-0 kundër Bjellorusisë. Greqia viziton Hampden Park më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë Bjellorusia do të përballet me skocezët në Glasgow.

Trajneri Steve Clarke ka rikthyer edhe Anthony Ralston pas mungesës së tij, ndërsa Angus Gunn dhe Liam Kelly kompletojnë listën e portierëve, pavarësisht se kanë pak minuta me klubet e tyre./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali

Published

on

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Siç ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës

Published

on

Manchester United gjendet në krizë të thellë dhe presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po shtohet sepse skuadra ka marrë vetëm 7 pikë nga 6 ndeshje duke humbur tre përballjet e këtij sezoni, duke lënë tifozët e pakënaqur.

Legjenda Wayne Rooney ka kritikuar ashpër gjendjen e klubit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë ta veshin fanellën e United dhe seklubi ka humbur kulturën e tij.

Ai shprehu edhe mungesë besimi te Amorim.

Të shtunën United përballet me Sunderlandin e Granit Xhakës, një sfidë vendimtare për të ardhmen e portugezit.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë pasues të mundshëm si Oliver Glasner, Fabian Hürzeler dhe Andoni Iraola./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara