Sport

Reece James zgjatë kontratën me Chelsean edhe për pesë vitet e ardhshme

Reprezentuesi anglez iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Fulhami.

Published

on

Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me mbrojtësin Reece James.

Reprezentuesi anglez iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Fulhami dhe tashmë është bërë një element shumë i rëndësishëm në formacionin e “Bluve” të Londrës.

22-vjeçari u shpreh shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga pronarët e klubit.

Kam shumë i lumtur me kontratën time të re dhe jam mirënjohës për tifozët, pronësinë e re dhe të gjithë të përfshirë në klub. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja dhe jam i sigurt se do të kemi shansin për të fituar shumë trofe. Unë u rrita duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. E vendosa në letër një marrëveshje të re sepse ky është klubi ku dua të jem. Unë do të doja të them një falënderim të veçantë për tifozët. Jam këtu për të qëndruar dhe ne kemi një të ardhme të ndritur përpara nesh”, tha James.

Lajmet

​Real Madridi bojkoton sërish galanë e Topit të Artë

Published

on

Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.

Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.

Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sonte mbahet ceremonia për fituesin e Topit të Artë 2025

Published

on

Në Paris sonte do të zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025 në një ceremoni prestigjioze e cila do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” duke nisur nga ora 20:00.

Emri i triumfuesit mbetet ende i fshehtë dhe njihet vetëm nga një person, kryeredaktori i “France Football”, Vincent Garcia.

Pas rregullit të ri të vendosur që nga viti i kaluar, nuk ka më paralajmërime paraprake për fituesin.

Në garë janë 30 kandidatë, por dy emra shihen si favoritët kryesorë: Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Francezi, i cili sezonin e kaluar fitoi tripletën me klubin parisien, konsiderohet me një epërsi të vogël, megjithatë shumë besojnë se adoleshenti i talentuar Yamal mund të marrë trofeun falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me katalanasit dhe kombëtaren spanjolle.

Këtë vit çmimi bazohet në performancën përgjatë një sezoni të plotë dhe jo më në vitin kalendarik, duke vënë në plan të parë kontributin individual, talentin dhe sportivitetin.

Ceremoninë e kësaj mbrëmjeje do ta udhëheqë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të ketë nderin t’ia dorëzojë trofeun fituesit.

Krahas Topit të Artë, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Derbi Arsenal–Manchester City mbyllet pa fitues

Published

on

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është mbyllur me barazim 1-1 në “Emirates Stadium”.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Erling Haaland realizoi në minutën e 9-të.

Mirëpo, londinezët nuk u dorëzuan dhe arritën të shpëtojnë një pikë falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 93-të, duke ngritur në këmbë tifozët vendas.

Kjo përballje i takonte xhiros së pestë të Premierligës.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Manchester City me shtatë pikë pozicionohet në vendin e nëntë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara