Lajmet

Reciprociteti i targave: Tensione në raportet Kosovë-Serbi

BE-ja dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

Published

on

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar. Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq  “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën nga edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano. Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siҫ tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiq. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. DW

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe përkrahjen në organizatat ndërkombëtare. Ajo ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Irlandën, si një vend me vlera të përbashkëta demokratike dhe një aleat i çmuar i Kosovës.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për heqjen e masave të padrejta, të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke nënvizuar se heqja e tyre do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar tutje në vlerat dhe vizionin e përbashkët të BE-së.

Gjithashtu, Presidentja dhe Ambasadori Almqvist kanë biseduar edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe rëndësinë e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë në këtë proces.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Published

on

By

Ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjendeshin në 177 kuti të votimit.

Këtë e ka konfirmuar për EO zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Rinumërimi kishte filluar sot në orën 12:00 dhe është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike.

Continue Reading

Lajmet

​Vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

Bëhet fjalë për rinumërimin e 1.631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Numri i kutive të votimit është 177.

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë ka filluar sot në mesdite.

Ndërkaq, të martën në mesnatë ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime te rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Continue Reading

Lajmet

​Maqedonci: Nuk pajtohemi me kufizimet për FSK-në por do ta respektojmë zotimin për veri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se do ta respektojnë zotimin e autoriteteve të vendit, të bërë në vitin 2023, për të mos e dislokuar FSK-në në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in, por theksoi se nuk pajtohen me këto kufizime.

Maqedonci tha të mërkurën se kanë marrë konfirmimin që trupat amerikane do të jetë prezentë në Kosovë përmes KFOR-it, madje sipas tij, po diskutojnë me SHBA-në për prezencë ushtarake edhe jashtë këtij mandati.

Autoritetet e Kosovës në krye me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi, u patën zotuar se nuk i dërgojnë ushtarët në veri – pjesë e banuar me shumicë serbe – pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Maqedonci tha të mërkurën në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të këtij dakordimi.

Shpesh është keqinterpretuar një letër që kam shkruar për komandantin e KFOR-it. Asnjëherë nuk kam bërë rizotim. Ministri i Mbrojtjes nuk bën rizotim të një letre e cila është bërë si zotim nga një kryeministër për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Ne kemi thënë se do të respektojmë atë zotim, pavarësisht se nuk pajtohemi nga kufizimet që ka për veprim FSK-ja në veri, pa koordinim paraprak me KFOR-it. Do të vazhdojmë të respektojmë këtë zotim duke koordinuar paraprakisht me KFOR-in para se të dërgojmë trupa në veri”, theksoi ai.

Në konferencën e mbajtur të martën në Prishtinë, shefi i NATO-s u pyet nëse kanë ndryshuar qasjen sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.

Mandati është që FSK-ja të ketë çfarë i duhet që të jetë efektive për rolin e saj humanitar këtu në Kosovë. Ky është mandati që NATO e ka për të ndihmuar FSK-në që të bëhet më e mirë, që të jetë një forcë e fuqishme humanitare”, tha Rutte.

Sa i përket deklarimeve të djeshme të shefit të NATO-s, Maqedonci tha se Kosova është bërë me ushtri përmes ndryshimeve ligjore në vitin 2018 dhe si të tillë e njohin shtetet në mënyrë bilaterale.

Maqedonci tha se po vazhdojnë të diskutojnë që edhe NATO si institucion në të ardhmen e afër të njoh mandatin e ri të FSK-së.

Ne do të vazhdojmë që të diskutojmë me partnerët tanë në NATO që edhe NATO si institucion në të ardhmen e afërt të njoh mandatin e ri të FSK-së. Për t’u theksuar është fakti që në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, NATO ka një mision të veçantë që e kryen përmes një ekipi që quhet ndërlidhës dhe këshillues të NATO-s”, theksoi ai.

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për mbështetjen ushtarake amerikane ndaj Kosovës, ai tha se ka marrë konfirmimin se e njëjta do të vazhdojë të jetë prezentë në Kosovë.

Ne po vazhdojmë të kemi konfirmim se ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-ti. Përveç kësaj ne jemi të interesuar dhe po diskutojmë për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta në FSK. Ne po diskutojmë në dy drejtime prezencën ushtarake amerikane. Një që lidhet me vendimmarrjen e vet tyre për të vazhduar që të jetë pjesë e KFOR-it dhe e dyta përmes bashkëpunimit bilateral që ShBA të ketë prezencë në Kosovë si në aspektin e trajnimeve por edhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të përbashkëta strategjike”, theksoi ai.

Maqedonci foli edhe për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, ku tha se plani është që e njëjta të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vjen nga Serbia.

Continue Reading

Të kërkuara