Në mes të një dite pune të ngarkuar, dreka është pushimi më i qëlluar që mund të bëni. Pra, është një kohë për t’u mbushur energji, për t’u çlodhur dhe për të ri-filluar trajtimin e punëve që iu presin përpara.
Nëse jeni duke kërkuar ide të reja për drekë të shëndetshme, ju jeni në vendin e duhur. Këto receta dreke janë argëtuese, ju ngopin dhe më e rëndësishmja ato janë të shëndetshme për ju!
Disa nga këto receta janë:
1. Falafel i bërë në shtëpi
Ky falafel i pjekur i freskët mund të qëndrojë deri në 4 ditë në frigorifer, kështu që është i përsosur për t’u përgatitur herët. Futeni në pita qepë turshi, hummus, perime të freskëta dhe bimë, dhe do të jetë e përkyer për kohën e drekës.
2. Sanduiçet më të mira me sallatën me vezë (versioni vegan!)
Kjo sallatë ekstra-e freskët me vezë është e njelmët, e ndritshme dhe e mbushur me barishte. Për një variant të shijshëm vegan, përdorni djath tofu të prerë në vend të vezës!
3. Sallatë nëtas për drekë
Nëse ekziston një kategori e ideve të drekës më të shëndetshme, tek e cila duhet të drejtoheni më shpesh, janë të ashtuquajturat sallata në tas. Këto receta fleksibile janë shumë të thjeshta për t’u paketuar në një racion me perime në mes të ditës, dhe përzierjet si fruta të thata, bimë, arra dhe djathë i bëjnë ata shumë të shijshme t’u ngrënë gjatë drekës!
Edhe nëse jeni dikush që shqetësohet për të marrë mjaft proteina në kohën e drekës, sallatat mund të jenë ide të shkëlqyera për drekë të shëndetshme për ju. Grumbulloni çdo sallatë me fasule të zeza, thjerrëza, qiqra, djath tofu ose !
4. Sallata me brokoli
Arrat e pjekura të tymosura zënë vendin e proshutës në këtë version më të lehtë të sallatës klasike të brokolit. Aromat përmirësohen ndërsa ulen, kështu që është një recetë e shkëlqyeshme për t’u bërë më herët dhe për tu marrë me vete.
5. Sallatë e Pastave
E mbushur me djathë feta, qiqra, barishte dhe perime, kjo sallatë e thjeshtë makarona është e freskët dhe argëtuese për t’u ngrënë! Mbulimi i saj i lehtë me limon e bën atë të butë dhe të shijshme – gjithashtu kjo përdoret edhe në sallata jeshile dhe perime të pjekura!
6. Supë me shumë perime
Bëni këtë supë të gjithanshme me perime me çfarëdo perimesh që keni në frigorifer. Provoni të përdorni kunguj në vend të patates së ëmbël ose të shtoni spinaq, speca, ose brokoli. Pavarësisht nga çfarë, do të dalë shumë mirë.
7. Supë kremoze me patate
Kjo supë e pasur me patate, është krejtësisht pa qumësht. Në fakt, është një përzierje kremoze, ushqyese e fasuleve të bardha dhe patateve që është e shëndetshme dhe e mjaftueshme për të qenë një vakt më vete.
8. Supë me thjerrëza
Nëse po kërkoni ide të shëndetshme për drekë që do të përmirësohen gjatë gjithë javës, kjo supë me thjerrëza është për ju. Për t’i bërë mbetjet tepër të shijshme, shtoni atyre një shtrydhje të madhe me lëng gëlqereje./UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar mesazhe të qarta presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i cilësuar si të pabaza pretendimet e tij për një aleancë ushtarake Shqipëri–Kosovë–Kroaci. Rama i karakterizoi deklaratat e Vuçiqit si një frikë që buron nga paaftësia e Serbisë për të pranuar realitetin.
Në një intervistë për “Turkiye Today”, Rama u shpreh se Kosova mbetet “makthi” i Vuçiqit. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e presidentit serb se Turqia ka ambicie “neo-osmane” në rajon, duke marrë si shembull vonesat në projektet e restaurimit nga agjencia turke TIKA në Shqipëri. Sipas Ramës, nëse Turqia do të kishte ambicie të tilla, projektet do të përfundonin shumë më shpejt.
“Çfarë neo-osmanizmi? Jam i sigurt që presidenti i Serbisë mund ta shohë se Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë së bashku”, deklaroi Rama. Kjo ishte një përgjigje ndaj akuzave të Vuçiqit të tetorit të kaluar, i cili pretendonte se Turqia po “ëndërron Perandorinë Osmane” pas shitjes së dronëve Skydagger Kosovës, duke e portretizuar këtë si kërcënim për integritetin territorial të Serbisë.
Rama ironizoi qasjen e Vuçiqit, duke vlerësuar njohuritë e tij, por duke theksuar se emocionet ndaj Kosovës po ia humbin arsyen. “Presidenti Vuçiq është dikush me njohuri të mëdha dhe intuitë të shkëlqyer, por ai ka makthin e tij: Kosovën. Kaq është. Pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin të thotë gjëra që sinqerisht nuk kanë kuptim”, deklaroi kryeministri shqiptar.
Megjithatë, Rama nënvizoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve për Kosovën, Vuçiqi mbetet një lider me të cilin mund të bisedohet dhe të ndërtohet bashkëpunim mbi objektiva të përbashkëta rajonale.
Në fund, kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Tiranës zyrtare: “Kosova është e pavarur; është republikë dhe ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova gjendet nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, raporton Ekonomia online.