Shëndeti

Receta e veçantë e supës me arra dhe hudhra

Published

on

E lehtë në shije dhe me një aromë të mrekullueshme që të tërheq menjëherë drejt tryezës është supa e pulës me arra dhe hudhra.

Receta e kësaj supe është pjesë e traditës së nënave shqiptare. Dikur ajo gatuhej në raste të veçanta, sidomos kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.

Nuk ka fjalë për të përshkruar shijen fantastike të kësaj supe, përbërësit e të cilës kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

Mishi dhe lëngu i pulës kombinuar me arrat është një mrekulli për shijen, por mbi të gjitha për shëndetin falë vlerave të larta ushqyese që ka.

Kjo supë është ideale për çdo ditë. Jo vetëm që të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e saj fantastike por ndihmon dhe mbron organizmin.

Ndiqni më poshtë recetën e vjetër të Supës me Arra dhe Hudhra, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

Një pulë mesatare

3-4 lugë vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

2 lugë miell gruri

2 thelpinj hudhër

Lëng limoni i freskët

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e ndajmë në copa.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë copat e pulës dhe vajin e ullirit.

I kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë ujë derisa copat e mishit të mbulohen tërësisht.

Pasi pula të ketë zierë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin, kaurdiseni derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë.

Në këtë moment largojeni tiganin nga zjarri. Merrni pak lëng nga tenxherja ku ka zierë pula, shtojeni tek mielli dhe kaurdiseni derisa masa të behet e trashë, e njëtrajtshme.

E shtojmë këtë masë tek tenxherja ku kemi pulën me lëngun e saj. E vendosim në zjarr dhe e trazojmë në mënyrë që të mos bëhen kokërriza dhe supa të nisë të trashet.

Në fund shtojmë arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura, kripën, i lëmë të ziejnë për pak minuta dhe supa është gati.

Kur e shërbejmë i shtojmë piper, disa pika lëng limoni të freskët.  Nëse dëshironi, për më shumë shije mund t’i shtoni edhe disa pika gjalpë të shkrirë.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë të thekur por edhe byrekë të ndryshëm

Shëndeti

Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Published

on

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë, megjithatë shkakton efekte të padëshirueshme.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

Keni refluks acidi

Stomaku është mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime, përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse njerëzit ndjejnë nevojën për të përdorur tualetin pasi pinë. Acidi shkakton simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje, ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë shkakton të përziera. Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirur për të ndier përziera pas kafesë.

Pini kafe me stomak bosh

Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen filxhanit të kafesë, duke qenë acide, kur pihet bosh irriton mukozën e stomakut e shkakton të përziera. Kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit. Kjo shkakton shqetësime kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

Jeni duke marrë medikamente të caktuara

Të përzierat janë efekt anësor i zakonshëm i ilaçeve të caktuara, por ato mund të ndërveprojnë me kafeinën në kafe duke shkaktuar të përziera.

Këtu përfshihen barna antibakteriale, ilaçe kundër depresionit dhe astmës, kontrolloni tiketat e tyre për të shmangur ndonjë ndërveprim të padëshirueshëm.

Si të parandaloni të përzierat nga kafeja?

Nëse përjetoni rregullisht të përziera, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni, nëse keni ndërmend të reduktoni pirjen bëjeni me ngadalë.

Kalo te kafeja me aciditet të ulët – Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, që janë të buta me stomakun.

Shtoni qumësht – Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë të tolerueshme për stomakun.

Pini kafe pas vaktit – Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe.

Hani ushqime të pasura me kalcium, ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë, kujdesuni të pini ujë në sasi të mjaftueshme. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Doktorët bëjnë apel: Mos rrini në dush më shumë se 20 minuta!

Published

on

Shumë dushe në verë mund të na freskojnë dhe në dimër mund të na qetësojnë, megjithatë, përveç arsyeve mjedisore dhe humbjes së panevojshme të ujit, qëndrimi i gjatë nën ujë ndikon edhe në trupin tonë.

Sipas doktor Anjali Mahto, dermatologe në British Skin Foundation, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, pasi lëkura mund të thahet tepër.

Vajrat natyralë të prodhuar nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën të hidratuar, kështu që bërja e një dushi shkakton heqjen e kësaj “mburoje” të dobishme.

Kohëzgjatje deri 20 minuta është ideale dhe nuk ka nevojë ose duhet të zgjasë më shumë, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit, nuk luan rol vetëm kohëzgjatja e dushit tonë, por edhe shpeshtësia e tij. Sigurisht që në verë nevoja për të bërë dush 2 ose më shumë herë në ditë mund të jetë e madhe, por duhet shmangur.

Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave tjerë patogjenë, dushi i shpeshtë largon edhe bakteret e dobishme nga lëkura që e mbrojnë atë. Përveç kësaj, ekziston mundësia që për shkak të thatësisë të krijohen plagë të vogla në lëkurë, të cilat lehtësojnë transmetimin e infeksioneve.

Continue Reading

Shëndeti

Sa hapa duhet të bëjmë në ditë për të humbur peshë?

Published

on

Humbja e peshës dhe përmirësimi i gjendjes fizike janë objektiva për shumë njerëz, dhe një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për t’i arritur ato është ecja.

Edhe pse shpesh përmendet shifra prej 10,000 hapash në ditë, studimet e fundit sugjerojnë se edhe 7,000 hapa mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin dhe të qëndruarit ‘fit’.

Sipas hulumtimit, sasia e rekomanduar ditore e hapave ndryshon në varësi të qëllimeve të një individi:

-7000 hapa – Një pikënisje e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të humbin gradualisht peshë. Studimet tregojnë se ky nivel aktiviteti mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe të përmirësojë përbërjen e trupit.

-10,000 hapa – Për ata që duan rezultate më të dukshme të humbjes së peshës, rritja e numrit të hapave në 10,000 në ditë mund të përshpejtojë djegien e kalorive, të përmirësojë qëndrueshmërinë kardiovaskulare dhe të forcojë muskujt.

Përveçse ndihmon në rregullimin e peshës trupore, ecja sjell një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore.

Ndër të tjera, përmirëson disponimin, rrit energjinë dhe është i thjeshtë dhe i përballueshëm. Sipas ekspertit të shëndetit dhe fitnesit, Marcos Vázquez, ecja vetëm, megjithëse e dobishme, mund të mos jetë e mjaftueshme për përfitime optimale shëndetësore.

Continue Reading

Shëndeti

Mëngjesi ideal: Çfarë duhet dhe nuk duhet të hani?

Published

on

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale.

Sipas Emma Stevenson, Profesoreshë në Shkencat e Sportit dhe Ushtrimeve thotë: “Ushqyerja është individuale e çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt.

“Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë”, thotë Stevenson.

Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?

“Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve”, vijon Stevenson.

Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit. Ky vakt është dhe shansi më i mirë të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve.

E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.

Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 dhe proteina.

Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë e me banane, apo tostet janë zgjedhje e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.

Continue Reading

Të kërkuara