Botë

Rebelët formojnë policinë në Siri, imunitet policëve të Assad

Published

on

Grupi rebel Hajat Tahrir al Sham vazhdon të konsolidojë pushtetin e tij në Siri. Fraksioni tani ka marrë nën kontroll policinë e Damaskut.

Aktualisht ai po punon me kapacitete të kufizuara, pasi nuk ka asnjë model ligjor mbi të cilin të punojë, apo ligje për të zbatuar.

HTS thuhet se po punon për hartimin e ligjeve të reja kombëtare, por në të njëjtën kohë, policia e kryeqytetit është në gjendje vetëm të marrë ankesa publike me shkrim.

Ish-kreu i provincës së Idlibit, bastioni i rebelëve në pushtet, është ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes së stacioneve të Damaskut.

Ndërkohë, në qytetin bregdetar perëndimor të Latakias, qeveria e përkohshme po organizon një program pajtimi për ish-ushtarët.

Ushtarët dhe oficerët e policisë nën regjimin e Assad janë ftuar të paraqiten në një qendër dhe të regjistrohen për një kartë identiteti të posaçme.

Kartat janë të vlefshme për tre muaj dhe u garantojnë poseduesve të tyre liri pune dhe lëvizjeje në vend.

Qeveria e përkohshme ka deklaruar se të gjithë anëtarët e personelit të sigurisë që nuk kanë marrë pjesë në torturimet e civilëve do t’u garantohet imunitet.

Ata thanë se programi i ri është një shans që ata të kërkojnë rehabilitim dhe t’i përshtaten jetës në një Siri të sigurt e të bashkuar.

Lajmet

Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet me Ukrainën në Stamboll

Published

on

Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet e paqes me Ukrainën në Stamboll, ka bërë të ditur të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Moskë, raporton agjencia shtetërore ruse.

Asnjë takim sy më sy nuk është zhvilluar mes dy palëve që nga ai i mbajtur më 23 korrik në qytetin turk.

Agjencia TASS e ka cituar zyrtarin Alexei Polishchuk, i cili tha se zyrtarët turq kanë bërë thirrje të përsëritura për vazhdimin e bisedimeve të paqes.

“Ekipi rus është gati për këtë, topi është në fushën e Ukrainës,” tha Polishchuk.

Ukraina e mohon akuzën e Rusisë se Kievi ka faj për ngecjen e procesit të paqes, ndërkohë që lufta po i afrohet katërvjetorit të saj.

Në takimin e 23 korrikut, i cili kishte zgjatur vetëm 40 minuta, pala ukrainase kishte propozuar që të mbahej një takim tjetër në gusht mes dy presidentëve, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Kremlini më pas kishte deklaruar se Putini ishte i gatshëm të takohej me Zelenskyn, por vetëm në Moskë- një kusht që u refuzua nga Ukraina./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Turqia konfirmon vdekjen e 20 ushtarëve pas rrëzimit të avionit në Gjeorgji

Published

on

Ministri i mbrojtjes i Turqisë njoftoi të mërkurën se të gjithë 20 personat në bordin e një aeroplani ushtarak mallrash që u rrëzua në Gjeorgji humbën jetën.

Avioni C-130 ishte nisur nga Ganja, Azerbajxhan dhe po kthehej në Turqi kur u rrëzua të martën në Sighnaghi të Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin, ndërkaq shkaku i rrëzimit po hetohet.

Rrënojat ishin të shpërndara në një fushë që përfshin tokë bujqësore dhe është e rrethuar nga kodra, raportoi transmetuesi privat turk NTV nga vendi i ngjarjes. Mbeturinat e avionit ishin të shpërndara në vende të shumta, tha raporti.

“Bashkëluftëtarët tanë heroikë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur avioni ynë ushtarak i mallrave C-130, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani në rrugën drejt vendit tonë, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri i Mbrojtjes Yasar Guler në një mesazh të postuar në X, së bashku me fotografi të personelit ushtarak që humbën jetën, raporton Associated Press.

Të martën, Agjencia shtetërore turke Anadolu citoi autoritetin e aviacionit gjeorgjian të thoshte se kontakti me avionin u humb disa minuta pasi ai kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Drejtori i BBC: Duhet të luftojmë për gazetarinë tonë

Published

on

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, iu drejtua gjithë stafit të BBC-së në një thirrje online duke e hapur fjalimin me një pranim në një periudhë të vështirë për BBC-në.

Sipas The Guardian, ai inkurajoi ekipin, duke pranuar në mënyrë të tërthortë ekzistencën e armiqve të BBC-së dhe armatizimin e gabimeve të saj.

“Këto janë kohë të vështira për BBC-në, por ne do t’i kalojmë. Do t’i kalojmë dhe do të lulëzojmë. Kjo narrativë nuk do të jepet vetëm nga armiqtë tanë. Është narrativa jonë. Ne e zotërojmë atë”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se kishte dëgjuar thirrjet nga stafi për të mbrojtur gazetarinë e tyre.

“E shoh shtypin e lirë nën presion. Shoh armatizimin. Mendoj se duhet të luftojmë për gazetarinë tonë. Kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar, por duhet të luftojmë për këtë”.

Edhe vetë kryetari i BBC-së, Samir Shah, iu drejtua stafit gjatë thirrjes./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Senati amerikan miraton projektligjin për financim

Published

on

By

Senati i SHBA-së ka miratuar një projektligj të rëndësishëm financimi që mund t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori brenda disa ditësh.

Projektligji u miratua me 60 vota pro dhe 40 kundër të hënën vonë, me pothuajse të gjithë republikanët që u bashkuan me tetë demokratët që u shkëputën nga partia për ta miratuar atë. Marrëveshja financon qeverinë deri në fund të janarit.

Dhoma e Përfaqësuesve tani do të duhet ta miratojë projektligjin përpara se Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë për ta futur në fuqi. Trump sinjalizoi se do të ishte i gatshëm ta bënte këtë më herët të hënën, shkruan BBC.

Marrëveshja u realizua gjatë fundjavës, pasi disa demokratë iu bashkuan republikanëve dhe negociuan një marrëveshje për t’i rikthyer punonjësit federalë në punë dhe për të rinisur shërbimet thelbësore.

Republikanët – të cilët kanë një shumicë prej 53-47 në Senat – kishin nevojë për masën për të kaluar pragun minimal prej 60 votash.

Senatorët demokratë Dick Durbin, John Fetterman, Catherine Cortez Masto, Maggie Hassan, Tim Kaine, Jackie Rosen dhe Jeanne Shaheen u shkëputën nga pjesa tjetër e partisë së tyre për të votuar në favor të projektligjit të financimit.

Atyre iu bashkua Angus King i Maine, një i pavarur që bashkëpunon me demokratët, i cili gjithashtu votoi për rihapjen e qeverisë.

Vetëm një republikan i Senatit – Rand Paul i Kentucky – votoi me shumicën e demokratëve kundër tij.

Njoftimi për miratimin e projektligjit u bë në një sallë kryesisht bosh, por senatorët që qëndruan deri në fund brohoritën dhe duartrokitën.

Ne do ta rihapim qeverinë, ne do të sigurohemi që punonjësit federalë… tani do të marrin kompensimin që e kanë fituar dhe e meritojnë“, tha senatorja Susan Collins, një republikane që luajti një rol kyç në hartimin e projektligjit, pasi ai u miratua.

Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar që nga tetori dhe rreth 1.4 milion punonjës federalë janë në leje të papaguar ose punojnë pa pagesë.

Mbyllja ka pasur ndikime të gjera në një sërë shërbimesh, duke përfshirë udhëtimet ajrore në SHBA dhe përfitimet ushqimore për 41 milion amerikanë me të ardhura të ulëta.

Të hënën, më shumë se 2,400 fluturime në të gjithë SHBA-në u anuluan sipas gjurmuesit të trafikut ajror FlightAware. Të paktën 9,000 u vonuan./KP

Continue Reading

Të kërkuara