Sport

Real Madridi shkatërron konkurrencën: Çmimet kryesore të UEFA-së i zë të gjitha

Published

on

Real Madridi ka dominuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve, duke u bërë fitues i çmimeve kryesore për performancat individuale.

Në një ngjarje të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, yjet e Realit, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé, u shpallën fitues të çmimeve më të rëndësishme.

Vinicius Junior u nderua si Lojtari më i Mirë i Sezonit 2023/24 dhe gjithashtu ishte pjesë e Ekipit ideal të Sezonit. Jude Bellingham, i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, u shpall Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit dhe gjithashtu u përfshi në Ekipin ideal të Sezonit.

Ndërsa Kylian Mbappé fitoi çmimin e Këpucës së Artë për golashënuesin më të mirë të sezonit, duke e bërë atë një nga lojtarët më të dalluar të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve./UBTNews/

Lajmet

​Përballja me Slloveninë, përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Kombëtarja e Kosovës dhe U21 zhvillojnë sot aktivitetet përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese, dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e aktiviteteve për ditën e sotme për Kombëtaren A dhe Kombëtaren U21.

Në orën 12:00, në hotelin “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda, ku trajneri do të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para ndeshjeve të ardhshme.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Ndërkohë, Kombëtarja U21 do të dalë në stërvitje në orën 16:00, po në Kampin Nacional të FFK-së, por në fushën me bari artificial.

Këto seanca janë pjesë e përgatitjeve të fundit të përfaqësueseve të Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme që i presin në kuadër të kualifikimeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Juventus e Milan përfundoi pa gola

Published

on

Derbi i madh i javës së gjashtë në Serie A në futboll ndërmjet Juventus dhe Milan ka përfunduar pa gola.

Të dyja këto ekipe janë përballur në 181 ndeshje dhe është barazimi numër 59 deri më tash.

Christian Pulishiq kishte rastin më të mirë për tri pikë të plota të Milan në Torino, por goditja e tij ishte e pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 53.

Edon Zhegrova nuk u paraqit në këtë ndeshje.

Napoli e Roma prijnë pas gjashtë xhirosh në tabelë me nga 15 pikë, pason Milan me 13, Inter e Juventus me nga 12./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e legjendës nga klubi pas humbjes nga Sevilla

Published

on

Barcelona pësoi humbje të rëndë nga Seville me rezultat 1:4 në raundin e 8-të të La Ligës dhe humbi shansin për të marrë vendin e parë.

Ekipi vendas erdhi në epërsi në pjesën e parë me një goditje penalltie nga ish-lojtari i Barcelonës Alexis Sánchez, dhe pak më vonë Isaac Romero shënoi për 2:0.

Marcus Rashford e uli diferencën në 2:1 me golin e tij të tretë të sezonit, por kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Ndërkaq, Carmona dhe Adams shkatërruan ekipin katalanas me golat e shënuar në minutën 90 dhe minutën e gjashtë e kohës shtesë.

Paraprakisht, katalanasit patën shans të shkëlqyer për t’u rikthyer në minutën e 76-të. Atyre iu dha një penallti, por Robert Lewandowski humbi të gjithë kornizën e portës, duke kryer një kërcim para një gjuajtjeje në stilin e Jorginho.

Turma reagoi me fishkëllima dhe një valë pakënaqësie u zhvendos shpejt në rrjetet sociale./S.K/KP/

 

Continue Reading

Sport

FC Ferizaj prezanton trajnerin e ri, Nevil Dede

Published

on

FC Ferizaj ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Nevil Dede, një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe rajonal.

Ish-futbollisti me përvojë dhe trajneri i njohur vjen në Ferizaj me një bagazh të gjerë profesional dhe pritet të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim në stolin e klubit ferizajas.

Dede ka drejtuar më parë disa skuadra të njohura shqiptare, ku ka treguar aftësi të forta taktike dhe menaxhimi të ekipeve, duke arritur rezultate pozitive dhe duke ndikuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Me përvojën e tij, pritet të ndihmojë FC Ferizajn të rrisë nivelin e lojës, të konsolidojë skuadrën e synon rezultate më të mira në kampionat.

Klubi ka uruar trajnerin e ri për sukses në këtë sfidë të re dhe shpreson që bashkëpunimi me Deden të sjellë stabilitet dhe rritje sportive për ekipin dhe tifozët e Ferizajt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara