Sport

Real Madridi prezanton fanellat për edicionin 2022/23

“Los Blancos” në krye me trajnerin Carlo Ancelotti patën një sezon shumë të suksesshëm.

Published

on

Kampioni i ri i La Ligas, Real Madridi, ka prezantuar sot fanellat e reja që lojtarët do t’i bartin gjatë edicionit garues 2022/23.

“Los Blancos” në krye me trajnerin Carlo Ancelotti patën një sezon shumë të suksesshëm duke u kurorëzuar si kampion në La Liga, e po ashtu janë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ku më 28 maj do të ballafaqohen me Liverpoolin.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë i zjarrtë kur tashmë kanë filluar raportimet se klubi ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Kylian Mbappe.

Sport

Xhaka zbarkon në Angli për t’u bashkuar me klubin e ri

Published

on

Granit Xhaka është fotografuar duke zbritur në Wearside (Sunderland) për të kryer kontrollin mjekësor, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për një transfertë prej 20 milionë euro nga Bayer Leverkusen.

Xhaka ishte shumë i rëndësishëm për Bayer Leverkusen dhe trajneri i ri, Erik ten Hag, më parë kishte deklaruar se klubi nuk kishte ndërmend ta shiste, për shkak të rolit të tij udhëheqës.

Sunderland ka bërë një investim të madh këtë verë, me të paktën 100 milionë euro të shpenzuara për afrim të lojtarëve si Simon Adingra, Habib Diarra, Chemsdine Talbi, Noah Sadiki dhe Enzo Le Fée duke e bërë Xhakën një ndër nënshkrimet më spikature të fushatës për konsolidimin në Premier League.

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Lajmet

Xhaka rikthehet në Premierligë

Published

on

Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove.

Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.

Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.

Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë lojtarin.

Continue Reading

Të kërkuara