Lajmet

Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon

Publikuar

Real Madridi nuk dëshiron ta kthejë Cristiano Ronaldon në klub, pas raportimeve se ylli i Juventusit mund të luajë sërish në Santiago Bernabeu.

Sipas Cuatro, Real Madridi nuk dëshiron ta riblejë Ronaldon nga Juventusi këtë verë. Ronaldo e kaloi kohën më të mirë të karrierës në Madrid, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve me të bardhët.

Për të është përfolur se mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas një tjetër sezoni dëshpërues në fanellën e Juventusit. Por duket se Madridi ka synime të tjera tani.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë dy objektivat kryesore të gjigantit spanjoll.

Ndërkohë, për Ronaldon thuhet se të interesuar janë Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain.

Lajmet

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Publikuar

nga

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendi të Kosovës.

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për cënimin e të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer rezulton pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Publikuar

nga

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla konfirmoi të shtunën se rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda dy muajsh.

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Bourla, i cili më parë rezultoi pozitiv për COVID-19 kah mesi i muajit gusht, tha se nuk ka simptoma. Ai shtoi se nuk e ka marrë ende përforcuesin e ri të COVID-19, pasi po ndjek udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ShBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja katastrofike’ nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Moskën për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë pasi Rusia premtoi mbrojtje për rajonet ukrainase pas referendumeve.

Qytetarët në katër rajone të Ukrainës po votojnë për të katërtën ditë radhazi të hënën në referendumet e organizuara nga Rusia, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

Por duke përfshirë katër rajonet – Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – Moska mund t’i portretizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato si sulme ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe e ka paralajmëruar Moskën rreth “pasojave katastrofike” me të cilat do të përballet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24 orësh të fundit.

Publikuar

nga

Një rast i ri me COVID-19 është regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24 orësh të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë 41 raste aktive me koronavirus kurse shtatë persona janë shëruar.

Nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara