Sport

Real Madrid: Arda Gyler dhe Endrik gati për sezoni e ardhshëm

Published

on

Në një kohë kur Real Madrid po përgatitet për një sezon të ri, dy yje të rinj po bëjnë thirrjen e tyre në klubin e famshëm spanjoll. Arda Gyler, i lindur në Turqi në vitin 2005, dhe Endrik, i lindur në Brazil në vitin 2006, kanë vendosur të kthehen menjëherë nga pushimet e tyre për të filluar aventurën e tyre me Real Madridin nën udhëheqjen e trajnerit Karlo Ançelotit.

Këta dy futbollistë të talentuar janë të bindur se fillimi i tyre në klub do të jetë vendimtar për të treguar se brezi i ri mund të shkëlqejë në sezonin e ardhshëm. Ata përfunduan stërvitjen e tyre të fundit në “Real Madrid City” para se të bashkohen me ekipin për turneun e Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për Arda Gyler, vizita në SHBA është e dyta, pasi vitin e kaluar nuk kishte luajtur asnjë minutë për shkak të një dëmtimi të pësuar. Megjithatë, ai tashmë ka shënuar praninë e tij në skuadrën kombëtare të Turqisë në “Euro 2024” dhe është gati të vazhdojë rrugën e suksesit të tij në Madrid.

Ndërsa për Endrikun, braziliani është ende në një lloj ëndrre, duke e shprehur gatishmërinë për të kushtuar veten për ekipin dhe qytetin e tij të ri. Ai e ka bërë të qartë që dëshiron të ndërtojë karrierën dhe jetën e tij në Madrid, duke treguar angazhim të plotë dhe gatishmëri për sfida të mëdha në elitën futbollistike.

Për të dy, ky fillim shënon një kapitull të ri në karrierat e tyre, me shpresën për të shkëlqyer në skuadrën e tyre të re dhe për të arritur suksesin në nivelin më të lartë të futbollit botëror./UBTNews/

Sport

Messi nominohet për Topin e Artë 2026

Published

on

By

Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë 2026”, pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.

Kapiteni i Argjentinës regjistroi 45 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje gjatë sezonit 2025/26, duke e ndihmuar Inter Miamin të fitojë për herë të parë MLS Cup.

Statistikat e tij mbresëlënëse dhe ndikimi i vazhdueshëm në sukseset e klubit i kanë siguruar Messit edhe një herë një vend në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz.

Messi, i cili e ka fituar “Topin e Artë” tetë herë, mbetet një prej futbollistëve më të dekoruar në historinë e futbollit. Ai e ka fituar këtë çmim në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Në moshën 39-vjeçare, argjentinasi vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror dhe tash synon të shtojë edhe një tjetër trofe individual në koleksionin e tij.

Nëse do ta fitonte sërish, Messi do ta ngrinte në nëntë numrin e “Topave të Artë” në karrierën e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Ylber Ramadani ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

By

Mesfushori Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Ftesën e përzgjedhësit Rolando Maran e ka bërë të ditur të martën klubi i Ramadanit, Çorum.

“Lojtari ynë Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka njoftuar klubi turk.

Shqipëria garon në Grupin 1 të Ligës C. Kuqezinjtë më 26 shtator presin Bjellorusinë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë për t’u përballur me San Marinon.

Në këtë grup bën pjesë edhe Finlanda.

Ramadani, 30-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 50 paraqitje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Published

on

By

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Continue Reading

Sport

Gjilani – Ballkani, derbi i xhiros së pestë

Published

on

By

Me përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi nis xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të martën, me fillim nga ora 16:00.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën skuadra e Gjilanit pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Po të mërkurën, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku përballet me Feronikelin ’74.

Xhiroja e pestë mbyllet me duelin ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara