Lajmet

Reagon Myftiu Tërrnava: I shqetësuar për situatën në Jerusalem

Published

on

I pari i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.

Njoftimi i plotë:

Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa.Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze. Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Published

on

By

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë, arrestohet 19-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Rasti është hetuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ndërsa arrestimi është bërë falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të stacionit Veriu në Prishtinë.

I dyshuari, B.M., mashkull 19 vjeç, është identifikuar dhe ndaluar pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke u zhvilluar./KP

Continue Reading

Lajmet

Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 nëntor ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKLive detaje për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përmbyllet më 6 dhjetor 2025.

Elezit ka thënë se “gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi mund të bëhet përmes (1) platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes (2) postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë”.

Më tej, Elezi ka treguar se “në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; apo (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”.

Po ashtu, Elezi ka sqaruar se “në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025./EO

Continue Reading

Lajmet

Sllovenia miraton ligjin që njeh pantentë shoferët e Kosovës

Published

on

By

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Sllovenisë, ka miratuar ligjin me anë të së cilit njihen pantentë shoferët e Republikës së Kosovës.

Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara