Lajmet

Reagimi i Biden pasi iu konfirmua fitorja nga Kolegji Zgjedhor

Published

on

Pasi iu konfirmua fitorja nga Kolegji Zgjedhor, Joe Biden deklaroi se ka ardhur koha për “ta kthyer faqen”.

Në një fjalim pas njoftimit, ai deklaroi se demokracia amerikane ishte “shtyrë dhe kërcënuar” dhe “u dëshmua se është “elastrike, e vërtetë dhe e fuqishme”. Ai dënoi përpjekjet e presidentit Donald Trump për ta përmbysur rezultatin.

Së fundi presidenti rus, Vladimir Putin, ishte një nga liderët botërorë që e uroi Bidenin për fitoren e tij. Moska kishte thënë se do të priste rezultatet zyrtare përpara se ta bënte këtë. Shumica e udhëheqësve të tjerë kombëtarë kontaktuan Bidenin disa ditë pas zgjedhjeve.

Konfirmimi nga Kolegji Zgjedhor është një nga hapat e kërkuar që Biden ta marrë edhe zyrtarisht detyrën./UBTNews

Lajmet

Konfiskohen fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Published

on

By

Në fshatin Llozno të Leposaviqit policia ka gjetur fishekë, çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë e maskë ushtarake.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se teksa po patrullonin në rrugë kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë, e më pasë  gjatë kontrollit në tri shtëpi të pabanuara kanë gjetur edhe disa nga gjësendet e lartcekura.

Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja  të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm ,  një rrethatore, dy gëzhoja,  disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve,  140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është rritur numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe sociale.

Sipas ASK-së, rritje e numrit të përfituesve është shënuar në: skemën për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6%); skemën e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,6%); skemën për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0%); skemën e pensioneve bazike të moshës (7,5%); skemën e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,5%); si dhe skemën për veteranët e luftës (2,7%).

Po ashtu, rritje është shënuar edhe te skema e kompensimeve për personat e verbër (1,2%) dhe skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,8%).

Ndërsa, në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore me 27,5 %; skema për pensionet e Trepçës me 20,6 %; skema për pensionet familjare me 10,6 %; skema e ndihmës sociale me 10,3 %, skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës me 2,0 %, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës e1,4 %).

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, dr. Votim Hanoli dhe dr.Ferid Selimi, së bashku me koautoren Elda Sinani, publikuan punimin “Hedonizmi në epokën digjitale: Një analizë e përdorimit të rrjeteve sociale si burim kënaqësie”, në revistën ndërkombëtare “Architectural Image Studies”, e indeksuar në platformën Scopus.

Ky punim trajton marrëdhënien mes hedonizmit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në kontekstin e epokës digjitale. Në një shoqëri gjithnjë e më të ndërvarur nga teknologjia dhe komunikimi virtual, rrjetet sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përmbushjen e nevojave emocionale dhe psikologjike të individëve, përfshirë kënaqësinë e menjëhershme, vëmendjen dhe vlerësimin social.

Duke u mbështetur në teori të tilla si Teoria e Kultivimit (George Gerbner), dhe Teoria e kornizimit (Framing) e (Goffman), studimi eksploron motivimet hedoniste që qëndrojnë pas sjelljes së përdoruesve në platformat digjitale.

Për të analizuar këtë fenomen, u realizua një studim empirik ku të dhënat tregojnë se shumica e të rinjve e përjetojnë përdorimin e rrjeteve sociale si një burim kënaqësie të menjëhershme, sidomos në lidhje me marrjen e pëlqimeve, ndarjen e përmbajtjeve personale dhe ndërveprimet sociale. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve raportuan gjithashtu ndjenja boshllëku, ulje të vetëbesimit dhe varësi emocionale ndaj këtyre platformave.

Rezultatet sugjerojnë se rrjetet sociale funksionojnë si një mekanizëm i fuqishëm për përmbushjen e nevojave hedoniste, por gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me ndikimet afatgjata në mirëqenien psikologjike. Punimi përfundon me sugjerime për ndërgjegjësim mediatik dhe përdorim më të vetëdijshëm të teknologjisë dhe mediave sociale./UBTNews

Linku i revistës: Architectural Image Studies, 2184-8645

https://journals.ap2.pt/index.php/ais

https://www.scopus.com/sourceid/21101247624

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Të kërkuara