Lajmet

Reagimi i Agim Ademit pasi Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Published

on

Albain Hajdari është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll i cili ka zgjedhur dardanët para Zvicrës, edhe pse për këtë të fundit kishte luajtur për të gjitha grupmoshat.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi i lojtarit erdhi për shkak të lidhjes së tij të fuqishme me vendin tonë si dhe edhe për shkak të roli kyç të prindërve të tij.

“Albian Hajdari ka vendosur me zemër, ka vendosur për Kosovën, ka vendosur për shtetin e prejardhjes së tij. Unë i falënderoj prindërit e tij të cilët e kanë rritur në frymën e atdheut me dashur për Kosovën edhe pse ka lindur atje, edhe pse jetojnë atje, edhe pse ka qenë i Zvicrës, por sigurisht që Zvicra e kupton çfarë do të thotë lidhja e gjakut dhe prejardhja dhe shteti…Është një prurje e mirë e radhës dhe ne sigurisht që do të vazhdojmë pasi është fat për ne që kemi shumë futbollistë të tillë, kemi futbollistë kulminant tashmë të nivelit më të lartë. Është shumë mirë që është bashkë me Fisnik Asllanin he Leon Avdullahun ne Hoffenhaim. Uroj që të jenë të tre po ashtu siç janë duke luajtur në Hoffenhaim të jenë edhe në formacion të Kosovës”, theksoi Ademi.

Kjo është ardhja e dytë te Kosova pas Leon Avdullahit i cili vetëm pak javë më parë poashtu i tha po Kosovës duke u larguar nga helvetikët.

Por, përkundër këtyre zhvillimeve, Ademi thotë se nuk ka përplasje ndërmjet dy federatave.

“Absolutisht nuk ka përplasje as nuk jemi duke u përplasur, kjo është gjithçka mediale, ne jemi në raporte jashtëzakonisht të mira me Zvicrën. uroj suksese Zvicrës, sigurisht që Zvicra i zgjedhë më të mirët e mundshëm por edhe ne Kosova i zgjedhim më të mirët të mundshëm. Tani është radha jonë sepse kemi shumë futbollistë e shumë talentë nëpër gjithë Kosovën dhe do të vazhdojmë kështu”, shtoi Ademi.

Gjithashtu, Ademi shtoi se Hajdari nuk vjen për ta zëvendësuar kapitenin Amir Rrahmanin.

“Duhet ta kuptojmë që Albioni është një 21 vjeçar dhe sigurisht që e kemi për gjatë kohë në kombëtare. Do të jetë për dhjetë vite e më shumë që do të jetë një futbollist i cili mund ta kenë një karrierë dhjetë vjeçare në kombëtare. Por, gjithsesi është më mirë të themi se është në duet se sa si zëvendësim sepse nuk do të zëvendësohet Rrahmani tani”, tha në fund Ademi.

Në fund Ademi shtoi se FFK do të vazhdojë të hulumtojë dhe kërkojë futbollsitë të cilët mund ta ndihmojnë Kosovën drejt synimeve të mëdha./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara