Kronikë e zezë

Rasti i grabitjes në argjendari, aktakuzë ndaj katër personave

Kështu thuhet në njoftimin e Themelores.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer gjashtë vepra penale.

Sipas gjykatës, të pandehurit dyshohen për veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L, A.A dhe E.G., me dashje ndërmarrin veprime për kryerjen e veprës penale të grabitjes, por vepra penale nuk është kryer tërësisht, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021, rreth orës 17:02 minuta, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren, duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri A.A me armën e tipit “AK-47”, i pandehuri L.L me pistoletën “CZ” dhe i pandehuri E.Sh me një armë të gjatë të ashtuquajtur “pumparicë”, të cilët me vete kishin edhe një çekan me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin nga vetura e tyre, dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë, në këtë rast të arit, hyjnë në dyqanin e argjendarit ku ishin pronari – i dëmtuari O.K., dhe biri i tij – i dëmtuari I.K., dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë ta marrin arin, por që me armë të zjarrit shkrep i pandehuri A.A., e pastaj shkrep i pandehuri E.Sh., i cili iu shkakton lëndime të dëmtuarve I.K., e O.K., e pastaj me pistoletë në drejtim të të dëmtuarit O.K., shkrep i pandehuri L.L., të cilin e godet në abdomen, e pastaj me shpejtësi me automjet ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë, me ç’rast i dëmtuari O.K., pëson plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme në shëndet, kurse i dëmtuari I.K., pëson dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet”, është bërë e ditur në komunikatë.

Në këtë mënyrë, sipas komunikatës, të akuzuarit L.L., A.A., dhe E.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja në tentativë” sipas KPRK-së.

Po ashtu, pas shkrepjes me armë e duke marrë parasysh se në ato momente kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror për të lartpërmendurit, kësodore kanë bashkëkryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas KPRK-së.

“Po ashtu, të njëjtit me përdorim të forcës, në grup dhe me armë në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që pasi largohen nga vendi i ngjarjes të përshkruar si më lartë, gjatë ikjes me automjetin e tyre, bëjnë aksident me një automjet, vazhdojnë rrugës regjionale Prizren-Suharekë dhe kur arrijnë afër fshatit Lubizhdë zbresin nga automjeti, pastaj me armë të zjarrit në duar, me dhunë e nxjerrin nga një automjeti, pronarin – të dëmtuarin S.Sh., dhe me këtë automjet vazhdojnë rrugën disa qindra – metra deri tek një pompë e derivateve, të cilët të armatosur zbresin nga vetura, dhe me dhunë nga punëtori i pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur, kthehen tek automjeti i tyre, të cilin e djegin dhe ikin nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Suharekës. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Grabitja””, ka informuar gjykata.

Gjithashtu, të njëjtit, sipas komunikatës së gjykatës, me automjetin e grabitur, janë larguar nga vendi ku e kanë djegur veturën e tyre, në fshatin Lubizhdë-Komuna e Prizrenit dhe kur kanë arritur në Suharekë, janë ballafaquar me patrullën policore. Ata, në ikje nga xhami i pasëm i veturës kanë shkrepur në drejtim të patrullës së policisë, të cilët përveç që ata i kanë rrezikuar njëherit, i kanë rrezikuar edhe kalimtarët e rastit. Në këtë mënyrë, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Po ashtu, të njëjtit ikin nga Suhareka dhe arrijnë në fshatin Murg-Komuna e Skenderajt, në tërësi e djegin automjetin dhe kësisoj i shkaktojnë dëm material pronarit të saj – të dëmtuarit S.Sh, mbi 5.000 Euro. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së. Ndërsa, i akuzuari E.Sh., me dashje ka ndihmuar në shmangien e zbulimit ose arrestimit të kryesve të veprave penale, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021 në orët e vona të natës afër shtëpisë së tij në fshatin Shkabaj-Komuna e Obiliqit (Kastriotit), takohet me të pandehurit e armatosur L.L, A.A dhe E.Sh dhe me automjetin e tij fshehurazi i dërgon në Prishtinë. Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” të KPRK”, është bërë e ditur tutje në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Kronikë e zezë

Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më parë në QKUK

Published

on

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Klan Kosovës ky ka qenë vendimi i Komisionit disiplinor të QKUK-së.

Megjithatë, të dy mund të parashtrojnë ankesa, pasi momentalisht është faza për t’i shtruar ato.

Kujtojmë se B.K., dhe XH.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Prizren

Published

on

 


Një grabitje me armë ka ndodhur në në Prizren, ku tre persona të dyshuar u kanë marrë para dy qytetarëve nën kërcënimin e armëve. Sipas Policisë së Kosovës, viktimat një mashkull dhe një femër, shtetas të Kosovës, nuk kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa nga ta janë grabitur para në vlerë prej rreth 40 euro.
Rasti është raportuar në se ka ndodhur në rrugën “Durak Rada”.
Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Lidhur me incidentin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa rasti është iniciuar si grabitje.
Autoritetet janë në kërkim të personave të dyshuar dhe hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prizren- arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Published

on

Në Prizren janë arrestuar një burrë dhe një grua për veprën penale falsifikim i dokumenteve, sipas raporti të fundit të Policisë së Kosovës.

“Pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar t’i mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese”, siç thuhet ne Raportin e Policisë.

Policia ka konfiskuar dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim të Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon si prova materiale.

Ndërkaq me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur me 03.02.2026 rreth orës 14:00./E.A./

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 215.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 3 shkurt 2026, në oren 19:15, në rrugën “Brahim Ademi”. Si prova materiale janë konfiskuar një veturë me targa vendore dhe dy telefona mobil. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Continue Reading

Të kërkuara