Lajmet

Rasti i Afganistanit: Diplomacia është bërë modeste

Talibanët mund të paraqiten të iluminuar për aq kohë sa kanë qasje në fondet perëndimore.

Published

on

Shkruan: Christoph Hasselbach

Ujdi me talibanët për të stabilizuar Afganistanin. Këtë e dëgjoi shpesh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë vizitës së tij disa ditore në rajon. E pashmangshme, mendon Christoph Hasselbach.

Realitetin e ri e ndjeu shumë shpejt ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas që përfundoi një vizitë disa ditore në rajon. I njëjti ministër i Jashtëm, që para disa javëve kishte përjashtuar marrjen e shpejtë të pushtetit nga talibanët, tani përpiqet për një ujdi me fituesit. “Nuk ka rrugë tjetër që i anashkalon bisedimet me talibanët.” Sepse “nuk duam destabilizim në Afganistan”, tha Maas në Doha, gjatë vizitës së tij disa ditore në rajon.

Madje shihet si e mundur edhe hapja e ambasadës gjermane në Kabul. Ministri i Jashtëm nxiton të thotë, se kjo nuk do të thotë njohje nga ana e së drejtës ndërkombëtare e talibanëve. Por edhe fraza të tilla nuk mund ta fshehin pafuqinë. Si gjithmonë dilema e vjetër: Nëse do të duhet të kesh një lloj ndikimi në një vend, edhe sikur të jetë ndihmë humanitare, duhet të kesh kontakt me ata që e kontrollojnë vendin. Pavarësisht se çfarë mendimi ke për ta.

Frika nga fluksi i refugjatëve

Të kthehemi tek argumentimi i Heiko Maas për bisedimet me talibanët: nuk duam të kemi destabilizim në Afganistan. Kjo tingëllon njëherë si kulmi i hipokrizisë. Stabilitet nën islamistët e epokës së gurit është më mirë se anarkia? Por pikërisht argumentin e stabilitetit e dëgjoi shpesh ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në rajon. “Nuk duhet të lejojmë një kolaps ekonomik. Kjo nuk do të ishte në interes të askujt”, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Sheiku Mehmood Quereshi.

Quereshi kur thotë këtë ka parasysh valët e refugjatëve. Pakistani ka një kufi prej 2500 kilometrash me Afganistanin. Kjo është frika e madhe, jo vetëm në Islamabad, por edhe në Teheran, Ankara, Berlin dhe kryeqytete të tjera europiane.

Jo më situatë si ajo në vitin 2015

Në fushatën zgjedhore kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet duke iu referuar Afganistanit paralajmëroi se një situatë si ajo në vitin 2015, kur brenda disa muajsh erdhën disa qindra mjëra refugjatë në vend shumica nga Siria, “nuk duhet të përsëritet.” Vetëm valë të reja refugjatësh të mos ketë, këtë qëndrim e kanë shumica e vendeve europiane; Në Francë, ku vitin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale, kandidatja, Marine Le Pen sërish mund të fitojë pikë me temën e migracionit; në Danimarkë, ku socialdemokratët ndjekin një politikë të ashpër të azilit; në Austri, vendin që nuk do të marrë as edhe një refugjat të vetëm; në të gjitha vendet europiano lindore e qendrore, që refuzojnë çdo lloj shpërndarjeje të refugjatëve. Në këtë mënyrë stabiliteti në Afganistan kthehet në interes superior.

Hapësira e veprimit për Gjermaninë mbetet e vogël

Megjithatë jo me çdo çmim. Heiko Maas shpreson, që talibanët mund të lëvizin nga qëndrimet e tyre e të bëjnë lëshime në lidhje me të drejtat e njeriut, nëse përdoret instrumenti i ndihmës ekonomike. Por ky është një instrument pa levë të gjatë. Talibanët mund të paraqiten të iluminuar për aq kohë sa kanë qasje në fondet perëndimore. Nëse ata vërtet kanë ndryshuar, siç i tha edhe ministri i Jashtëm pakistanez homologut gjerman, mbetet vetëm të shpresohet për momentin. Vende si Kina apo Rusia nuk i vendosin kritere morale Kabulit.

Hapësira e veprimit për diplomacinë gjermane mbetet e ngushtë. Një fund i hidhur: Gjermania së bashku me të tjerët i dëboi talibanët para 20 vjetësh dhe donte të sillte demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Afganistan. Tani ministri i Jashtëm kërkon të arrijë ujdi me pushtetarët e vjetër e të rinj për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Rrugë tjetër nuk ka mbetur.

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara