Lajmet

​Rastet e dhunës në familje, GLPS kërkon zbatim të ligjit

Published

on

Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre 79 për qind e viktimave janë gra, ndërkaq 21 për qind burra. 

Kështu tregon raporti “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2023 – qershor 2024” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Mes tjerash, GLPS u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa për sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave.

Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë e 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje.

“Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 në Policinë e Kosovës janë raportuar 2 mijë e 856 raste të dhunës në familje, që në kushte të tjera do të thotë rritje prej 4.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar kur ishin raportuar 2 mijë e 735 raste. Nëse e vështrojmë numrin e rasteve absolute dhe nga tabela mund të vërehet se Prishtina dominon sa i përket numrit të rasteve të raportuara….Nga 2 mijë e 856 raste të raportuara, 79 për qind e viktimave janë gra, vetëm 21 për qind janë burra. Ndërsa, nga 571 të arrestuar 92,55 për qind janë burra, ndërsa 7.5 për qind janë gra. Sa i përket numrit të personave të dyshuar kemi një vlerë prej 88 për qind burra dhe 12 për qind gra”, deklaroi ai.

Gjatë kësaj periudhe, Bajrami shtoi se Prokurori i Shtetit ka raportuar 2 mijë e 815 kallëzime penale për dhunë në familje.

Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore u nevojiten 262 ditë që të zgjidhen lëndët e pranuara.

“Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të ndërmarrin masa për sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës. Rritja e efikasitetit të policisë përmes krijimit të strategjive të përshtatura për parandalimin e rasteve të dhunës në familje, të krijohet një databazë institucionale e ngjashme me sistemin në Spanjë ku do të përfshinte Policinë, Prokurorinë, Gjykatat dhe Qendrat për Punë Sociale. Kjo databazë veç tjerash do të mundësonte ndjekjen e rasteve të dhunës në familje në kohë reale duke përmirësuar kështu koordinimin mes institucioneve dhe duke ofruar mbështetje më efektive për viktimat përmes vlerësimit të rrezikut”, shtoi Bajrami.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka rekomanduar që të sigurohet zbatimi i Kodit Penal nga ana e gjykatave dhe prokurorive, duke aplikuar politikë më të ashpër ndëshkimore.

Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Kosova siç ishte shkruar edhe në raportin vjetor, në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën, ka krijuar një kornizë solide ligjore në përputhje me standardet evropiane për të luftuar dhunën në familje, duke përfshirë një të rëndësishme, ka pasur gjithashtu përditësime të rëndësishme në vitin ’23 dhe gjithashtu legjislacionin primar dhe dytësor. Kjo përfshin përafrimin e ligjeve kombëtare me Konventën e Stambollit, përcaktimin e dhunës në familje si vepër penale në kodin penal dhe miratimin e ligjit për parandalimin dhe ndjekjen penale nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Zbatimi i plotë i legjislacionit mbetet problem dhe shkruhet në raport, ka zbatim të pabarabartë të ligjit, veçanërisht në sigurimin e politikave adekuate për dhunën online, femicidin”, tha ai.

Ndërkaq, gjyqtari në Gjykatën e Apelit, Dardan Kodolli tha se rastet e dhunës në familje po trajtohen me prioritet.

“Kur flitet për rastet e dhunës në familje dhe trajtimi me prioritet është si një lloj paradigmi fillestar. Nëse shikoni edhe aktet që ka nxjerrë ky ligj gjyqësor, këto raste janë të prioritizuara dhe me gjitha mundësitë përfundohen brenda afateve kohore. Ta zëmë, rastet e dhunës në familje nuk e di ndonjë rast në aspektin civil që një kërkesë e ka tejkaluar afatin 15 ditor të trajtimit siç e parasheh ligji”, theksoi ai.

Prokurorja në Prokurorinë Themelore, Vjosa Bytyçi tha se gjykatat duhet të zbatojnë udhëzuesin për politikë ndëshkimore.

“Prokurori i Shtetit, prokurorët që merren me këto raste të dhunës në familje çdo herë e potencojnë edhe në gjykata që duhet gjykata të fillojë ta zbatojë shumë më shumë udhëzuesin për politikë ndëshkimore. Po ashtu edhe tek rrethanat rënduese për të cilët thatë më herët që gjykata nuk merr për bazë recidivizmin dhe aktgjykimet, shumë raste Prokuroria e Shtetit dhe prokurorët që merren me këto raste interesohen tek Këshilli Gjyqësor dhe kërkon evidenca për të pandehurit dhe gjithherë propozohen si rrethana rënduese”, përfundoi ajo.

Nga 2 mijë e 856 raste të raportuara për dhunë në familje, 27 raste përfshijnë prindërit si autorë të dhunës në familje, 46 mes vëllezërve dhe motrave dhe 15 janë raste kur fëmijët janë autorë.

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara