Sport

Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

Published

on

Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë postuar një fotografi së bashku në aeroplan në rrjetet sociale.

“Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

Sport

Distria Krasniqi mposht serben për 29 sekonda

Published

on

By

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në Grand Prix “Upper Austria”, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, Krasniqi e mposhti pa asnjë telashe serben Nikolina Nisheviq, duke e përfunduar duelin për vetëm 29 sekonda me një Ippon të bukur.

Më herët, Distria pati një tjetër paraqitje të fuqishme, duke mposhtur amerikanen Jenna Schurr me Ippon pas 1 minutë e 34 sekonda luftë.

Me këtë formë të shkëlqyer, Krasniqi synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë në këtë garë prestigjioz

Continue Reading

Sport

​Superduelet e fundjavës në basketboll

Published

on

By

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 23-të. Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Proton Cable Prizreni do të ndeshet Pejën, ku të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e tetë në renditje me pesë fitore e 17 humbje, kurse pejanët në vendin e katërt me 11 fitore e 11 humbje, transmeton KosovaPress.

Derbi prishtinas zhvillohet të shtunën mbrëma mes Borës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që kanë pasur formë të lartë në vitin 2025 në elitën e basketbollit. Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit. Ky është edicioni i parë i Borës në elitë, ku kërkon “Play-off”-in, derisa renditet e shtata me tetë fitore e 14 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.

Të dielën përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë. Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante.

ProCredit Superliga-Java 23

E shtunë

20:00 Proton Cable Prizreni – Peja

20:00 Bora – Sigal Prishtina

E diel

20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Continue Reading

Sport

Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago

Published

on

Los Angeles Lakers regjistruan fitoren e tyre të tetë radhazi në NBA, duke mundur New York Knicks me rezultatin 113-109 pas kohës shtesë. Luka Doncic dhe LeBron James udhëhoqën skuadrën kaliforniane, me 32 dhe 31 pikë respektivisht, duke neutralizuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Jalen Brunson, i cili shënoi 39 pikë për Knicks. Me këtë fitore, Lakers mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Boston Celtics shënoi një fitore bindëse 123-105 ndaj Philadelphia 76ers, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë të Lindjes. Jayson Tatum ishte lideri i skuadrës me 35 pikë, duke dominuar në parket.

Një tjetër fitore të rëndësishme jashtë fushe regjistroi Houston Rockets, që mundi New Orleans Pelicans 109-97. Në këtë ndeshje, tre lojtarë të Houston realizuan mbi 20 pikë, duke siguruar një sukses të merituar.

Chicago Bulls arriti një fitore dramatike ndaj Orlando Magic, me rezultatin 125-123. Heroi i takimit ishte Coby White, i cili shkëlqeu me 44 pikë, duke vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.

Atlanta Hawks triumfoi ndaj Indiana Pacers me shifrat 124-118, falë një kontributi të madh nga banka e rezervave, që siguroi 50 pikë për ekipin.

Ndërkohë, Golden State Warriors fituan një ndeshje të ngushtë 121-119 ndaj Brooklyn Nets, me Stephen Curry që udhëhoqi ekipin me 40 pikë.

Rezultatet e plota:

Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118

Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109

Continue Reading

Sport

Nis sot xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës

Published

on

By

Sot nis xhiroja e 23-të e kampionatit të Kosovës në futboll, me një përballje mjaft interesante mes Ferizajt dhe Suharekës, që do të zhvillohet në orën 14:00.

Të dyja skuadrat ndajnë nga 26 pikë dhe renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë të tabelës, duke e bërë këtë ndeshje tepër të rëndësishme për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.

Ndërkohë, në krye të renditjes qëndron Drita me 50 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Malisheva me nga 37 pikë secila.

Continue Reading

Të kërkuara