Lajmet

Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah.

Published

on

Të paktën 36 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Alepos, tha më 29 mars një monitorues i luftës.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Ky grup monitorues ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011.

Kreu i Vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos.

Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze.

“Numri i viktimave në mesin e trupave qeveritare siriane është më i larti, krahasuar me sulmet e mëhershme izraelite që kanë shënjestruar zonat siriane”, tha Vëzhguesi.

Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga nisja e vitit 2024, tha grupi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto sulme.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues. Ky sulm goditi selinë e Hezbollaht në al-Bahdalia.

SANA, duke u thirrur në burime ushtarake, tha se Izraeli kreu sulme nga drejtori i Lartësive të pushtuara të Golanit, duke shënjestuar ndërtesa në periferi të Damaskut.

Izraeli ka bombarduar caqe në Siri me qëllim që të godasë forcat iraniane që gjenden atje. Izraeli synon që të parandalojnë Iranin dhe milicitë e tij aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara