Aktualitet
Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?
Ndikim negativ për besueshmërinë e BE.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e MV i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.
Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veꞔantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, theksohet në njoftimin për shtyp të KE. Josep Borrell, Zv. Presidenti i KE, njëherazi Përfaqësues i lartë i BE për Politikën e Jashtme, citohet të ketë thënë që “përqasja e metodologjisë së re të zgjerimit është në bazë meritash me fokus në reformat themelore të tilla si sundimi i ligjit, ekonomia, funksionimi i institucioneve demokratike dhe lënia mënjanë e dallimeve mes vendeve kandidate për anëtarësim.”Borell ka kërkuar që BE të mbajë “një process të besueshëm zgjerimi”.
Ndikim negativ për besueshmërinë e BE
Raporti, i cili përfshin periudhën një vjeꞔare qershor 2020-qershor 2021, konstaton se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (MV) po vazhdojnë të plotësojnë kushtet për hapjen e negociatave të hyrjes në BE dhe të dyja vendet po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformave të BE.” “Vonesat në hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE. Çështjet dypalëshe të mbetura pezull midis Bullgarisë dhe MV duhet të jenë ꞔështje prioritare. Është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare të BE të përfundojnë Kuadrot Negociuese pa vonesë të mëtejshme që konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet të mbahet sa më parë që të jetë e mundur dhe para mbylljes së këtij viti”, thekson raporti.
Josep Borrell
Shqipëria pa përparim në lirinë e shprehjes
“Shqipëria ka vazhduar të tregojë angazhimin e saj ndaj reformave të orientuara të BE dhe ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, pavarësisht sfidave për shkak të pandemisë Covid-19”, vë në dukje raporti i KE. Por theksohet, se Shqipëria duhet të punojë më shumë në fusha të tilla si reforma në administratën publike, sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe në garantimin e lirisë së shprehjes. “Brenda periudhës së raportimit Shqipëria nuk ka arritur progres lidhur me lirinë e shprehjes”, vëren raporti.
Në të vihet në dukje që “atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Po kështu edhe tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime.” Lidhur me paketën ligjore anti-shpifje të qeverisë Rama raporti thekson që „parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të miratohet në konsultim me organizatat e medias”.

Përmbushja e kritereve politike
Për përmbushjen e këtyre kritereve, raporti i referohet OSBE kur vlerëson që zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë. “Mbeten shqetësuese keqpërdorimi i burimeve publike ose funksioneve zyrtare, akuzat për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale lidhur me preferencat politike të qytetarëve”, thekson raporti. Lidhur me klimën politike pas rezultateve në Zgjedhjet Parlamentare të 2021, raporti tërheq vëmendjen që “shumica dhe opozita në legjislaturën e re do të duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku me të gjitha palët e shoqërisë për të ꞔuar më tej përpara programin e reformave të orientuara nga BE si edhe negociatat e pranimit”.
KE në raportin në fjalë konstaton që “sistemi gjyqësor në Shqipëri është deri diku i përgatitur”.”Shqipëria ka vazhduar të zbatojë reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi që rezulton në një progres të mirë.” Vihet në dukje se me emërimin e shtatë gjykatësve për Gjykatën Kushtetuese është bërë e mundur mbajtja e sesioneve plenare, por duhet plotësuar e gjithë trupa e gjykatësve që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale.
Lidhur me procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve raporti konstaton që ai ka shkuar përpara “në mënyrë të qëndrueshme.” “Nga shqyrtimi i 437 rasteve, 62 për qind e tyre kanë rezultuar me shkarkime ose me dorëheqje”, theksohet në raport.
Protesta të gazetarëve kundër ligjit për median
Kultura e mos-ndëshkimit në nivelet e larta të shtetit
Në progresin e arritur nga Shqipëria në plotësimin e kushteve për hapjen e negociateve të anëtarësimit në raport përmendet edhe ngritja e Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimeve. “Numri i çështjeve për korrupsion, që përfshijnë zyrtarë të lartë ende mbetet i kufizuar dhe vazhdon kultura e mosndëshkimit në nivelet e larta të shtetit”, thekson raporti. Në këtë kontekst raporti e konsideron të nevojshme që SPAK dhe Gjykata për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar “të ngrenë aftësitë e tyre hetimore në ndjekjen e korrupsionit”, të cilin raporti e quan „një shqetësim serioz ngaqë mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e private.”
Ulen kërkesat për azil nga Shqipëria në vendet e BE
“Sipas të dhënave të Eurostat numri i qytetarëve shqiptarë që paraqitën aplikime për azil në vendet anëtare të BE u ul me 66 përqind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, dhe nga 12,130 aplikime në 2017 u ul në 2,985 në vitin 2020. KE po monitoron nga afër këtë ꞔështje në kuadër të mekanizmit monitorues të post- liberalizimit të vizave”, thekson raporti. Lidhur me kuadrin ligjor për migracionin, raporti vë në dukje, se ai është sipas standarteve të BE, por ka nevojë për përditësim sipas zhvillimeve më të funidt.
“Pavarësisht karantinës në mars-maj 2020 Shqipëria vazhdoi të ketë fluks në rritje të emigrantëve të parregullt, shumica nga Greqia, që largoheshin nga Shqipëria pas disa ditësh drejt vendeve të BE. Numri i emigrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri në vitin 2020 u rrit me 13 përqind në krahsim me vitin 2019”, thekson raporti.
Përmbushja e kritereve ekonomike
Raporti konstaton që Shqipëria ka bërë progres dhe është pak a shumë e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Sipas tij Shqipëria ka bërë progres lidhur me kapacitetin e saj për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE. Po kështu ka shënuar progress lidhur me konkurrencën brenda rajonit dhe presioneve të tregjeve rajonale. “Por konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e dijeve në fushën e sipërmarrjes dhe teknologjisë, informaliteti i konsiderueshëm, mungesa e investimeve për kapitalin njerëzor dhe fizik”, thekson raporti.
Porti i Durrësit
Marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë
Shqipëria është vend kandidat për hyrje në BE që nga viti 2014, vë në dukje raporti. Në vitin 2018 KE lëshoi një rekomandim të pakushtëzuar për të hapur negociatat e pranimit. Pas dy vitesh, në mars 2020, Këshilli Europian miratoi vendimin për hapjen me Shqipërinë të negociatave të pranimit. Në maj të këtij viti KE informoi Këshillin Europian që Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha kushtet para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE për hapjen e negociatave. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, thekson raporti, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme të BE.DW
You may like
Vendi
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Published
2 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.
Lajmet
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Published
11 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.
I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.
Vendi
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
12 hours agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Lajmet
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
16 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve
Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid
Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës
Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
