14 prill 1993
Lajmet kryesore:
Delegacioni i kongresit amerikan dhe parlamentarët e Belgjikës në Maqedoni
Civilët serbë bëjnë presion në familjen e dr.Shaqir Shaqirit
Misioni i KSBE-së vizitoi Suharekën
Reagime të partive politike shqiptare rreth kërcënimeve serbe për pengimin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Serbia synon të instalojë një kuvend serb në Kosovë
Konferencë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Policia shqetësoi arsimtarët në Staradran të Istogut
Organi i dhunshëm i NBI “Rahoveci” po e plaçkitë pasurinë e NB “Mirusha”
U përjashtuan punëtorët shqiptarë nga administrata e Obiliqit
Në Murgull të Podujevës u arrestua Veli Sylejmani
U keqtrajtua minatori Islam Rafuna
U rrah rëndë edhe Prend M.Kolaj
Në Kijevë u arrestuan disa veprimtarë të LDK-së së Malishevës
Në Koshtovë të Mitrovicës u bastisën tri familje dhe disa fshatarë
Ekipi i “Mjekëve shëtitës” vizitoi katër fshatra të komunës së Obiliqit
14 prill 1994
Lajmet kryesore:
NATO-ja paralajmëron aksione të reja kundër forcave serbe
Shpeshtohen takimet serbo-greke
Në stacionin e policisë në Lluzhan u rrah brutalisht një qytetar
Prani kërcënuese e ushtrisë serbe në Pejë e Prizren
Represioni në Kosovë
U përjashtuan edhe 49 punëtorë shqiptarë nga “Coca-Cola” e Lipjanit
Në shënjestër edhe kryetarët e kuvendeve komunale të Republikës së Kosovës
Përfunduan garat e diturisë së shkollave të mesme në Prishtinë
Greva e radikalëve transnacionalë përfundoi me sukses
14 prill 1995
Lajm i plotë:
Policia serbe mbyti me torturë Abedin A. Ahmetin në Mitrovicë
Dje në mesditë, një përgjegjës i policisë serbe ia kumtoi familjes Ahmeti lajmin se Abedin A. Ahmeti (35) nga Zhabari i Epërm i Mitrovicës, vdiq në stacionin e policisë serbe në Mitrovicë.
Qendra për Informim dhe KMDLNJ në Mitrovicë njofton sot se pardje, më 12 prill, tre inspektorë serbë e arrestuan në shtëpinë e tij rreth orës 19:00 Abedin Azem Ahmetin.
Anëtarët e familjes thanë se Abedini u mbajt në polici deri në orën 21:00. Në atë kohë policët e kthyen atë në gjendje të pavetëdijshme në shtëpi.
Pas 15 minutash, policët e arrestuan sërish Abedinin dhe e mbajtën në stacion deri në orën 23:00, kur e kthyen prapë në shtëpi. Pas mesnate, në orën 01:00, policët e morën atë sërish dhe e dërguan në stacionin e policisë, e prej aty, të vdekur e dërguan në spitalin e Mitrovicës.
Familja u njoftua për vdekjen e Abedinit dje në mesditë nga një epror serb, i cili nuk saktësoi shkakun e vdekjes.
Dëshmitarët thonë se trupi i viktimës ishte me plagë dhe me hematome nga të goditurat.
Preteksti i arrestimit dhe mbytjes së Abedin A. Ahmetit, i cili ishte baba i tre fëmijëve, nuk dihet.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Zhabar i Epërm.
Lajme të tjera:
Nga Kodra e trimave në Prishtinë shkoi një e u kthyen dy familje
Gazetarët e “Rilindjes” dënojnë arrestimin e kolegut të tyre Berat Luzha
Shtypi serb për arrestimet në Kaçanik
Në fabrikën e bllokave në Landovicë nga puna u larguan 60 punëtorë shqiptarë
Policia serbe ndërhyri në lokalet e gjimnazit “F. Bardhi” në Mitrovicë
Policia serbe ndërhyri sërish në SHMT “Marin Beçikemi” në Vushtrri
Dhuna e përditshme në Kosovë
Policia serbe rrahu një shtetas turk
Dy civilë serbë maltretuan nxënësin Albert H. Pllana
Punëtorët e “Luxit” të Mitrovicës në grevë
Serbët ndajnë 500 troje për kolonistët në Gjakovë
Policia serbe arrestoi një të ri shqiptar
Policia serbe ndërhyri sërish në Grejkoc të Suharekës
Dhunë e shkallëzuar në tre muajt e fundit në komunat e Pejës dhe të Kaçanikut
Mitingu i 30-të jubilar i poezisë mbahet më 23 maj
New York Times: Ish-agjenti serb nxjerr dokumente që flasin për bashkëpjesëmarrje të Serbisë në krimet në Bosnjë
Njoftime për ekzistimin e dëshmive të përzierjes së Beogradit në spastrimet etnike në Bosnjë
Në ish-Jugosllavi u vranë 200 mijë veta
14 prill 1997
Lajmet kryesore:
Nunci apostolik falënderon kryetarin Rugova në emër të Papa Gjon Palit II
Komiteti Kosovar i Helsinkit përshëndet kthimin e Lekës së Parë
Kryeministri italian vizitoi Shqipërinë
Një delegacion parlamentar turk viziton Shqipërinë
Nesër mbërrijnë ndihmat e para ushqimore në Shqipëri
Shkodër: Vazhdon bartja e hekurishtave në Mal të Zi
Lajm i plotë
Elbasan: Deri tash janë vrarë së paku 20 njerëz
Dje pasdite, rreth orës 17. 00, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit, në vendin e quajtur Tabakhane ka patur për disa minuta rresht shkëmbime të zjarrit me armë mes dy grupesh, si pasojë e të cilave u vra Gazmir Peqini (28) dhe u plagosënr 5 shtetas të tjerë, njofton ATSH.
Burime të policisë bëjnë të ditur, se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se ky organ menjëherë është vënë në ndjekje për zbulimin e fajtorëve. Nga ana tjetër, dëshmitarë të pranishëm, thonë se konflikti ka patur protogonistë dy familje me lidhje të afërta gjaku ku bën pjesë dhe viktima se bashku me të vëllanë, që ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë. Mësohet se 2 prej personave të plagosur kanë qenë kalimtarë të rastit.
Që nga fillimi i trazirave, në qytetin e Elbasanit, deri tash janë vrarë së paku 20 njerëz.
Lajme të tjera:
Policia greke konfiskoi 60 kallashnikovë dhe 170 kg drogë që vinin nga Shqipëria
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur organizon konsultë
Në afërsi të doganës në Han të Elezit ushtria serbe plagosi të riun Nysret Curri
Persona të paidentifikuar vranë Ndue J. Lekajn nga Karashëngjergji
Një shqiptar u kthye nga aeroporti i Prishtinës sërish për në Gjermani
Policia financiare plaçkiti dy ndërmarrje private në komunën e Suharekës
Dhuna e përditshme në Kosovë
Policia ndërpreu një ndeshje futbolli dhe keqtrajtoi gjashtë futbollistë
14 prill 1998
Edicioni i parë (11:00)
Lajm i plotë:
Klinton: SHBA-të kërkojnë konsultime të ngushta me qeverinë shqiptare për çështjen e Kosovës
ATSH njofton se presidenti i SHBA, Villiam J. Clinton, i ka dërguar dje letër Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, në të cilën i shpreh shqetësimin për situatën në Kosovë. Në këtë letër thuhet:
“Po ju shkruaj ndërkohë që në Kosovë situata është e vështirë dhe e kërcënuar. Së pari, më lejoni t’Ju shpreh vlerësimin për rolin udhëheqës që ju dhe qeveria juaj ka demonstruar gjatë javëve të fundit. Gjatë takimit të Bonit ju dhe sekretarja Allbright diskutuat për Kosovën, por qysh atëherë ka një numër zhvillimesh dhe për këtë me lejoni t’ju kumtoj qëndrimin tonë.
Besoj se ndajmë të njëjtin qëndrim mbi urgjencën e këtij problemi. Një shkallëzim i një krize në Kosovë mund të rrezikojë gjithçka që ne kemi përfunduar në Bosnjë. Gjithashtu, konflikti ka fuqinë të shpërndahet në lindje dhe në jug dhe të destabilizojë një rajon me interes për të gjithë ne.
Unë do të dëshiroja që ne të kemi privilegjin e një konsultimi të ngushtë të mundshëm me Qeverinë tuaj, ndërkohë që unë dhe këshilltarët e mi të politikës së jashtme përballemi me këtë sfidë. Gjatë ditëve të ardhshme do të dërgoj në Tiranë Strobe Talbott, zëvendësin e Madeleine Allbright, së bashku me një delegacion nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes dhe stafi Keshillues i Sigurimit Kombëtar.
Vetëm në qoftë se ne veprojmë shpejt, vendosmërisht dhe në bashkëpunim mund të shmangim një cënim të ri të paqes në Evropën Juglindore”.
Lajme të tjera:
Shpërthime dhe të shtëna me armë në stacionin e policisë në Kodër të Trimave në Prishtinë
Fatmir Makolli u mbajt rreth 12 orë në polici
Studenti u kindnapua në qendër të Mitrovicës
Edicioni i dytë (14:45)
Lajmet kryesore:
Komunikatë e Kryesisë së LDK-së
Për shkak të Kosovës, UE do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit
Vërejtje të shumta në adresë të Këshilli të Emergjencës
Serbët forcojnë istikamet rreth Drenicës
Forca policore shkuan nga Mitrovica drejt Skënderajt
Shetitje protestuese në Kosovë
Podujevë: Lëvizje të forcave ushtarako-policore
Obiliq: Qytetarët keqtrajtohen nga policët dhe civilët serbë
Policia Serbe nuk lejon bujqit e Kijevës të punojnë në arat e tyre
Kontroll i shtuar i policisë në Fushë Kosovë
Hollbruk: “Uashingtoni duhet të jetë më i prerë”
Edicioni i tretë (19:00)
Lajmet kryesore:
Policia bastisi disa shtëpi në lagjen “Kodra e trimave”
Gjendje e rëndë në Klinë: Ndërprehet mësimi në Jashanicë të Epërme dhe të Ulët
Në Pejë policia serbe rrahu shëtitësit shqiptarë
Dhunë e shtuar edhe në Istog
Landovica nën presion ushtarak
Prizren: Në shëtitjen e sotme morën pjesë rreth 40 mijë qytetarë
Malishevë: Krahas solidarizimit me Drenicën të përmbushen edhe obligimet e rregullta financiare
Foto: Kodra e Trimave në Prishtinë