Lajmet

Raporti i BE-së: Shtatë vitet e fundit janë më të ngrohtat të regjistruara në nivel global

Kështu të paktën raportoi Shërbimi i Monitorimit të Klimës i BE-së.

Published

on

Shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat të regjistruara në nivel global “me një diferencë të qartë”, raportoi të hënën shërbimi i monitorimit të klimës i BE-së, duke ngritur alarmin për rritjen e përqendrimeve rekord të metanit në atmosferë.

Vendet në mbarë botën janë goditur nga katastrofa të pamëshirshme të motit të lidhura me ngrohjen globale në vitet e fundit, duke përfshirë zjarret në të gjithë Australinë dhe Siberinë, një valë të nxehti një herë në 1000 vjet në Amerikën e Veriut dhe reshjet ekstreme që shkaktuan përmbytjet masive në Azi, Afrikë, SHBA dhe Evropë.

Në vlerësimin e tij të fundit vjetor, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) konfirmoi se viti 2021 i ishte bashkuar brezit të ngrohtë të pandërprerë që nga viti 2015. Raporti zbuloi se viti i kaluar ishte i pesti më i ngrohti i regjistruar globalisht, pak më i ngrohtë se 2015 dhe 2018.

Matjet e sakta kthehen prapa në mesin e shekullit të 19-të. Temperatura mesatare vjetore ishte 1.1 deri në 1.2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, e matur midis 1850 dhe 1900, tha C3S. Kjo ishte pavarësisht efektit të fenomenit natyror të motit La Nina.

“2021 ishte një vit tjetër i temperaturave ekstreme me verën më të nxehtë në Evropë, valë të nxehtit në Mesdhe, për të mos përmendur temperaturat e larta të paprecedentë në Amerikën e Veriut”.

Carlo Buontempo.

“Këto ngjarje janë një rikujtim i nevojës për të ndryshuar mënyrat tona, për të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe efektivë drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe për të punuar drejt reduktimit të emetimeve neto të karbonit”.

C3S gjithashtu monitoroi përqendrimet atmosferike të gazeve që ngrohin planetin, dioksidin e karbonit dhe metanin, duke zbuluar se të dyja ishin rritur pa asnjë shenjë ngadalësimi.

Një sërë burimesh natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu e bënë të vështirë të përcaktohej pse kishte pasur një rritje kaq të madhe vitet e fundit, tha C3S.

Metani (CH4) është gazi më përgjegjës për ngrohjen globale pas CO2. Ndonëse është më jetëshkurtër në atmosferë, është shumë herë më i fuqishëm se CO2./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara