Lajmet

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Published

on

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2376 tiketa trafiku, janë shkaktuar 40 aksidente me dëme materiale dhe 21 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 18 persona janë arrestuar, kurse 12 janë dërguar në mbajtje.

 INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

 FALSIFIKIM I PARASË

Prishtinë / 25.08.2025-11:30. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se klientë të ndryshëm në bankomat kanë deponuar një shumë të hollash në forma të ndryshme (kartëmonedha dhe metalike), të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Podujevë 25.08.2025, 22:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollës tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 3.90 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Prishtinë / 25.08.2025 – 03:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: stoli ari dhe bizhuteri te ndryshme, po ashtu gjesende të tjera personale në Vlerë të konsiderueshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & SULM

Fushë Kosovë / 25.08.2025 – 01:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët kishin pasur konflikt në mes veti. Njësitet policore, tek të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar; te njëri një pistoletë të tipi Glock-19, (me leje), me të cilën dyshohet se kishte shtënë në ajër, 12-fishekë dhe 1-gëzhoj, ndërsa tek tjetri kanë gjetur një mjet të mprehtë-thikë dhe një boks metali.Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Obiliq / 25.08.2025-14:00. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar I njëjti ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN

Podujevë 25.08.2025, 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore si dhe emergjenca ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 25.08.2025, 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 25.08.2025 20:47 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta sulmonte fizikisht. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 25.08.2025 18:00 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTE KRIMINALE-GJILAN

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan / 25.08.2025-09:50.  Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

INCIDENTE KRIMINALE-FERIZAJ

 MARRJA NË POSEDIM E PASURISË SË LUAJTSHME

Ferizaj / 24.08.2025-10:10. Me 25.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Ferizaj 24.08.2025, 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj saj. Nën dyshimin se personi posedon armë është bërë bastisja në vendin e tij të punës ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pistoletë me karikator, 28 fishekë, një fishek tjeter si dhe një leje për armë shenjtërie. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-PEJË

HETIM I VDEKJES

Klinë NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN

KANOSJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Suharekë 25.08.2025, 19:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si dhe një fishek. Po ashtu është sekuestruar arma pistoletë me gas e cila është përdorur në rast si dhe një armë AK-47. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 HETIM MBI VDKJEN

Prizren / 25.08.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

VRASJE NË TENTATIVË & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prizren / 25.08.2025-02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar dy viktima meshkuj kosovarë. Si pasojë viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

GRABITJE

Prizren/24.08.2025, 15:20. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG

VJEDHJE E RËNDË

Skenderaj / 25.08.2025. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë thyer derën e hyrjes së objektit, kanë vjedhur para të gatshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI

NXITJE E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT

Leposaviq 25.08.2025, 21:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër pasi që e njëjta në muret e një  shtëpie të pa banuar kishte shkruar mbishkrime me përmbajtje provokuese. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Hani i Elezit / 25.08.2025: 11:10.  Njësitet gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas I huaj, nën dyshimin se i njëjti ka kaluar kufirin kundërligjshëm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

 

Continue Reading

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara