Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: Arrestime për armë, dhunë në familje dhe një aksident me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë evidentuar një sërë incidentesh kriminale dhe ngjarjesh të tjera nëpër rajone të vendit, përfshirë raste të dhunës në familje, posedimit të paautorizuar të armëve, kanosje, narkotikë, si dhe një aksident trafiku me fatalitet.

Në Prishtinë, u arrestuan dy persona për dhunë në familje, njëri për dhunë fizike dhe tjetri për dhunë psikike.

“Prishtinë 12.08.2025-00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Prishtinë 02.08.2025-10:12. Ankuesja femër kosovare dyshohet se ka pasur dhunë psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Po ashtu, pati disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit në Lipjan, Gllogoc, Obiliq dhe Fushë Kosovë, si dhe një arrestim për posedim të 5.07 gram marihuanë. Në Gllogoc u raportua një aksident trafiku me pasojë vdekjen e shoferit.

“Lipjan 29.05.2025-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Gllogoc 12.08.2025-18:30. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar  ka konfiskuar armën e zjarrit me një karikator me 27 fishekë pasi që i njëjti gjatë ahengut familjar dyshohet se ka shtënë me të. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Plemetin, Obiliq 12.08.2025-20:40. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili me vete kishte një armë zjarri. Nga i dyshuari arma e zjarrit me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

“Rr. Gjergj Fishta, Fushë Kosovë 12.08.2025-18:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar duke i drejtuar armën e zjarrit. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator me 9 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

“Rr. Holger Petersen, Prishtinë 12.08.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5.07 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Në Gllogoc u raportua një aksident trafiku me pasojë vdekjen e shoferit.

“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia është vetë aksidentuar dhe si pasojë, ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.

Ndërsa në Ferizaj, policia arrestoi një person të dyshuar për sulm seksual, i cili u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Në Prizren, një aksident trafiku la të lënduar lehtë një pasagjere.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë një pasagjere femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.”

Në Deçan, gjatë një bastisjeje policia gjeti armë, municion, thika, sasi të vogël droge dhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore. Tre persona u liruan në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar;  një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Në Rahovec, dy persona u arrestuan për të shtëna me armë, ndërsa në qytetin e Gjakovës dy të tjerë për pengim të policisë gjatë shqiptimit të një gjobe. Po ashtu, u raportua një rast i një personi të zhdukur.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.08.2025-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me një karikator me pesë fishekë dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Fsh. Polluzhë, Rahovec 11.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Pistoleta me një karikator është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

“Gjakovë 12.08.2025-00:18. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kishin penguar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të gjobës së trafikut. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

“Gjakovë 10.08.2025-20:00. Më 12.08.2025, është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”

Në Mitrovicë të Jugut, u hetua një vdekje e dyshimtë në Vushtrri dhe një shpërthim në Mitrovicë që dëmtoi dy automjete. Në Skenderaj u arrestua një person që kanosi me armë.

“Vushtrri 12.08.2025-01:25. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.”

“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 12.08.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që, i njëjti  kishte ekspozuar një armë të zjarrit. Nga i dyshuari është sekuestruar  një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

Në Mitrovicë të Veriut, u raportua një rast i vjedhjes së pyllit në Zveçan dhe një aksident trafiku pa të lënduar në Uglar.

“Zveçan 07.08.2025-18:20. Është raportuar se persona të panjohur u kanë vjedhur pyllin gjashtë ankuesve meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.”

“Fsh. Uglar, Mitrovicë Veri 12.08.2025-08:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me ngasës kosovarë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.”

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të gjitha rastet, ndërsa disa të dyshuar janë dërguar në mbajtje, e të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./UBTNews

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara