Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: Arrestime për dhunë, armëmbajtje pa leje, disa persona ende në kërkim

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar një sërë incidentesh gjatë 13 gushtit 2025 nëpër rajonet e vendit, ku përfshihen raste të dhunës, përdorimit të armëve, aksidente trafiku dhe zhdukje personash.

Në Prishtinë, u arrestua një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Bërnicë të Poshtme, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

“Bërnicë e Poshtme, Prishtinë / 02.08.2025 – 23:25. Me 13.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) i cili së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është në kërkim policor. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“ thuhet në njoftim

Po ashtu, në Graqanicë, një burrë nën ndikim alkooli sulmoi babain e tij, ndërsa në Shamalluk u kap një person me 10 gram kanabis.

“Graqanicë / 13.08.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babai e tij viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri ne këndellje.” thuhet në njoftim.

“Shamalluk, Podujevë / 13.08.2025 – 22:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 10.04 gram substancë narkotike e llojit kanabis. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Është raportua edhe për falsifikim parash, si dhe dy raste të përdorimit të armëve në ahengje familjare në Lipjan.

“Prishtinë / 13.08.2025 – 03:25. Raportohet se një person me veturë ishte furnizuar me derivate dhe pagesën e kishte bërë me dy kartëmonedha në vlerë nga 50 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftim.

“Medvec, Lipjan / 13.08.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe 18 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

“Janjevë, Lipjan / 13.08.2025 – 22:55. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Në Fushë Kosovë, një person u arrestua për sulm ndaj një polici gjatë detyrës.

“Rr. Rexhep Mala, Fushë Kosovë / 13.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Gjilan, një grua ndërroi jetë në QKUK pas trajtimit mjekësor, ndërsa u raportuan edhe raste të personave të zhdukur.

“Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.

“Zhegër, Gjilan / 11.08.2025 – 17:50.  Më 13.08.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftim.

Në Ferizaj, pati dy raste armëmbajtjeje pa leje, një prej tyre i lidhur me dhunë në familje dhe kanosje. U raportua edhe për vjedhje veture dhe zhdukje personash.

“Ferizaj / 12.08.2025 – 21:30. Me 13.08.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se një ditë më parë kishte ushtruar dhunë fizike e dhe kanosë me jetë bashkëshorten e tij, viktimën f/k. Si pasojë e dhunës viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

“Ferizaj / 13.08.2025 – 21:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër. Pistoleta dhe gjashtë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.

“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj / 13.08.2025 – 17:00. Ankuesi m/k ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të huaja. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

“Rr. Sejdi Sejdiu, Ferizaj / 12.08.2025 – NN. Ankuesi m/k ka informuar se vëllai i tij viktima m/k ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Prizreni raportoi për zhdukjen e një nipi dhe mbese.

“Nashec, Prizren / 13.08.2025 – 07:00. Ankuesi m/k ka informuar se mbesa dhe nipi i tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Viktimat janë recidivist të veprës. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim

Ndërsa në Pejë u arrestua një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes.

“Pejë / 13.08.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” njofton policia.

Në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës u evidentuan disa raste armëmbajtjeje pa leje, përfshirë të mitur, si dhe të shtëna në ahengje familjare.

“Llazicë, Malishevë / 13.08.2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, njëri i mitur për shkak se në rrjet social kishte postuar një foto me një pistoletë në dorë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

“Lladroc, Malishevë / 12.08.2025 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se në një aheng familjar kishin shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit janë gjet dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 16 fishekë, një revole dhe 17 gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftm.

“Pastasellë, Rahovec / 13.08.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me gaz dhe 206 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim

Në Vushtrri u arrestua një person për përdorim të armës në një ceremoni familjare.

“Rr. Lidhja e Lezhës, Vushtrri / 13.08.2025 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa here me armë zjarri. Pistoleta dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, në disa qytete ndodhën aksidente trafiku, shumica me dëme materiale dhe pa pasoja serioze për jetën e të përfshirëve./UBTNews/

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara