Lajmet

Ramosaj: Rastet e para të këtij helmimi u paraqitën në 10 ditëshin e parë të muajit qershor

Published

on

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rastet e para të këtij helmimi ndodhën në 10-ditëshin e parë të muajit qershor.

Ai thotë se gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Krushevc të Pejës, por që shfytëzon burimin e Hidrodrinit për ujë të pijes.

Megjithatë, ai tha se edhe më tutje nuk mund të ketë definime të sakta dhe se konfirmoi që presin që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse ka ndodhur kjo. Ne kemi pas në 10-ditëshin e parë të muajit qershor me banorët e fshatit Krushevc të Pejës që furnizohet me ujë që është nën menaxhimin e “Hidrodrinit”. Ky rast ka qenë i izoluar sepse pas kësaj analize nuk pat më shqetësime dhe ndodhi që në muajin korrik të përsëritet e njtjeta por në përmasa më të mëdha, kjo na bënë që këto analiza të jenë më të thella dhe të dihet se a është për ujë. Ne asnjë herë nuk kemi vendos në shënjestër dikë. Qoftë edhe teoritë konsiprative që janë ngrit të shkohet deri në fund, sepse meritojmë të jetojmë të qetë në këtë shtet”, tha Ramosaj, duke treguar se mbrëmë ka arritur ndihmat me ilaqe të nevojshme për trajtimin e pacientëve nga Ministria e Shëndetësisë.

Tutje Ramosaj tha se numri i personave të helmuar ka kaluar mbi 1500, derisa shtoi se disa prej tyre po i përseritet situata për herë të dytë.

“Deri më tash ajo që është e ditur se numri i pacientëve e ka kaluar shifrën mbi 1500 dhe kur i referohem kësaj shifre prej tyre ka një pjesë që janë që po kthehen për herën e dytë dhe të tretë dhe që është një fluks mjaft i madh. Dje kemi marr rezultatet e analizave dhe në bazë të tyre rezulton që uji i pijes është i pastër mirëpo që duhet ende të bëhen analiza shtesë se nga çfarë ka ardhur ky lloj helmimi, unë edhe dje kam deklaruar se jemi të përkushtuar se kjo temë me u trajtua deri në fund, për të vetmen arsye se qytetarët e këtij shteti e kanë të drejtë me dit arsyen se përse ka ndodhur. Deri më tani mund të flasim për shifra edhe për rajonin e Pejës që janë mbi 80 raste, mirëpo kemi Klinikat private që kanë trajtuar pacientë të tillë, dhe dje kemi pasur edhe vëmendjen e institucioneve të shtetit, kemi në dispozicion edhe resurset ushtarake”.

Ndërsa drejtori QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha tha se rreth 1182 persona janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Me datën 10 janë trajtuar 288 pacientë, me datën 12 janë trajtuar  324 pacientë, me datën 13 janë trajtuar 310 pacientë ndërsa sot deri në orën 15:00 janë 120 ndërsa totali që janë trajtu në QKMF 1182 deri më sot”.

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara