Lajmet

Ramosaj premton realizim të kërkesave të banorëve të fshatit Sllup, Voksh e Ratish i Epërm

Ramosaj është zotuar para qytetarëve të këtyre lokaliteve se nuk do të ndalet së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve.

Published

on

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Decanir, Bashkim Ramosaj ka shprehur mirënjohjen për qytetarët e Sllupit, Vokshit dhe Ratish.

Ramosaj është zotuar para qytetarëve të këtyre lokaliteve se nuk do të ndalet së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve që janë kërkesa dhe nevoja e tyre.

“Faleminderit:- SLLUP- VOKSH- RATISH I EPËRMJu jam mirënjohës qytetarëve të komunës sonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!Këtë mbështetje e dëshmuan mbrëmë edhe banorët e fshatrave Sllup, Voksh e Ratish i Epërm, e të cilët i falenderoj nga zemra!Këtyre qytetarëve të këtyre lokaliteteve, ju dhashë zotimin tim, se nuk do të ndalem së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve që janë kërkesa dhe nevoja të tyre!Do të jemi bashkë gjithmonë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Lajmet

Sveçla në Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Svecla ka marrë pjesë Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës.

Ai ka thënë se aty u diskutua për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë.

Dje në Sarajevë u mbajt Forumi i përbashkët i BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatë dy sesioneve të Forumit diskutuam për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë, veçanërisht në fushën e narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe për çështjet që lidhen me migrimin, azilin, menaxhimin e kufinjve dhe përafrimin e politikave të vizave. Në adresimin tim prezantova angazhimet e Republikës së Kosovës në këto fusha si dhe sfidat e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e terrorizmit, duke refuzuar sjelljen e kryesve të këtyre akteve para drejtësisë.  Në margjinat e këtij forumi nënshkruam edhe planin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sveçla./EO

Continue Reading

Lajmet

Veliaj: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin

Published

on

By

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se kjo është që betejë që ai është duke e bërë edhe për ata që do të vijnë pas tij.

Gjithashtu, Veliaj bëri edhe një analogji me kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe kërkoi të njëjtin trajtim.

“Për analogji, doja të përmendja një rast po në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë, por në shtëpinë e tij. Tani lind pyetja, a janë të gjithë qytetarët e barabartë. Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës nga një qytetar i Tropojës dhe pse toleranca në Tropojë është 11 muaj dhe në Tiranë është dy javë, 3 muaj dhe 7 muaj? Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Për të gjithë ata që kanë argumentin, po për qytetarët? Po patjetër, por së pari kam unë një betim dhe një kontratë të lidhur me qytetarët që duhet ta mbrojë. Së dyti, edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë këtë Ogertës, Florit, Arlindit?! Kaosi që kemi tani nuk është gjë hiç me kaosin që mund të krijohet nëse kjo do të kthehet në standard. Kështu që kjo është edhe një betejë për ata që do të vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ndalohet një person për shkak se ndikoi gjatë zgjedhjeve në Kllokot

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc të Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtrojë ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet./KP

Continue Reading

Lajmet

​OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Qëllimshëm u anashkaluam sërish

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave.

Sipas OVL-UÇK-së, kryeministri në detyrë “edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës”.

Nga kjo organizatë thonë se Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi.

Përmes këtij reagimi OVL e UÇK-së kërkon nga qeveria e ardhshme që pensionet e veteranëve të përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht. Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit. OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.

Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro./KP

Continue Reading

Të kërkuara