Sport

Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

Published

on

Sergio Ramos ishte kuptueshëm në një gjendje të rënduar emocionale ndërsa i dha lamtumirën Real Madridit gjatë një konference shtypi gjatë ditës së sotme (e enjte).

35-vjeçari, i cili ka kaluar 16 vitet e fundit në klubin mbretëror dhe u bë kapiten, ka konfirmuar largimin nga Real Madridi gjatë ditës së djeshme.

Sot (e enjte), Ramos u përkujdes për një konferencë shtypi kur u përkujdes të dekarojë se kjo është më shumë një ‘shihemi më vonë’ sesa një ‘lamtumirë’.

“Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët në jetën time; ka ardhur koha t’i them lamtumirë Real Madridit. Unë arrita dorë për dore me babanë tim…”, ishin fjalët e para që Ramos mund të thoshte para se të shpërthente në lot.

“Është e pamundur të mos emocionohesh. Do të doja të thosha lamtumirë në stadiumin tonë, në Estadio Santiago Bernabeu”.

“Faleminderit, Real Madrid. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time”.

“Është fundi i një periudhe të mrekullueshme, unike në jetën time dhe fillimi i një periudhe shprese dhe të ardhme me një dëshirë të madhe për të treguar më të mirën time për shumë vite tjera dhe të jem në gjendje të shtoj një trofe tjetër në listën time të trofeve”.

“Faleminderit shumë për të gjitha. Kjo është më shumë se një lamtumirë; është një mirupafshim, sepse unë do të kthehem”, përfundoi spanjolli.

Sport

Arijanet Muriç konfirmon largimin nga Italia: “Nuk do të luaj më për Sassuolon”

Published

on

By

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka bërë të ditur se aventura e tij në Serie A do të mbyllet këtë verë. Përmes një deklarate të prerë për mediat italiane, Muriç konfirmoi se nuk e ka ndërmend të vazhdojë te Sassuolo sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund huazimit nga skuadra angleze, Ipswich Town.

27-vjeçari, i cili ishte një prej shtyllave kryesore të klubit italian këtë sezon me 32 paraqitje dhe mbi 100 pritje vendimtare, theksoi se vendimi i tij është përfundimtar dhe lidhet me motive personale. “E kam njoftuar klubin se nuk dua të qëndroj pas këtij sezoni.

Me përfundimin e huazimit, mbaron edhe koha ime këtu”, u shpreh portieri kosovar, duke shuar shpresat e Sassuolos për blerjen e kartonit të tij për rreth 10 milionë euro.

Ky njoftim ka shkaktuar habi në opinionin sportiv në Itali, duke pasur parasysh formën e lartë që tregoi Muriç në luftën e skuadrës për mbijetesë. Ish-nxënësi i akademisë së Manchester Cityt, i cili ka pasur një karrierë të pasur në vende si Holanda, Turqia, Spanja dhe Anglia, pritet të rikthehet te Ipswich Town, ku ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Megjithëse destinacioni i tij i ri nuk dihet ende, paraqitjet e tij solide në Serie A pritet të nxisin interesimin e shumë klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.

Continue Reading

Sport

UEFA gjobit Fenerbahçen me 10 milionë euro: Nën llupë kontratat e Mourinhos dhe Akturkoglu

Published

on

By

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka ndëshkuar sot zyrtarisht klubin turk Fenerbahçe me një gjobë prej 10 milionë eurosh, pas konstatimit të një sërë parregullsish dhe manipulimesh në operacionet financiare.

Ky vendim erdhi nga departamenti special i UEFA-s për qëndrueshmëri financiare, i cili pas një monitorimi të rreptë të shpenzimeve dhe të ardhurave, gjeti parregullsi në pagat e lojtarëve, tarifat e agjentëve dhe transferimet e fundit.

Në qendër të hetimit ishin artikujt e dyshimtë në kontratat e emrave të mëdhenj si trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët Milan Skriniar, Diego Carlos e Kerem Akturkoglu. Vëmendje e veçantë iu kushtua rastit të yllit turk, Kerem Akturkoglu, transferimi i të cilit nga Benfica verën e kaluar nxori në dritë praktika të dyshimta të pagesave.

Akturkoglu, i cili për vite me radhë ishte shtylla e rivalëve të Galatasarayt me një pagë modeste, u transferua te Benfica në vitin 2024, ku pas shkëlqimit të tij dhe eliminimit që i bëri pikërisht Fenerbahçes nga Liga e Kampionëve, u ble menjëherë nga këta të fundit për 22.5 milionë euro.

Edhe pse shifra prej 10 milionë eurosh nuk e kalon rekordin e gjobave të vëna ndaj klubeve si Chelsea apo PSG, ajo konsiderohet një goditje e rëndë për financat e klubit nga Stambolli.

Ky ndëshkim shërben si një paralajmërim i qartë nga UEFA për respektimin e rregullave të “Fair Play-it Financiar”, duke vënë në pah se as emrat e mëdhenj të stolit apo fushës nuk mund t’i mbrojnë klubet nga sanksionet në rast të mashtrimeve me kontratat.

 

Continue Reading

Sport

KFF Dukagjini dhe KFV Prishtina ballafaqohen në kuadër të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 17:00, vëmendja e futbollit të vajzave do të përqendrohet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet KFF Dukagjinit dhe KFV Prishtinës.

Kjo ndeshje, e vlefshme për garën e Kupës së Kosovës, pritet të sjellë një rivalitet të lartë sportiv, duke pasur parasysh synimet e të dyja klubeve për të ecur tutje drejt finales së madhe.

Organizatorët kanë njoftuar se hyrja për këtë ngjarje sportive do të jetë falas, duke u bërë thirrje adhuruesve të futbollit dhe mbështetësve të klubeve që të jenë të pranishëm në tribuna për t’i përkrahur vajzat në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Të kërkuara