Aktualitet

Rama: Zgjatja e Vettingut domosdoshmëri, nuk është diçka për t’u negociuar

Ai shtoi se zgjatja e Vettingut është e bazuar në partneritetin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet sot nga gazetarët nëse ka ndonjë “pazar” me kryedemokratin Lulzim Basha për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Kreu i qeverisë tha se zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri dhe e bazuar në partneritetin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Nga ana tjetër ju kujtoj që Reforma në Drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë, i pandërprerë dhe i padiskutueshëm me partnerët tanë strategjik, aleatët tanë strategjike SHBA, dhe BE. Këtu besoj që vija është shumë qe qartë”.

Por a do të negociojë mazhoranca me opozitën reformën territoriale për zgjatjen e Vettingut?

Rama u përgjigj se, “Reforma në drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, por për t’u kryer, besoj se në këtë pikë është e qartë që kthim mbrapa nuk ka,  qëndrim në vendnumëro nuk ka dhe kush i bie ndesh Reformës në Drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, i bie ndesh aleancave strategjike të vendit, i bie ndesh të ardhmes së vendit

Këto nuk janë të lidhur me njëra-tjetrën. Reforma në Drejtësi nuk është kërkesë partiake, por kërkesë historike, është kërkesë kombëtare, është kërkesë e të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Të tjerat janë të gjitha çështje që mund të diskutohen, jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD, e kam thënë që ditën e parë, por njëra me tjetrën nuk ka lidhje fare”.

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje Kryesinë. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fund pati një prononcim për mediat. Ai tha se do të thellohet vija e kuqe e vendosur në Kongresin e partisë ku punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste, por e popullit shqiptar.

“Njëkohësisht për një proces tjetër të ri transformimi të brendshëm dhe hapjeje. […] Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe që falë jush do ta ndaja me të gjithë publikun, por në radhë të parë me të gjithë familjen tonë politike në territor, është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste, janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ta kenë të qartë këtë gjë, kjo nuk është propagandë. Kjo është vija ndarëse që do të na garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së gjithë administratës shtetërore në raport me publikun”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se deputetët nuk janë punëdhënës apo zyra pune.

“Nuk dua të hyj në thashetheme që dalin rrugëve dhe që marrin forma nga më të ndryshëm nga mbledhje që mund të kenë përmbajtje krejt tjetër, por ajo që dua të them është se deputetët janë aty për t’u shërbyer komuniteteve dhe janë aty për t’u shërbyer popullit. Janë për të përçuar mesazhet e nevojshme tek njerëzit, për të dëgjuar njerëzit dhe për të sjellë në grupin parlamentar dhe në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve. Deputetët nuk janë punëdhënës, as zyra pune dhe kjo do të jetë një vijë e kuqe. Nuk diskutohet. Proceset se si organizohet puna e shtetit dhe si rekrutohen njerëzit dhe se kush merr përgjegjësi në administratë janë procese që rregullohen nga ligjet dhe u takojnë strukturave të shtetit e jo deputetëve”, tha Rama./tvklan

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara